I nderuar Ismail Bej
I Nderuar Luigj Gurakuqi
I nderuar Vehbi Agolli
I nderuar Komandant Isa Boletini
Po jua dërgoj këtë kërkim Faljeje aty ku preheni.
E di që më dëgjoni sepse për ju nuk kishte më të shtrenjtë se atdheu
E di që më dëgjoni se për ju nuk kishte më të shtrenjtë se shqiptarizmi
Madhëritë tuaja:
Jemi më keq se sa ishit ju në kohën tuaj.
Pse ua them këtë?
Sepse ju bëtë të pabërën
Ju në kohën tuaj shpallët shtetin shqiptar kur për 450 vjet nuk kishte shtet shqiptar. Hallall e paçi!!!
Por … Shkëlqesitë tuaja. Ne pas 150 vjetësh po dalim kundër jush!
Ismail Bej, ne po dalim kundër teje.
Po do më thuash: – Pse mor bir, kush ju sulmoi??!!
Po ju përgjigjem me dhimbje, sepse e di që dhimbja e së vërtetës është më e lehtë se dhimbja e mashtrimit
Madhëri që na shpalle Pavarësinë, pas jush patëm shtet dy herë: Një herë si mbretëri dhe njëherë si diktaturë e proletariatit.
Dhe pastaj Madhëria juaj na thanë që duhet të ndërtoni një shtet demokratik
E bëmë dhe këtë
Por çfarë na ndodhi Madhëria Juaj.
Brenda 35 vjetëve rrezikojmë të mos kemi dy herë shtet??!!
Madhëria juaj
Na thuaj si të veprojmë.
Pyet dhe Hasan Prishtinën, Nikollë Kaçorrin, Vehbi Agollin. Por mos e pyet Isën se ja di përgjigjen!!!
Qofsh i patretur Ismail Bej
Stërnipi juaj
Koço Danaj
