Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkesa e Shqipërisë për rezolutën e Dick Marty, Rama: Akuza të pabazuara, duhet drejtësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kërkesa e Shqipërisë për rezolutën e Dick Marty, Rama: Akuza të pabazuara, duhet drejtësi
AktualitetPolitike

Kërkesa e Shqipërisë për rezolutën e Dick Marty, Rama: Akuza të pabazuara, duhet drejtësi

Published: August 13, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me rezoluten e paraqitur në Këshillin e Europës nga Kuvendi i Shqipërisë që dënon raportin famkeq të Dick Maty-t.

Me anë të një postimi në facebook Rama shkruan se akuzat e bëra nga Marty duhet të shpallen të pabazuara pasi sipas tij nuk ka asnjë provë të vetme që vërteton se ka pasur trafik të paligjshëm organesh nga ana e drejtuesve të UÇK-së.

“Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).

- Publicitet -

Shqipëria riafirmon vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë e për të mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën dhe e konsideron këtë nisëm shprehje kuptimplotë të këtij vullneti.

#LiriaKaEmër
#LavdiUÇK”, shkruan Rama.

Postimi i plotë:

🇦🇱SHQIPËRIA i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës! Në dritën e zhvillimeve të kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse edhe falë angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë, raporti famëkeq i Dick Marty-t nuk mund të gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi.

Kuvendi i Shqipërisë ka përcjellë zyrtarisht në Këshillin e Evropës, rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022.

Rezoluta u është dërguar:

1. Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;
2. Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;
3. Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;
4. Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
5. Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
6. Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
7. Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).

Shqipëria riafirmon vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë e për të mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën dhe e konsideron këtë nisëm shprehje kuptimplotë të këtij vullneti.

#LiriaKaEmër🇽🇰
#LavdiUÇK🇦🇱

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Sos says:
    August 13, 2022 at 2:06 pm

    VAZHDO VIGAN VAZHDO
    PER SOVRANIN MOS E CAJ TRAPIN
    KESHTU SIC E KE NISUR
    NE HUMNERE DO TA MBASH VRAPIN

    Reply
  • korçari says:
    August 13, 2022 at 3:19 pm

    Nje vendim me se i drejte dhe i rendesishem per heqjen e njolles se pemerituar te kombit tone.Komplimente z.K/minister.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 13, 2022 at 5:14 pm

    E GJITHE PROPAGANDA ENVERISTE KUNDER DIC MARTY-IT BEHET NGA EDI RAMA PER TE SPOSTUAR VEMENDJEN NGA HAJNIA E TIJ MAKABER ANTIKOMBETARE ME INCENERATORET DHE ME PPP ALLA BASHKIM ULAJ&LUKUNI

    Edi Rames i plas per Hashimin aq sa i plaste Enverit per te gjithe shoket e tij komuniste qe u preu koken paperjashtim nga Qemal Stafa e deri tek Mehmeti e Kadriu ne fund te jetes se tij kriminale. Edi Rama ne panik nga ndeshkimi i hajnise se tij antishqyptare qe OSBE e shpalli do kohe me pare me nje raport krejt zyrtar hidhet nga dega ne dege duke u vertitur si kurvat ne bordello: Nga Dick Marty tek Ballkani i Hapur, nga qymyri imagjinar shqyptar tek gruri serb si barter bamiresie nga Vucici dhe Putini, nga nafta e zbuluar nga SHELL-i qe investoi Hitlerin kunder Bashkimit Sovjetik dhe qe do t’i beje shqyptaret dru me pre si sheike Arabie si ne Kohen e Qepes te Lipe Naces per t’u hedhur tek spiunlliqet e Ilir Metes ne rini U-BU-BU me dosje sigurimsi qe nuk e pengoi Edvinin do kohe me pare ta hidhte me parashyte enveriste ne karriken e Presidentit si Baba i Kombit dhe Kryekumandar i Ushtrise, nga porti i jahteve lluksoze ne Durres qe do te asgjesoje portin e mallrave kyc ne Ballkan e deri tek aeroportet ne Bjeshket e Nemuna qe mund t’i sherbejne vetem kanabisit kombetar dhe kokaines nga importi duke harruar fare prodhimin e ndershem legal kombetar dhe e gjithe kjo propagande kur edhe Shqypnia aq me keq Kosova nuk prodhojne dot asnje gozhde nga prodhimi kombetar, nderkohe qe i meshon patriotizmit fals demagogjik si ushqim per kanibalet qe la pas sigurimi dhe Enveri.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 13, 2022 at 7:04 pm

    NJE PERGJIGJE PER PATRIOTIZMIN FALS DHE ENVERIST TE EDI RAMES:

    Edi Rames i plas per Hashimin aq sa i plaste per babane e tij qe ishte killer vrastar pseudo-patriot si Hashimi kur e paditi Kristaqin ne gjykate me akuza me te tmerrshme se ato te Dick Marty-it qe Mero Baze i ka publikuar hollesisht.

