Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kemi nevojë për njëri-tjetrin”, Michel: Samiti BE-Ballkani Perëndimor do mbahet në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Kemi nevojë për njëri-tjetrin”, Michel: Samiti BE-Ballkani Perëndimor do mbahet në Tiranë
AktualitetPolitike

“Kemi nevojë për njëri-tjetrin”, Michel: Samiti BE-Ballkani Perëndimor do mbahet në Tiranë

Published: October 24, 2022
Shpërndaje

Vëmendja e BE-së është sot shumë më e fokusuar tek Ballkani Perëndimor, e njoftimi i fundit e Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, e vërteton edhe një herë më së miri.

Zyrtari i lartë i bllokut pohoi se samiti i radhës, Bashkimi Europian- Ballkani Perëndimor, do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

“Samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor, do ta mbajmë në rajon. Ai do të zhvillohet në 6 dhjetor në Tiranë, në Shqipëri për të riafirmuar kështu angazhimin tonë të përforcuar. Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Europian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin“- shkroi Charles Michel në Twitter.

- Publicitet -

Sinjalet e vendit që po zë sërish rajoni në vëmendjen e bllokut europian, në një kohë kur zgjerimi i bllokut ka ngecur prej gati një dekade duke goditur besueshmërinë në këtë proces, erdhën fort e qartë edhe nga qëndrimi i përcjellë pak ditë më parë nga shumica e ligjvënësve të Parlamentit Europian, të cilët u shprehën njëzëri se “anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është prioritet gjeostrategjik tani më shumë se kurrë, dhe nëse BE-ja nuk vepron në përputhje me këtë, aktorë të tretë – si Rusia, Kina dhe Turqia – do të shfrytëzojnë mundësinë për të plotësuar vakumin e për të rritur ndikimin e tyre në rajon.

Gjermania nga ana tjetër, injektoi energji të re në Procesin e Berlinit me vulosjen së fundi në Berlin të tre marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal. Samiti i mbajtur në qershor ne Bruksel mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me liderët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësimin përfundoi pa rezultate konkrete, në sfondin e rrëzimit vetëm një ditë përpara tij të qeverisë bullgare, dhe asnjë avancimi në përpjekjet për ta bindur Serbinë e cila ka çelur me negociatat me BE-në, që të vendoste sanksione ndaj Rusisë tradicionalisht mike.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm
  • “Rama në burg, Berisha në burg”, boshatisen auditorët, studentët bojkot në disa Fakultete
  • VIDEO: Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin kangjellat metalike të rrugës
  • Dhuna në protestë, 6 të plagosur po marrin trajtim te Trauma
  • PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Trazirat e djeshme, 16 persona të arrestuar nga Policia
  2. info analitike on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  3. info analitike on Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  4. Nje pyetje per gazeten e nerume Dita!!!! on Trazirat e djeshme, 16 persona të arrestuar nga Policia
  5. Murlan Myrtaj on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?