Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte – përfshirë raporte vijuese – për çfarëdo teme që bie në mandatin e këtij Këshilli.
Kështu është përgjigjur Këshilli i Evropës, në pyetjen e Radios Evropa e Lirë, nëse do ta marrë parasysh Rezolutën e Shqipërisë, e cila synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, të cilat burojnë nga raporti i senatorit zviceran, Dick Marty.
“Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”, është thënë në përgjigje.
Më 21 korrik, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar unanimisht, me 125 vota të deputetëve, Rezolutën, me të cilën synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, të cilat burojnë nga raporti i Martyt.Rezoluta i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të realizojë një raport vijues (follow-up report) dhe si rrjedhojë dhe një rishikim të Rezolutës së Këshillit të Evropës, duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse edhe për sa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.
Raporti i vitit 2010, i hartuar nga Dick Marty dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.
Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili në korrik të vitit 2014 ka bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.
Kjo, në vitin 2015, ka çuar në formimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të hetuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, partia e të cilit e ka sponzorizuar Rezolutën, ka thënë më 21 korrik se pretendimet e ngritura nga Dick Marty për “vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë”, janë pretendime që “kanë mbetur të paargumentuara, të paaprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte”.Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.
Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.
Çfarë parasheh rregulli i 25-të?
Ky rregull parasheh që një mocion për rekomandim apo rezolutë – me jo më shumë se 300 fjalë – duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 përfaqësues apo zëvendësues, që u takojnë të paktën pesë delegacioneve kombëtare, apo duhet të miratohet me kuorumin e nevojshëm nga komisioni.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale, ka nisur tashmë procesi ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Ata ndodhen në paraburgim në Hagë qysh nga nëntori i vitit 2020.
Në aktakuzën kundër tyre përmenden krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, por nuk figuron “trafikimi i organeve njerëzore”./REL

Cfar poshtersie cfar turpi ky perfaqsim politik i popullit tone cfar politikanesh pa asnje princip pa asnje ndershmeri jane bere vegla folse te makinacioneve te politikes se madhe
Dhe vetem per pushtet ne halen e tyre nderkoh shesin cdo interes kombtar
BE kerkon me doemos marrveshje kosove serbi por ata qe ishin te gatshem te jepnin territor jane ne burg
Tani ti nxjerrim nga burgu ne kembim te territorit
Njelloj keta ketej kufirit … vrane prene te djathtet me mbeshtetje te perendimit vetem e vetem ish komunistet mos merrnin pushtetin pastaj baca u plak dhe duhej njerre ne pension
Pensioni nuk u pranua pastaj filloi izolimi
“Non grata” therret ky i sotit ashtu si therriste komuniste ai i djeshmi, “drogaxhi” do therrase i nesermi
Kete qe shohim sot me berishen do ta shohim neser me ramen
Morali…
Perendimi don vetem politikane plehra bloze sepse keshtu i urdheron e komandon si vegla folse
I vetmi qe e peson eshte populli
O Hagar PPp mjafton qe ngatron patriotet qe ruajten Shqiperine me tradhetare qe deshe dhe duan te varosin ate qe te tregosh fytyre tende bastardi te shitur dhe paguar nga nongrates.
Pppppisi kreten idiot qenke
O zagar PPp mjafton qe ngatron patriotet qe ruajten Shqiperine me tradhetare qe deshe dhe duan te varosin ate qe te tregosh fytyre tende bastardi te shitur dhe paguar nga nongrates.
O Hajdar PPp mjafton qe ngatron patriotet qe ruajten Shqiperine me tradhetare qe deshe dhe duan te varosin ate qe te tregosh fytyre tende bastardi te shitur dhe paguar nga nongrates.
O Hajdar Zagar, Hagar, Magyar, Tru thate me emer PPp mjafton qe ngatron patriotet qe ruajten Shqiperine me tradhetare qe deshe dhe duan te varosin ate qe te tregosh fytyre tende bastardi te shitur dhe paguar nga nongrates.
Dakord,te bejne nje raport tjeter.Por ne raport te theksoj e fajin e tyre per raportin e pare,pse gabuan,pse u nxituan,pse te njeanshem dhe Sic del nga vete pohimet e saDik Martinit,me raporte te pergatitura nga zyrat e ssherbimit jugosllave te zbulimit?Nje tjeter problem qe duhet te hetohen nga prokuroria shqiptare dhe kosovare(Nese Ka prokurori)-a Ka patur shqiptare qe Kane bashkepunuar me saDik Martinin,cilet Jane?-a Ka patur shqiptaret qe Kane bashkepunuar me sherbimin sekrete serb ne hartimin e ketij rapporti?cilet Jane keta dhe cili eshte roli i tyre ne pergatitjen e te dhenave fallso per nje raport me fakte fallso.Kemi te bejme me veprimtari anti shteterore dhe antikombetare.Ata persona duhet te behen publike dhe te germohet thelle,Nese Ka perfitime materiale apo monetare nga kjo veprimtari.Te mos mbyllen ceshtjet Sic u mbyll Pjesmarrja e Damir Fazllicit ne keshillon e Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise(me cfare status?nga cili kryetar i keshillit te Mbrojtjes u be ftesa?Arsyeja “pse”).Ndryshe gjerat harrojeni dhe veprimtaria antishqiptare,lidhjet me bandat e krimit,etj harrojeni.
Si te mos i japesh pak por pak fare ,merite ,”tradhetarit” Edi Rama…….?????? Ne shqiptaret kemi shume difekte dhe te metà, dhe Rama ben pjese ne ket popull ,,,por nuk mund ta krahasosh me plerat qe ishin ne pushtet para tij . Ne kete pike kemi nevoje te ecim perpara, te gjejme nje me te sakte e jo te kthehemi mbrapa (largqofti)