    Reply
  • Ai says:
    August 13, 2022 at 10:58 pm

    Permbledhje : Rrofte Slaaaali Beeeerisha

    Reply
  • korçari says:
    August 14, 2022 at 7:36 am

    O Intelektualeshi po flitet per Shqiperine dhe jo per persona ,njollen per tregetar organesh e kemi peshqesh nga zMarty dhe kjo njolle duhet hequr ,pra mos ngaterro dollarin me barin .Mbaj trute se te kane avulluar me vapen e madhe dhe shih oren se te ka ngelur 35 vjet prapa …(PS :rezoluten pro Martyt ne parlamentin Europian e miratoi Saleh qeni 25 vjeç sekretar PPSH )

    Reply
  • intelektuali says:
    August 14, 2022 at 8:34 am

    korçari Patrioti me gisht ne bythe:

    Njollen e Zeze Shqypnise ja vuri ne balle Enveri kur i beri shqyptaret si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu qe i shkulte zemren Armikut, Sali Sekretari i Partise se Punes vetem vazhdoi kauzen e tij kur e futi Shqypnine ne Lidhjen Islamike perseri duke mashtruar me nje propagande te shemtuar patriotike gjasme per te ndihmuar myslimet e Bosnjes nga serbet, por qe ne fakt e verteta ishte krejt tjeter: Saliu dhenderi i Milices nga Serbia furnizoi Millosheviqin edhe me arme edhe me karburant ne kundershtim me embargon nderkombetare duke ndekur llogjiken vetem te pasurimit personal makiavelist me moton: “Qellimi justifikon mjetin” qe e perdori gjithe jeten Enveri, i cili nga njera ane i meshonte patriotizmit nacionalist shqyptar dhe nga ana tjeter propagandonte internacionalizmin komunist te Stalinit duke vrare kosovaret ne tivar dhe me ps kur kalonin kufirin dhe duke ekzekutuar te gjithe komunistet nje nga nje deri ne fund te jetes, Edi Rama po keshtu nga njera ane puthet dhe perqafohet me Vucicin duke reklamuar Ballkanin e Hapur si nje internacionalist i vertete komunist dhe nga ana tjeter kur vjen puna per te denuar krimet e bandes vrastare te Hashim Thacit, apo te Kristaqit e Komunizmit enverist ne Shqypni hedh ne perdorim propaganden enveriste nacional-socialiste patriotike si ajo e Hitlerit para Luftes se dyte Boterore kur i kanosej francezeve se do t’i hante zemrat dhe do t’u shkulte zorret e barkut per krimet qe kishin bere ndaj popullit gjerman. Do te duhej qe te kalonte gjithe tmerri i LDB dhe te binte regjimi mashtrues patriotik i nacional-socializmit hitlerist qe Bota te kuptonte me me kete demagogji vrastare asgje nuk ecen perpara. I pari qe hodhi teorine e pajtimit midis Gjermanise dhe Frances ishte kancelari i pare pas Luftes Konrad Adenauer qe deklaroi:

    T’U ZGJASIM DOREN FRANCEZEVE SE NACIONALIZMI DEMTON TE DY VENDET DHE EVROPEN

    dhe:

    Kjo vendosi themelet e BE ku Shqypnia po kerkon te antarsohet sot.

    prandaj:

    Harroje dhe lere Dick Marty-in nga Zvicra qe Edvini po e perdor me nje propagande te shemtuar enveriste per te spostuar problemet e tij me inceneratoret hajdute ne shuma te papara ne histori, sepse per raportin e tij para 10 vjetesh nuk i plas askujt sot nga Gjykata e Hages per krime kunder njerezimit, kesaj Gjykate speciale nuk i plas fare as nga kercenimet e Kuvendit shqyptar si bedel i Edi Rames dhe i kriminelit Gramoz Ruci para tij, sepse Bota Demokratike e quan jeten e njeriut si nje dhurate nga Zoti te cilen nuk ka te drejte asnje kriminel te Bote qe ta mare sipas oreksit te tij, kete ligj nderkombetar te shkruar me gjakun e shume lufterave boterore apo rajonale ballkanike duhet ta kuptojne edhe shqyptaret qe me ne fund te behen si te gjithe popujt e tjere te Botes Demokratike

    Reply
  • Aqif says:
    August 14, 2022 at 5:19 pm

    Ti o intelekti pa tru
    Që gjykon tamam si hu
    Fol avash e ndale vrapin
    Se si shume po na çan trapin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi

Komentet e Fundit

  1. Rinia është e ardhmja on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Illi on Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  3. Km on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. 3D on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. 3D on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?