Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës: Do të gjykohet në gjendje të lirë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës: Do të gjykohet në gjendje të lirë
KronikeLajmi i fundit

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës: Do të gjykohet në gjendje të lirë

Published: March 30, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e dy masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” si dhe “Ndalim të daljes jashtë vendit”.

Tani, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të gjykohet në gjendje të lirë.

Ajola Xoxa kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë me pretendimin se gjendja e saj shëndetësore, për shkak të shtatzënisë, kërkon trajtim më fleksibël, si dhe mundësinë për të lëvizur jashtë vendit.

- Publicitet -

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Engjëllushe Tahiri, Rudina Palloj dhe Alma Kodraliu, bazuar në nenet 228, 229, 230, 233, 234, 237, 146/6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 248, datë 30.03.2026, vendosi: Pranimin e kërkesës së të pandehurës/kërkueses Ajola Xoxa. Revokimin e vendimit për caktimin e masave të sigurimit personal, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.14 datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet mes të tjerash në vendim e GJKKO.

Ajola Xoxa është dërguar për gjykim bashkë me kryebashkiakun dhe persona të tjerë. Ajo akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim.

Ndërsa Veliaj ndodhet në masën “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025 kur u arrestua me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj tij janë ngritur 13 akuza, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë dhe shpërdorimin e detyrës.

Vendimi i GJKKO-së:

“Kërkuesja Ajola Xoxa me datë 26.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokimi ose zëvendësimi i masave të sigurimit personal të vendosura me vendimin nr.14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konkretisht “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” (Neni 233 K.Pr.Penale) dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” (Neni 234 K.Pr.Penale)”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Engjëllushe Tahiri, Rudina Palloj dhe Alma Kodraliu, bazuar në nenet 228, 229, 230, 233, 234, 237, 146/6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 248, datë 30.03.2026, vendosi:
  2. Pranimin e kërkesës së të pandehurës/kërkueses Ajola Xoxa.
  3. Revokimin e vendimit për caktimin e masave të sigurimit personal, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.14 datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  4. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
  5. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
  6. Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, duke filluar afati nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës”.vendimi ajola xoxa

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Patronazhisti i Ajola Xoxes says:
    March 30, 2026 at 3:17 pm

    Tani e kemi mundesine e patronazhimit te Ajoles me kohe te plote..

    Reply
  • SHQIP says:
    March 31, 2026 at 10:00 am

    Gjysma Kriminele Kryebish Ordinerë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Marrëveshja me SHBA, opozita: Jemi pro, por kundërshtojmë mënyrën sesi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament
  • Lirohen disa nga të shoqëruarit e protestës, mes tyre edhe Arben Kola
  • PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehajn
  • VIDEO: Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ja fut vrapit
  • Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura

Komentet e Fundit

  1. IMER BAZE on VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre
  2. Rexha on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Anonymous on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Jimi on Pse heshtin artistët?
  5. Anonymous on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?