Përveçse kanë pagat më të ulëta në rajon, familjet dhe individët shqiptarë përballen dhe me çmime më të larta sa herë që duan të plotësojnë nevojat e tyre të përditshme për t’u ushqyer.
Sipas statistikave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, çmimet mesatare të ushqimeve dhe pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 83.3% e mesatares së Bashkimit Europian, duke u renditur e dyta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë (85.5%).
Të dhënat i referohen vitit 2021. Më e lira në rajon është Maqedonia e Veriut, me 64.4% të mesatares europiane, Bosnjë Hercegovina (78.8), Kosova (80.6%), Mali i Zi (82.2%).
Në të kundërt, paga mesatare në Shqipëri është më e ulëta në rajon. Në shtator 2022, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ishte rreth 520 euro, ose rreth 40% më e ulët se në Serbi, ku paga mesatare arriti në 880 euro/muaj në të njëjtën periudhë.
Në Mal të Zi paga mesatare është 885 euro, Bosnjë Hercegovinë 896 euro, Maqedoninë e Veriut 788 euro. Në Kosovë, në fund të 2021-t, ky tregues ishte 482 euro.
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur më shpejt se mesatarja e Bashkimit Europian.
Sipas Eurostat, në vitin 2016, çmimet e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike ishin sa 71% e mesatares së Bashkimit Europian, duke qenë relativisht më të lira se Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina, duke lënë pas Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Edhe diferenca e pagave me rajonit ishte më e ulët (psh në 2019-n paga mesatare ishte rreth 30% më e ulët sesa rajonit). Pesë vjet më pas, Shqipëria është e dyta më e shtrenjtë për çmimet relative të ushqimeve me rajonin, ndërsa diferenca mes pagave është rritur në 40%.
Veza, djathi e qumështi, më të shtrenjta edhe se mesatarja Europiane
Sipas grupeve, çmimet më të shtrenjta në vend janë për “qumësht, djathë e vezë”, që jo vetëm kushtojnë më shumë në rajon, por edhe në krahasim me mesataren europiane, me 107.3% (dmth 7.3% më shumë sesa mesatarja e BE-së).
Buka është më e shtrenjta, së bashku me Serbinë, me përkatësisht 77.2 dhe 77.9% të mesatares europiane.
Për frutat e perimet treguesi është 70.9%, i treti pas Serbisë dhe Malit të Zi.
Edhe vajrat dhe yndyrnat janë më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, me 107.4, e dyta pas Serbisë.
Ndonëse Shqipëria është një vend bregdetar, peshku është më i lirë në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë.
Pijet alkoolike janë më të shtrenjtat në rajon bashkë me malin e Zi (122 dhe 122.4 përkatësisht) dhe më shtrenjtë se në shumicën e vendeve të BE-së.
Duhani është më i lirë në Kosovë (37.9), Maqedoninë e Veriut (331.7%) dhe Shqipëri (42%).
Pesha më e lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë
Për shkak të të ardhurave të ulëta dhe çmimeve të larta, familjet shqiptare shpenzojnë pjesën më të lartë të buxhetit të tyre për tu ushqyer, duke u mbetur më pak për transport, argëtim, bare e restorante.
Në vitin 2020, kur janë të disponueshme të dhënat e fundit për Shqipërinë, një familje normale shpenzonte 43.6% të totalit për ushqime. Kjo shifër është pak më e lartë sesa ajo që raporton INSTAT (41.6% për 2020-n dhe 41.3 për 2021-n).
Për një familje europiane, sigurimi i ushqimit nuk është aspak një problem. Në 2021-shin mjaftonin 14.3% e shpenzimeve totale (14.8% në 2020-n) për të përmbushur nevojën minimale të jetesës, shumë më pak se e njësie familjare tek ne.
Edhe në raport me rajonin, Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime. Për Maqedoninë e Veriut treguesi është rreth 31%, për Bosnjë Hercegovinën 29.5%, për Serbinë rreth 24%, për Malin e Zi 24.6%, sipas Eurostat (viti 2019).
Të dhënat për Kosovën mungojnë nga Eurostat, por pesha është më e ulët se 40%, sipas statistikave kombëtare.

Monitor
j.l./ dita

Parate e taksapaguesge shqiptar ua plaqkisin pastrueset bashk me qeveritaret.
Shqiptaret duhet ta kuptojne se me Berishen, Meten e Ramen do te varferohen gjinje e me shume.
Keto jane vetem mashtrimet e revistes ballisto-zogiste Monitor qe komandohet nga Sali serb Berisha se Berisha ashtu e do do deklaroje Shqiperine gjithemone si vendin e fundit ne rajon por e verteta eshte ndyshe.
Shqiperia ne te vertete i ka rrogat 10 % me te larta se sa Serbia, Maqedonia e Mali i Zi.
Tek ne 3%e popullsisë janë të pasur
Ose bëjnë një jetë lluksi.
20%bëjnë një jetë normale
70%kanë ekonomi të dobët dhe një pjesë e mirë e tyre në kushte mbijetese.
Dhe pjesa tjetër e popullsisë në kushte mjerane. Mallkuar qofshin ato që e sollën këtë vend në këtë gjendje (politikanët) dhe mirënjohje njërëzve të mënçur e të urtë, të ndershëm dhe punëtorë që janë të heshtur dhe të pamundur të luftojnë të keqen. Zoti të na ndihmojë kjo është shpresa jonë.
@Tironci. Pse qenkan mashtrimet e gazetes Monitor, Tironco/ http://www…?!? Mos po te duken cmimet e ulta ne Shq.?!? Apo mendon se eshte slloboda dhe s’duhet bere merak per asgje!?! Mire e ke ti, se 500 mije kosovaret e tu e kane marre pashaporten shqiptare, (1/5 e tyre serbe, 1/5 e tyre islamike, 1/5 e tyre erdoganiste te terbuar, 1/5 e tyre me diplloma fallco), dhe po vazhdoi largimi i shqiptarve nuk prish pune, se i mbush ti me kosovare! Dhe jo dosido, por patriote (kupto: ne thonjza)!
@ Vigjilenca, mos u shqeteso se edhe Serbia, Maqedonia e Mali i Zi ashtu jane.
Edhe Rumania ashtu eshte megjithese eshte ne BE.
@koha, popull vjedh per vete, mos prisni ndryshim nga nje popull pa identitet ku secili vjedh njeri tjetrin.
@ Gzim Kulufi, ti je maskara edhe jo budalla si le te kuptohet emri jot.
Shqiperia ka 4,45 milione banore edhe me emigrantet ka gjithsej 5,85 milione shtetas. Tirana eshte me e madhe se sa Beogradi. 12,8 milione Shqiptaret jane popull shume me i madh se sa 5,2 milione serbet.
A thua e di Amerika dhe BE kete nga te cilat shqiptaret ende presin shpetim!?
@ MatriX, a e di ti qe Amerika edhe BE nuk kane asnje vlere? Por eshte ajo elita me emrin Illuminati qe i ben te tera si do vet. E di ti MatriX kush jane ata te Illuminatit? Do isha i interesuar per pergjigjen tende per kete.