Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkoi azil në Britaninë e Madhe, do ta çonin në Ruandë/ Shqiptari: Jam në gjendje të rëndë, do më vrasin nëse kthehem në vendin tim!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Kërkoi azil në Britaninë e Madhe, do ta çonin në Ruandë/ Shqiptari: Jam në gjendje të rëndë, do më vrasin nëse kthehem në vendin tim!
KomunitetKryesore

Kërkoi azil në Britaninë e Madhe, do ta çonin në Ruandë/ Shqiptari: Jam në gjendje të rëndë, do më vrasin nëse kthehem në vendin tim!

Published: June 15, 2022
Shpërndaje

Rreth shtatë persona që kishin kërkuar azil në Britaninë e Madhe do të dërgoheshin në Ruandë, por ndërhyrja e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut e ndaloi fluturimin e tyre. Gjithcka u ndalua rreth një orë e gjysmë para se të niseshin për në Afrikën Lindore pas kërkesës së azilkërkuesve që nisën me urgjencë sfidat ligjore.

26-vjeçari shqiptar është një nga shtatë azilkërkuesit që kanë nisur sfidat ligjore të minutës së fundit për të shmangur fluturimin me forcë në vendin e Afrikës Lindore. Të tjerë janë iranianë, azilkërkues irakian dhe vietnamez. Të gjithë mbërritën në Britani me varka të vogla në mes të majit.

“Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin”, tha shqiptari. Kur hipën në varkë në Francën Veriore, menduan se do të shkonin në Britani, nuk kishin dëgjuar asgjë për Ruandën.

- Publicitet -

“Jam në një gjendje shumë të keqe mendore.  Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Nuk mund të kthehem në Shqipëri se do të më vrasin trafikantët atje. I vetmi vend i sigurt për mua është Britania. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”, tha shqiptari, i cili kishte menduar të kryente aktin ekstrem të vetëvrasjes në vend që të hipte në aeroplan për të shkuar në Ruandë.

Viktimat e dyshuara të trafikimit supozohet se do të hetohen plotësisht para se të largohen nga Britania. Vendimi për ndalimin e fluturimit është një goditje për Boris Johnson dhe sekretaren e tij të brendshme, Priti Patel, të cilët kishin premtuar se do të fillonin në maj dërgimin e mijëra azilkërkuesve në Afrikën Lindore.

Duke iu përgjigjur vendimit, Patel tha se ishte “e zhgënjyer” nga sfida ligjore, bëri kritika të forta ndaj vendimit të GJEDNJ dhe tha do të vazhdojnë me procedurat e tyre. “Ne nuk do të pengohemi të bëjmë gjënë e duhur dhe të zbatojmë planet tona për të kontrolluar kufijtë e vendit tonë,” tha ajo. Qeveria e Ruandës tha se ishte ende e angazhuar për pranimin e azilkërkuesve të dërguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Fluturimi, kushtoi rreth 500 mijë paund dhe ishte paguar nga qeveria britanike, thotë një burim për The Guardian por qeveria britanike nuk e pranon këtë gjë. Të hënën, 138 persona arritën në Mbretërinë e Bashkuar me tre varka, ndërsa më shumë se 200 mbërritën të martën, me më shumë se 10,000 emigrantë të regjistruar që kanë bërë udhëtimin deri tani këtë vit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?