Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkon Erion Veliajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkon Erion Veliajn
Lajmi i funditPolitike

Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkon Erion Veliajn

Published: September 23, 2025
Shpërndaje

Këshilltarët bashkiakë socialistë dhe rivalët e tyre demokratë bashkuan votat të martën për të propozuar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Shkarkimi i tij u bazua në nenin 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, që parashikon rastin kur kryebashkiaku mungon më shumë se 3 muaj në detyrë.

Procedura parashikon që vendimi zyrtarizohet me miratimin nga Këshilli i Ministrave.

- Publicitet -

Duke shënuar një precedent politik, ishin vetë këshilltarët socialistë që inicuan shkarkimin e Veliajt pasi kryeministri Edi Rama udhëzoi publikisht nisjen e procedurës me argumentin se qytetit i duhej një kryetar në detyrë.

I njëjti argument u artikulua edhe nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila e cilësoi kërkesën si ‘nevojë urgjente’ për qytetin.

“Sot ne po kryejmë detyrimin politik dhe moral për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës,” tha Fino.

Mbledhja e së martës u parapri nga një letërkëmbim mes Këshillit Bashkiak dhe Veliajt, pasi kryebashkiaku i burgosur kërkoi që t’i jepej e drejta të fliste në mbledhje dhe kontestoi procedurat e ndjekura nga Këshilli si antiligjore.

Edhe disa këshilltarë të opozitës e cilësuan të drejtë ligjore mbrojtjen  përpara Këshillit, por kërkesa e Veliajt u hodh poshtë nga ish-bashkëpunëtorët e tij.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës dhe i projektuar si pasardhës i tij në krye të Partisë Socialiste, ndodhej në mandatin e tretë të tij kur u arrestua nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes OJF-ve të lidhura sipas SPAK-ut me bashkëshorten e tij dhe një grupi biznesmenësh.

Më 10 shtator të këtij viti, SPAK dërgoi në gjyq Veliajn, Xoxën, ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka dhe 15 persona të tjerë.

Ndaj Veliajt janë ngritur 13 akuza, përfshi ato për korrupsion, pastrim parash dhe deri te mbajtja e sendeve të paligjshme në qeli gjatë paraburgimit.

Veliaj iu prezantua për herë të parë publikut shqiptar në vitin 2004 me drejtimin e lëvizjes Mjaft, një lëvizje që udhëhoqi protestat kundër qeverisë në pushtet, drejtuar nga Fatos Nano.

Më pas Veliaj la aktivizmin civil dhe iu fut politikës duke themeluar një parti të re politike G99 duke garuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.

Ai iu bashkua PS-së në vitin 2011 dhe pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, Rama e emëroi fillimisht ministër të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe më pas e mbështeti si kandidat socialist për Tiranën.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Pensionisti says:
    September 24, 2025 at 10:32 am

    Kur han veten,te tute shpallin vdekjen.Nuk te vine ne varrim,se ju vjen turp!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit
  • SHBA sanksionon Gjykatën e Hagës, Rubio: Do ta çmontojmë pjesë-pjesë
  • Media amerikane: Trump bëri paktin e naftës ruse me Putin pasi Zelensky refuzoi 6 kërkesat e SHBA-së
  • Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook
  • Tërmeti 7.6 ballë godet Panamanë, lëshohet alarmi për cunam

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?