Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këngëtari holandez përjashtohet nga Eurovizioni pak orë para finales
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Këngëtari holandez përjashtohet nga Eurovizioni pak orë para finales
KultureLajmi i fundit

Këngëtari holandez përjashtohet nga Eurovizioni pak orë para finales

Published: May 11, 2024
Shpërndaje

MALMO, SUEDI – Konkurrenti holandez në Eurovizion u përjashtua në mënyrë dramatike nga konkursi disa orë përpara finales së së shtunës, ndërsa vazhdonin edhe protestat për pjesëmarrjen e Izraelit.

Kompania organizatore e konkursit, European Broadcasting Union tha se policia suedeze po hetonte “një ankesë të bërë nga një anëtare femër e grupit të produksionit” kundër interpretuesit holandez Joost Klein. Organizatori tha se nuk do të ishte e përshtatshme që zoti Klein të merrte pjesë në ngjarjen në Malmo, ndërsa procesi hetimor ishte duke u zhvilluar.

Megjithëse motoja e Eurovizionit është “të bashkuar nga muzika”, ngjarja e këtij viti ka rezultuar jashtëzakonisht përçarëse. Pjesëmarrja e Izraelit ka tërhequr demonstrata të mëdha pro-palestineze, me protestues që thonë se vendi duhet të përjashtohet për shkak të veprimeve të Izraelit në luftën në Rripin e Gazës.

- Publicitet -

Zoti Klein, një këngëtar holandez 26-vjeçar, kishte qenë i preferuari i kompanive të basteve dhe artdashësit me këngën e tij “Europapa”.

Ai nuk mori pjesë në dy prova të premten dhe u tha se ishte për shkak të hetimit të një incidenti. Edhe pse thashethemet kishin qarkulluar se incidenti ishte i lidhur me delegacionin e Izraelit, organizatorët thanë se “nuk përfshinte asnjë këngëtar, apo anëtar tjetër të delegacionit”.

Kanali holandez AVROTOS, një nga dhjetëra transmetuesit publikë që financojnë dhe transmetojnë së bashku konkursin, tha se “e konsideron skualifikimin joproporcional dhe është i tronditur nga vendimi”.

“Na vjen thellësisht keq për këtë dhe do t’i rikthehemi kësaj më vonë“, tha rrjeti AVROTOS në një deklaratë.

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Malmos të shtunën për të marshuar për herë të dytë këtë javë nëpër qytetin e tretë më të madh të Suedisë, i cili ka një popullsi të madhe myslimane, për të kërkuar një bojkotim të Izraelit dhe një armëpushim në luftën shtatëmujore.

Në Finlandë, një grup prej rreth 40 protestuesish sulmuan selinë e transmetuesit publik YLE të shtunën në mëngjes, duke kërkuar që të tërhiqej nga mbulimi i Eurovizionit për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Disa kilometra nga qendra e qytetit në Malmo Arena, 25 këngë – nga 37 fillimisht në gjysmëfinale – janë planifikuar të paraqesin këngë tre-minutëshe përpara një publiku prej mijërash personash të pranishëm, si dhe rreth 180 milionë shikuesve në mbarë botën.

Tensionet ishin të dukshme në orët para finales. Disa artistë munguan në hyrjen e artistëve në fillimin e provës së fundit, megjithëse të gjithë, përveç Bambie Thug të Irlandës, vazhduan të dalin në skenë.

Këngëtarja irlandeze njoftoi me një deklaratë se mungesa ishte për shkak të një situate “të cilën e ndjeja se kishte nevojë për vëmendje urgjente” dhe u tha mbështetësve: “Shpresoj t’ju shoh në skenë më vonë”.

Këngëtari francez Slimane ndërpreu këngën e tij “Mon Amour” gjatë provës, për të mbajtur një fjalim duke u kërkuar njerëzve që të “bashkohen nga muzika, po – por me dashuri, për paqen”.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Komentet e Fundit

  1. E on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  2. Fjala on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Abdiel Pollard on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. golda mayer on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?