Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, njoftoi të mërkurën më 11 janar 2023 lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë për shpalljen fajtore të ish-zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda dhe dy shtetase që bashkë me të u akuzuan për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.
Në njoftimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit thuhet se vendimi është marrë nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Igerta Hysi dhe anëtarë gjyqtarët Saida Dollani e Dhimitër Lara.
Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu u dënuan në shkallë të parë më 7 prill 2022, me nga 1 vit e tre muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me një të tretën.
Përfundimisht Voda dhe dy të pandehurat e tjera do të vuajnë nga 10 muaj burg. Ndërkohë, Voda u dënua edhe me 5 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK e akuzoi Vodën për mitmarrje dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm, pasi e kapi në përgjime të pranonte 1 mijë euro, një telefon celular dhe një arkë me peshk, në këmbim të një vendi pune për të pandehurën Florinda Beu.
i.b. / dita

PASKA QENE NAIVE
PO SI NUK MESOVE
NGA KOLEGET TUA
PER PESHK E PESOVE
SHIKO SI HARLISEN
MINISTRESHAT TJERAT
CARIT I BEJNE FRESK
PARATE JUA HANE DERRAT
Goxha zvministre per nje arke peshk,,nje cope pastruese,nuk e kap fshesen me dore pa 500 mije euro,,qe te blesh peshkun me gjithe peshkarexhe.
Shume e ule steken z.zvministre.
Ja pra e nderuar gazeta Dita, meqe jeni entuziazmuar ne ate shkrimin tuaj per SPAK (per te cilin nuk pranoni komente), kjo eshte ajo Drejtesia qe paska filluar nga arrestimet! Mban te burgosur nje ish-Zv. Ministre per 1000 Euro ryshfet e nje arke peshq, por Nuk ja Mban te beje asnje arrestim tjeter pervec Lefter Kokes tek Inceneratioret thua se jane UFO ata qe kane firmosur per to ne Bashkine e Tiranes e ne Qeveri.