Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kërkon të fshijë identitetin ukrainas”, Kievi akuzon Rusinë në gjykatën e lartë të OKB-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Kërkon të fshijë identitetin ukrainas”, Kievi akuzon Rusinë në gjykatën e lartë të OKB-së
AktualitetBote

“Kërkon të fshijë identitetin ukrainas”, Kievi akuzon Rusinë në gjykatën e lartë të OKB-së

Published: June 6, 2023
Shpërndaje

“Kërkon të fshijë identitetin ukrainas”, kështu u shpreh në Gjykatën e Lartë të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesi ukrainas Anton Korynevych, i cili akuzoi Rusinë.

Ndër të tjera shtoi se qëllimi është pjesë e një fushate shumëvjeçare për të fshirë fqinjin e saj më të vogël nga harta.

Të dy palët po përballen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë në një çështje të ngritur nga Kievi, ku pretendohet se Moska ka mbështetur rebelët në Ukrainën lindore që nga viti 2014.

- Publicitet -

“Sjellja abuzive e Rusisë dhe reagimi i matur i botës përfundimisht çuan në luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Federata Ruse ka përbuzje ndaj ligjit ndërkombëtar. Tani ajo kërkon të fshijë identitetin ukrainas kudo. Madje i vendos njerëzit tanë nëpër kampe filtrimi, duke deportuar fëmijët tanë. Rusia thjesht mohon ekzistencën e ukrainasve si një identitet të veçantë”, tha Anton Korynevych, përfaqësues ukrainas.

Teksa e quan Rusinë “shtet terrorist”, Ukraina ka kërkuar në gjykatën e lartë të OKB-së që Moska të paguajë dëmshpërblime për sulmet në Krime, përfshirë avionin që u rrëzua nga rebelët që la të vdekur 298 pasagjerë dhe ekuipazh.

Anton Korynevych po iu drejtohej gjykatësve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në një çështje të ngritur nga Kievi kundër Rusisë lidhur me aneksimin e Krimesë nga Moska në vitin 2014 dhe armatosjen e rebelëve në Ukrainën lindore në vitet para pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022.

Ndërkohë, në Hagë, avokatët e Kievit po paraqisnin argumente ligjore për të mbështetur çështjen e tyre. Secila palë ka një mundësi tjetër javën e ardhshme për të paraqitur prova. Gjyqtarëve pritet t’u duhen muaj për të nxjerrë një vendim.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  • Boshllëku i Lirisë
  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor

Komentet e Fundit

  1. ANA on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  2. Antishqiptari on Besa dhe Besueshmëria!
  3. Pjer on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. prehistoriku on Boshllëku i Lirisë
  5. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?