Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkoi shfuqizimin e vendimit, Kushtetuesja merr vendimin për gjyqtarin Luan Daci, rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kërkoi shfuqizimin e vendimit, Kushtetuesja merr vendimin për gjyqtarin Luan Daci, rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë
KronikeKryesore

Kërkoi shfuqizimin e vendimit, Kushtetuesja merr vendimin për gjyqtarin Luan Daci, rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë

Published: October 28, 2022
Shpërndaje

Ish anëtari i KPA, Luan Daci pas shumë procesesh ka arritur një fitore të pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, teksa kjo e fundit ka pranuar pjesërisht kërkesën e tij të radhës.

Kushtetuesja ka urdhëruar rishqyrtimin të rekursit të Dacit në Gjykatë të Lartë, ndërkohë që i ka rrëzuar kërkesat për rikthim të çështjes në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

Daci kishte kërkuar heqjen e dënimit për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë nga të tria shkallët e gjyqësorit.

- Publicitet -

Daci kërkoi zhbërjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk i pranoi rekursin, zhbërjen e vendimit të Apelit të GJKKO dhe rikthimin e çështjes për gjykim në shkallë të parë pasi sipas tij janë vendime anti kushtetuese.

Luan Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg.

GJKKO vendosi se gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Pas dënimit nga GJKKO, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA Luan Daci. Por sot KPA vendosi ta pezullojë këtë hetim deri sa Gjykata e Lartë të japë vendimin për të.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Zgjohuni, eshte koha per drejtesi e jo binjakezim me kusare e mashtruesa says:
    October 28, 2022 at 4:29 pm

    Luan daci eshte nje nder gjykatesit me te korruptuar e te lidhur me boten e krimit.Cdo puthadore me te nje bashkefajesi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Deputetja e larguar nga PS shfaqet në CNN: Qeveria përshkallëzoi protestat me arrogancën e saj
  • Rama i akuzoi se janë pas protestave, reagon Ambasada Ruse
  • Pse duhet të largohet…
  • Ajo që pritej po ndodh…
  • 141 pedagogë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Deputetja e larguar nga PS shfaqet në CNN: Qeveria përshkallëzoi protestat me arrogancën e saj
  2. chp on VIDEO: Partia apo fëmija?
  3. PANO HALLKO on Ajo që pritej po ndodh…
  4. Bertoja Shkodër on Ajo që pritej po ndodh…
  5. TIRONA on Ajo që pritej po ndodh…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?