Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij, do të vijë për shkak të numërimit të votës së Diasporës, pasi për votimin brenda vendit, parashikohet të kemi një rezultat paraprak brenda pasdites së të mërkurës.
“Procesi i numërimit është shumë i lodhshëm fizikisht, me stres. Fieri ishte tipik dhe aty u angazhua KQZ për ta vendosur procesin në normalitet. Është normale që njerëzit të lodhen sepse disa prej tyre kanë më shumë se 24 orë që po merren me zgjedhjet. Por duhet që partitë politike, të cilët kanë propozuar numëruesit, të ndërtojnë një skemë të zëvendësimit me turne të numëruesve. Nuk mund të rrijë një njeri 20 orë duke u marrë me dokumentacionin zgjedhor. Duhet të gjendet një zgjidhje”, tha Celibashi në një intervistë për A2 CNN.
I pyetur nëse konstaton sfida të reja, Celibashi tha se problemet përsëriten prej vitesh. “Për fat të keq, konstatoj se partitë politike, sapo përfundojnë zgjedhjet, pak vullnet kanë për t’i adresuar këto probleme të cilat ne i konstatojmë, përfshi votimin dhe numërimin. Për KQZ, sfidë e shtuar është votimi nga jashtë”.
Celibashi bëri thirrje se tashmë ka ardhur koha që në Shqipëri të votohet dhe numërohet vota në mënyrë elektronike.
“Në gjykimin tim kemi një mekanizëm gati primitiv të procesit të administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Mendoj që duhet të zgjerohet si mënyrë votimi. Mendoj që për të gjithë nuk ka më dilema në lidhje me integritetin e këtij procesi dhe do të ishte me dobi që në zgjedhjet e ardhshme ky sistem të shtrihej edhe më gjerë. Besoj deri në fund të kësaj jave do ta kemi rezultatin e plotë paraprak si për subjektet zgjedhore si për kandidatët. Votimi brenda vendit besoj do ta kemi brenda të mërkurës pasdite. Ndërsa për votimin brenda vendit dhe atij jashtë vendit, do ta kemi në fundjavë”, u shpreh ai.
j.l./ dita
Te besosh se Edi Rama organizoi dhe mbajti zgjedhje te lira e te ndershme ne Shqiperi me 11 maj 2025,eshte njisoje si te besosh se Aleksander Vuciq kishte organizue dhe mbajte zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Serbi me 17 dhjetor 2022,dhe eshte njisoje si te besosh se Vladimir Putin deshiron te arrije marreveshje te paqes me Ukrainen..!
Vazhdoni mbani Sali Berishen ne krye te opozites me keto perralla gjoja jua vodhen votat.
Sali Berisha me KQZ po vjedh votat e greqise, krim elektoral.
Mekanizem hajdut thuaj
Vota ime eshte per nje parti qe nuk e kalon pragun
Tani duhet nje jave marrveshje qe te vendoset se kush do ta marre kete vote nga partite hajdute
Pra nuk ka garanci nje jave mund te behet edhe nje muaj si ka ndodhur here te tjera
Zgjedhje origjinale si ne serbi percjelle me raste identike dhe vjedhje edhe gjate vitimimit edhe gjate numrimit ku vuzhguesit e BE dhe OSBE-ODHIR-it kishin dhene verejtjet e veta por kote, Vuciq edhe pase krimit ne Novi Sad ku humben jeten 16 qytetar serb te pafajeshem dhe pase protestave masive keto 6 muaj te fundit, ai ende qendron i palekundur ne pushtet
Dhe regjimi i Edi Rames mburret se identifikohet me regjimin kriminal serb te Vuciqit dhe populli i nenshtruar e mundur shqiptar duhet te turperohet se i ngjane popujlit te nenshtruar serb nga diktator e autokrat te paskrupult ..!
Fitorja me e madhe ne kete maskarade qe quhen zgjedhje, ishte 65% e Shqiptareve qe nuk votuan fare dhe bojkotuan. Kushdo qe pretendon se e zgjodhen njerezit, eshte jo legjitim. Thjesht ta dini se jetojme ne nje regjim dhe nuk eshte faji i njerezve per kete, keshtu qe mos flisni kot e thoni se c’do popull meriton qeverine qe ka. Ne Diktatura nuk ka zgjidhje me vote, por vetem me mosbindje civile duke injoruar sistemin i cili imponohet nepermjet manipulimit, presionit dhe frikes. Sa me shume njerez ta bejne kete, aq me shpejt shkermoqen regjimet.
Një këshillë për votimin elektronik, e cila nuk jep siguri ashtu si e keni ndërtuar. Në amerikë votimi plotësohet me formular të printuar dhe mbasi ke vendosur shenjën për kë voton, futet në makinë që e tërheq atë formular duke e « lexuar » automatikisht. Në këtë mënyrë dihet në çast se kujt i vajti vota. Në formën që e keni menduar ju, nuk ka formular si provë votimi që në rast se bëhet një gabim mund të verifikohet. Ju votimin e keni në kompjuter, i cili mund të humbasë si nga një ndërhyrje nga jashtë, ose nga prishja e paisjes dhe nuk mund të rikuperohet përsëri. Me variantin tuaj, mundësia për evidentim është e pakët dhe do të keni probleme në të ardhmen. Përse nuk kopjoni mënyrën amerikane, të cilët i kanë kaluar këto probleme dhe i keni të gatshme?!
Une kisha dicka tjeter! Ky njeri eshte nje idiot kunat i Mediut dhe lidhje te tjera, burri i dashnores se Olldashit, na habit me “inteligjencen” e tij!
Ne keto momente po nxjerrin jashte KZAZ N9 vezhguesit e partise Mundesia me Agron Shehajn,pasi Komisjoneret e PD dhe PS kane nxjerre te pavlefshme Fletet e votimit ku eshte votuar Agron Shehaj dhe Partia e tij.Urdheri eshte i Kryetares se KZAZ,Kane nderhyre Forcat policore dhe po nxjerrin jashhte vezhguesit me gazetaret,.Dy Bashkepunetoret ne Vjedhje Votash pD dhe PS,jane tmerruar me votimin e popullit per Partine Mundesia,qe po arrin kuoten e 5% dhe ju merr dy deputete PD dhe PS.Ja,si kerkojne te mbysin Partite e Reja!