Minisiri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencës shprehu ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme në Malësinë e Madhe ku humbën jetë babë e bir.
Peleshi: Ne kemi të parën në prioritete jetën e njerëzve. Jam ndjerë shumë keq dje, të gjithë bashkë, për aksidentin ku humbën jetën dy banorë. Më vjen mirë që trupat e tyre janë gjetur. Nga ana jonë ne kemi dislokuar trupa dhe mjete të mjaftueshme gjatë natës. Gjithashtu kemi dërguar edhe 120 trupa shtesë për të mundësuar kalueshmërinë. Nuk jemi në skenarin më të keq të mundshëm.
Peleshi i kërkoi të gjitha bashkive të përdorin fondin e alokuar nga buxheti i shtetit për përballimin e emergjencave. 10 mln dollarë janë ndarë vitin e kaluar dhe 10 mln dollarë po ndahen tani, dhe tani është momenti i duhur për tu përdorur, theksoi ministri.
o.j/dita

Niko,seriozisht e ke kur flet per $10 milion te vitit te kaluar?Seriozisht e ke per $ 10 milion po ndahen tani?E pare e punes a egzistojne shoqerite e sigurimeve?C’do qytetar dhe bisnesmen siguron pronen ne shoqerite e sigurimeve sipas specifikave te vecanta.Keshtu qe keto shoqeri jane te detyruara te paguajne demin e shkaktuar me % sipas kontrates.Po keshtu dhe bujqesia,peshkimi,dhe c’do bisnes.Shteti i pergjigjet per nje kompesim minimal ne raste katastrofe natyrore.Keto i kam permendur 1000 here dhe shteti te mos behet doreleshuar me parate e taxapaguesve.Nuk ka patur dhe nuk ka politika te tilla nga partite kur marin pushtetin sepse udhehiqen nga amatore mendje medhenj dhe injorante te koruptuar dhe populli i mban syte nga qeveria.Z,Kim nuk premtoi para per ndihma pa u konsultuar me pare me qeverine e saj.Ajo ka frike se vidhen po i moren shqiptaret ne dore.
Felliqesira dhe zhulsa te krimbur nga korrupsioni. Me ato leke te kishit ndertuar ura qe kane nevoje fshatrat ne lidhje me jeten urbane.
Niko Peleshi ti je korcar dhe e di shume mire si qeveriset por fati e solli qe te jesh nen urdherat e nje aventurieri politik dhe psikopati Rasputin dhe je i detyruar t’i thuash derrit daje.