Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kërkojmë punonjës” edhe më shumë në 2025-n, raporti i BSH: S’ka punëtorë por as rritje pagash
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Kërkojmë punonjës” edhe më shumë në 2025-n, raporti i BSH: S’ka punëtorë por as rritje pagash
Ekonomi

“Kërkojmë punonjës” edhe më shumë në 2025-n, raporti i BSH: S’ka punëtorë por as rritje pagash

Published: February 15, 2025
Shpërndaje

Kriza për punonjës mund të thellohet edhe më shumë këtë vit. Është ky paralajmërim i Bankës së Shqipërisë në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e parë të këtij viti.

“Rritja e ngadaltë e punësimit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024, sipas të dhënave administrative, është shoqëruar nga nivele të larta të faktorit “mungesë e forcës së punës” gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, treguesit e vrojtimeve dëshmojnë për pritje më të ulëta të bizneseve për punësimin dhe për papunësi më të lartë nga konsumatorët, gjatë tremujorit të katërt.”

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se ndërkohë janë 74 mijë e 730 shqiptarë të regjistruar si të papunë pranë zyrave të punës.

- Publicitet -

Pjesa më e madhe janë me arsim të mesëm, por janë edhe afro 7 mijë të tjerë me arsim të lartë.

“Ne duhet të inkurajojmë të rinjtë të rrinë këtu dhe të futen në tregun e e punës. Në të kundërt na presin shumë ditë të vështira”, shprehet Ergesta Stërmasi.

Nga ana tjetër janë mbi 32 mijë punëkërkues të regjistruar që trajtohen me ndihmë ekonomike, teksa sytë e bizneseve vijojnë të shohin jashtë kufijve për të marrë punonjës.

“Kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Është një eksperiment, rezultat e të cilit janë treguar edhe më herët. Vëmendja jonë duhet të jetë te të rinjtë në vend. Ka edhe shumë kosto për sjelljen e tyre”, shton Ergesta Stërmasi.

Banka e Shqipërisë thotë se gjatë fundit të vitit 2024 rritja e pagave është ngadalësuar, sidomos në sektorët e informacionit dhe komunikacionit, aktivitetet financiare apo në fushën e pasurive të paluajtshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Shkodrani-Belgjike says:
    February 15, 2025 at 4:38 pm

    Se kuptoj pse nuk i kontrollon kush ata njerëz që vijnë për punë në Shqipri, nga bangladeshi e vende të tjera, a ka korrupsion, si ka mundësi në Shqipni jan 200,000 të papunë të rregjistruar dhe shkojnë e marrin atje me një pagë qesharake. Këtu në belgjikë smund ti bash vizen dikujt po nuk u rregjistrove te zyra shtetrore e punës dhe të vertetosh që ske puntorë. Spak të kontrollojë zyrat e punës private në vend.

    Reply
  • demo says:
    February 15, 2025 at 4:47 pm

    Vete i perzute njerezit me ato paga qesharake,se do paguanit shurren e Vilma Nushit dhe brisqet e Beqes.

    Reply
  • Rrënjët e problemit! says:
    February 15, 2025 at 5:02 pm

    Të gjitha problemet në Shqipëri i kanë rrënjët në keq qeverisjen e Berisha 1, në vitet 1990. Këto që shkruani janë pasojat e atyre viteve, ku u shkatërua industria dhe prona e përbashkët me « çekun e bardhë », «  Bota do të n’a ndihmojë dhe ne do të qeverisim », ligji 24/1 që nxorri të papunë specialistët, etj. Fajtorët jo vetëm nuk u dënuan, por kërkojnë të vijnë në pushtet për herë të tretë. Zgjedhjet pas tre muajsh kanë rëndësi të madhe pikërisht për faktin që ardhja në fuqi e Berishës për herë të tretë do të thotë që ekonomia dhe investimet shkojnë mbrapsh!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 nentor 2026
  • 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë

Komentet e Fundit

  1. AUTORI on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  2. Emigranti on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  3. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?