Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lanë në fuqi dënimet ekzemplare nga 25 në 35 vjet burg për një vrasje në tentativë, kërcënohen me jetë tre gjyqtarët e Apelit të Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Lanë në fuqi dënimet ekzemplare nga 25 në 35 vjet burg për një vrasje në tentativë, kërcënohen me jetë tre gjyqtarët e Apelit të Tiranës
KronikeKryesore

Lanë në fuqi dënimet ekzemplare nga 25 në 35 vjet burg për një vrasje në tentativë, kërcënohen me jetë tre gjyqtarët e Apelit të Tiranës

Published: October 6, 2023
Shpërndaje

Teksa tre gjyqtarët e Apelit Tiranë, Edlira Petri Valdete Hoxha dhe Luftie Çelami kanë dhënë vendimin për grupin e personave që goditën me armë shtetasin Inez Hajrulla, të pandehurit kanë shpërthyer në kërcënime.

Ngjarja ka ndodhur në 16 shtator 2023, kur gjykata e Apelit la të paprekur vendimin e gjykatës së Vlorës që dënonte me dënime ekzemplare nga 25 në 35 vite burgim anëtarët e grupit.

Familjarë dhe të pandehur kanë shpërthyer në kërcënime me jetë deri në djegien e shtëpive ndaj tre gjyqtareve.

- Publicitet -

Rasti nuk është referuar në polici nga gjyqtaret, ndërsa policia është vënë në dijeni përmes burimeve të saj në gjykatë duke nisur hetimet kryesisht.

Tashme janë marrë kamerat e gjykatës dhe audio e seancës gjyqësore.

Vendimi ndaj 5 të akuzuarve është lënë i paprekur, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së tre gjyqtarëve të Vlorës, Pëllumb Zaimi, Entela Gjoni dhe Adelajda Gjyzi.

Ditën e premte Gjykata e Apelit Tiranë, shpalli fajtor dhe dënoi me 35 vite burgim Daut Elmazin për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

35 vite burgim për Gentjan Dautaj ( Zoto) për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

30 vite burgim për Igli Memaj ( Suloti) për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Për të njëjtën akuzë më 25 vite heqje lirie janë dënuar edhe Serxhio Ademi ( Cima) dhe Albano Goxhaj.

Ngjarja u regjistrua më 10 maj 2019 më parë në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Inez Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht qytetari Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë nëntë persona: Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Sipas prokurorisë së Vlorës, Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.

Në ikje e sipër, autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë.

Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht.

Për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë policia dhe prokuroria e Vlorës kanë sekuestruar disa pamje filmike, nga të cilat evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit , ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.

Pikërisht në këtë moment, gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Për këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të Santiago Malkos.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Na myten says:
    October 6, 2023 at 6:38 pm

    T’i plasin edhe familjaret ne burg nga 7-10 vjet dhe pastaj te bejne reportazhe ne burg qe te zene mend te tjeret.
    Ne kete vend u be kercenimi si teshtime dhe tentativa per vrasje si fshirje qyrresh me gisht pas pemës.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Personazhi pas kapelës së kuqe: Kush është 87-vjeçari që bleu Ferrari-n e parë elektrik për… 40 milionë dollarë
  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Komentet e Fundit

  1. Pizeveng on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. K R on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  3. leu on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. demo on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. 1thundrak on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?