Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
AktualitetKronike

Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork

Published: October 11, 2026
Shpërndaje

Pasi u largua nga Shqipëria, ai përdori dokumente të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë ilegalisht në SHBA

Valentin Ftoni, 52-vjeç u arrestua në Nju Jork pas më shumë se 25 vitesh në kërkim ndërkombëtar. Për më shumë se dy dekada ai i kishte shpëtuar drejtësisë shqiptare, ndërsa sipas autoriteteve jetonte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara duke përdorur identitete të ndryshme.

Sipas Policisë së Shtetit, Ftoni ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2001. Hetimet kanë ngritur dyshimet se, pasi u largua nga Shqipëria, ai përdori dokumente të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë ilegalisht në SHBA. Gjithashtu, dyshohet se gjatë qëndrimit atje përdori edhe një identitet tjetër të marrë nga një shtet i Amerikës Qendrore.

- Publicitet -

Emri i Valentin Ftonit figuron në dy vendime të ndryshme të Gjykatës së Shkodrës për tre vrasje të ndodhura në fillim të viteve 2000.

Më 19 shtator 2000, në fshatin Ças të Velipojës, u vranë bashkëshortët Gjelosh dhe Ardiana Markaj. Për këtë ngjarje, që sipas vendimit të gjykatës u krye për motive gjakmarrjeje, Ftoni u dënua më 28 shtator 2001 me 25 vite burg. Në të njëjtin proces ai u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje.

Edhe pse ishte në kërkim, ai arriti të largohej nga Shqipëria. Ndërkohë, më 18 nëntor 2008, Gjykata e Shkodrës e dënoi sërish me 25 vite burg për vrasjen e Tom Gacit, të kryer, sipas Policisë, më 12 gusht 2001. Edhe në këtë rast ai u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje.

Përveç këtyre dy çështjeve, Ftoni është gjykuar edhe për vrasjen e Behar Becit, ngjarje e ndodhur në vitin 2001. Për këtë akuzë ai është shpallur i pafajshëm.

Sipas Shërbimit të Marshallëve Amerikanë, hetimi për Valentin Ftonin nisi në gusht të këtij viti, pasi Interpol Tirana ndau informacion me autoritetet amerikane.

Fillimisht hetuesit arritën në përfundimin se 52-vjeçari fshihej në zonën metropolitane të Nju Jorkut duke përdorur disa identitete të rreme. Më pas pista iu kalua grupit të posaçëm të Homeland Security Task Force në Nju Jork, i cili lokalizoi vendndodhjen e tij dhe organizoi arrestimin.

Në njoftimin e autoriteteve amerikane thuhet gjithashtu se autoritetet shqiptare e kërkojnë Ftonin edhe në lidhje me një tjetër vrasje dhe e identifikojnë si të dyshuarin kryesor për një ngjarje të katërt. Ky detaj nuk përfshihet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Aktualisht 52-vjeçari mbahet në paraburgim federal në SHBA, ndërsa Policia e Shtetit ka bërë të ditur se po bashkëpunon me autoritetet amerikane për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij në Shqipëri.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  • Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit

Komentet e Fundit

  1. Ken on Brekët e ulura të “burrave të dheut”: Përbindëshat nuk i krijoi Epstein
  2. Anonymous on Një tjetër skandal ka përfshirë ambasadoren amerikane në Greqi
  3. Detari on VIDEO: Sulm i rëndë në Arabinë Saudite, rebelët Huthi godasin aeroportin e Riadit, 12 të vrarë, qindra të plagosur
  4. Detari on Një tjetër skandal ka përfshirë ambasadoren amerikane në Greqi
  5. Andi on Një tjetër skandal ka përfshirë ambasadoren amerikane në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?