Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “KFOR në veri të Kosovës”, Rama këmbëngul: U them atyre në Prishtinë që fryjnë tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “KFOR në veri të Kosovës”, Rama këmbëngul: U them atyre në Prishtinë që fryjnë tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”…
KryesorePolitike

“KFOR në veri të Kosovës”, Rama këmbëngul: U them atyre në Prishtinë që fryjnë tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”…

Published 29 Shtator, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ku shkruan se ka pasur komunikim me nivelet e larta të aleancës euro-atlantike dhe se ata kanë treguar gatishmëri maksimale.

Rama në postimin e tij shkruan se edhe në këtë situatë mjaft delikate për Kosovën, politikanët atje gjejnë kohën që më profile fallso të ngrenë konspiracione për një vllazëri mes tij dhe Vuçiçit.

Kryeministri i Shqipërisë këmbëngul që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë, duke shtuar se KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë.

- Publicitet -

“Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale.

Nga ana tjetër u kemi ripërcjellë aleatëve arsyet e moslinjëzimit tonë me deklaratën e fundit të BE-së, duke vazhduar të kërkojmë qëndrimin e tyre publik, lidhur me grupin e armatosur kriminal që vrau efektivin e policisë së Kosovës dhe lidhur me zinë kombëtare në Beograd për pjesëtarët e asgjësuar të atij grupi.

Atyre në Prishtinë që në vend se të fokusohen 100% tek sfida e jashtëzakonshme që kanë, gjejnë kohë edhe për të fryrë me fejsbuk, përmes profilesh politike apo profilesh fallco, tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”, duke ngatërruar për arsyet e mosarsyes së tyre kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për “Republikën e KFOR-it”, u kujtoj sot se:

1. KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundrazi një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi!

2. Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë.

3. E di çdokush të vërtetën e thjeshtë fare se në çdo rast dhe për çfarëdo nevoje të re operacionale në territorin e Kosovës, KFOR-i i harmonizon veprimet e veta me autoritetet shtetërore të Kosovës e me forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, prandaj është sa e dhimbshme, aq edhe qesharake, që edhe në këtë situatë kaq serioze për sigurinë në veriun e Kosovës, politikanë me profile publike apo me profile fallco në Prishtinë merren me të tilla manipulime të ulëta emocionesh të qytetarëve të tyre, duke deformuar qëllimisht qëndrimet e mia.

Keqardhje për ta, se për trimat e biznesit politik e mediatik të Tiranës, që janë gati t’ia venë zjarrin vetë Kosovës, bashkë me Shqipërinë për përmbysjen imagjinare të “regjimit” tim, nuk kam asnjë sekondë për të humbur!”- shkruan Rama.

Ornela 29 Shtator, 2023 29 Shtator, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Printo
24 Komente
  • Bitoci thotë:
    29 Shtator, 2023 te 5:16 pm

    Edi Rama nese ja do te miren Kosoves mos fol indentik si Vuqiqi ..
    Nese ja do te miren Kosovarve pergezo Policin ton te Kosoves qe i pshtum rrezikit nga bandat e mikut tend Vuqiq
    dhe dergo dhe ti bre naj polic nimoj vllezerit tu qe nuk eshte turp…
    Nese e Do Kosoven mjafton me Perkrah Albin Kurti n …
    Po lena rehat bre se ne e mbrojm kosoven vet …

    Përgjigjiuni
  • K R thotë:
    29 Shtator, 2023 te 5:16 pm

    Thënie nga një Akademik Serb !
    – kurrë kjo klasë intelegjecës Serbe flet kështu çfarë pret nga ATA të cilët janë shkolluar, edukuar apo jetuar.
    DOBRICA Qosiq
    “Babai i popullit Serb”
    „Gënjejmë për të mashtruar veten, për të ngushëlluar një tjetër, gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar mjerimin tonë, gënjejmë për hir të ndershmërisë, gënjejmë për hir të lirisë. Gënjeshtrat janë një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur Gënjejmë në mënyrë krijuese në mënyrë imagjinare, inventive”
    “Gënjeshtra është një interes i shtetit serb.”
    “Gënjeshtra është në vetë qenien e serbëve.”
    “Në këtë vend, çdo gënjeshtër bëhet përfundimisht e vërtetë”
    “Serbët gënjeshtëra i ka shpetuar shumë herë në histori.”

    (Përkthimi nga Ali J Sylejmani)

    Përgjigjiuni
  • Fjale me vend thotë:
    29 Shtator, 2023 te 5:26 pm

    Ky K.R. ia kaloka Demos per nga niveli akademik.

    Përgjigjiuni
  • Albanian thotë:
    29 Shtator, 2023 te 6:33 pm

    Nje gje duhet te jete e qarte per te gjithe shqiptaret e Kosovos ne radhe te pare:

    Ashtu si Ukrainasit edhe Shqiptaret e Kosoves duhet te jene te gatshem per lufte te vetem qe prej dites se djeshme!

    USA dhe aq me pak EU nuk kane aspak deshire te luftojne per te tjeret. Albin Kurti dhe te tjere udheheqes te Kosoves dhe te gjithe personat burra e gra mbi 16 vjec duhet te marrin kallashin dhe te jene gati per lufte dhe te mos merren me llafe.

    Mjaft me llafe, o trima!

    Përgjigjiuni
  • Cajupi thotë:
    29 Shtator, 2023 te 6:35 pm

    Po pikerisht kete ka kerkuar erdhe Vucici, para nesh, keshtu qe po te perdorim nje barbarizem ne jemi “LINJESUAR” me Vucicin.

    Përgjigjiuni
  • R8gg thotë:
    29 Shtator, 2023 te 6:51 pm

    ESHTE NE HALL LIDERI
    NGUSHT E KA ZENE SORRA
    O TANI O KURRE
    YXHYM BEJA FORRA

    SULM PERMBI ALBININ
    TREPCEN TJA RREMBEJME
    BLINI NJEREZ MEDIA
    MEQE DOT SE BLEJME

    SOT ESHTE VITALE
    KOSOVEN TA MBROJME
    KU KA ZOG SHQIPETARI
    SHESHET TE GJEMOJNE

    Përgjigjiuni
  • Rrofshin ppp thotë:
    29 Shtator, 2023 te 6:52 pm

    Z.km kfori te marre ne dore kufirin jugor te shqiperise dhe policia jone te ike qe atje
    Sepse nuk po garantohet sovraniteti meqe terroristet e agimit te dhjere po hyjne sa here te duan
    Pra ta marre shfori gjersa ti kaloje greqise
    Ti zotri je krah per krah me toptanin sa i takon historise
    Mos harro se nato jemi ne, atehere me lind pyetja pse duhet te shkoje ushtria malazeze apo greke ne veri dho jo ajo shqiptare
    Ke dal si mbreti lakuriq o i shkrete dhe po gerthet me shume se palet ne konflit te marre bashke

    Përgjigjiuni
  • Kola thotë:
    29 Shtator, 2023 te 7:02 pm

    PO U THEM ATYRE NE PRISHTINE
    A DEGJON HEJ MILET
    VUCICIT I THOTE VELLA
    VELLEZERVE SI LOPE JU FLET

    PO TE LUTEM O ALBIN
    PO TE BEJ RIXHA
    NDIHMOJE PAKEZ RAMUSHIN
    MOS E BEJ ME QA

    MESOJE TE MBAJ VENDIN
    KUR SE P… NJERI
    TA SHPETOJ NGA MJERIMI
    SHTEPINE E TIJ

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    29 Shtator, 2023 te 7:16 pm

    Mbaj qen,o Rame,mbaj qen.mbaj qen per emergjenca Civile!
    Lexova diku qe ministri Zvecla,ishte kirurg per dhembe e dhemballe.,
    Shih MOS KE NDONJE RRENJE TE KRIMBUR QE TE SHQETESON VAZHDIMISHT!
    USTA ISHTE ZVECLA,USTA!

    Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    29 Shtator, 2023 te 7:31 pm

    OK,KM E.Rama:
    -Ka 33 vite që berishimi është futur thell në të 2 anët e kufirit.Dhe sidomos në 1998 kur ish KM Kosovar Bujar Bukoshi me 400 mercenar Kosovar e Sërb i erdhi në ndihmë S.Berishës në GRUSHTIN E SHTETIT pas vdekjes së Azem Hajdarit që e nxori në pritë Sali Ram Berisha.
    -Këta militant harrojnë se Sb ishte kundër RAMBUJES,UÇK,I.RUGOVËS,A.THAÇIT E KO..!
    -Këta harrojnë se Sb urdhëroi 3 deputetët e Tij të firmosin raportin e DIK MARTY në KIE 2011 për të akuzuar UÇK për trasplant organesh të ushtarëve Sërb në shtëpinë e VERDHË Burrel..që vetëm LiliBasha e dinte ku ndodhej..!
    -Këta..pendehin se ne harrojmë që Albin Kurti krijoi L/VV në Shqipëri e pa ndodhur në asnjë vënd të botës..për të rrëzuar KM E.Rama në 2021..me porosi të S.Berishës kryehajduti madh KORRUPTIV në Shqipëri(Sipas DASH)
    -E.Rama është në një mëndje me SHBA+BE..pasi drejton KS OKB dy herë radhazi si asnjë tjetër në Shqipëri në 111 vite SHTET..!
    -KFOR duhet të siguroi kufirin e Kosovës derisa SËRBIA TË NJOHI KOSOVËN SI SHTET TË PAVARUR.Pasi Kosova nuk e siguron dot Kosovën me policinë e FSK,sikurse Shqipëria,etj.
    -Nuk mundet që Kosova të mbrohet përjetsisht nga ushtrit e botës siç po ndodh aktualisht.Ndaj duhet siguruar PAQA ME FQIUN AKTUAL.Dhe kjo paqe sigurohet vetëm me ndihmën e SHBA+BE..! •Dhe është fatkeqsi e madhe për Albin Kurtin që e quan SEKRETARIN E SHTETIT AMERIKAN BLINKEN-IDIOT..!
    • Mblidhni mëndjen Ju berishist dhe Albinist për zbatimin e direktivave të SHBA+BE+E.RAMËS.

    Përgjigjiuni
  • mali thotë:
    29 Shtator, 2023 te 7:47 pm

    Vjosa Osmani te dha nje”uppercut” z.Rama.Fute bishtin ne shale dhe mos u ndje.Shko bej ndonje tallava me pleqte e krujes se keto do populli.

    Përgjigjiuni
  • durrsaku thotë:
    29 Shtator, 2023 te 8:12 pm

    Ethem Lalaj nuk duhet te jete mire me shendet,pona merakos. E kuptova menjehere sepse ka komentuar vetem nje here !

    Përgjigjiuni
  • Agimi thotë:
    30 Shtator, 2023 te 4:54 am

    Per Bitolcin,sa e mbroni vete Kosoven u pa gjate luftes.Merrni nje shembil nga Ukrahina bhe presidenti i saje.Rugova i adhuruari juaj shkonte te miloshi dhe efhr nga Italia kerkonte nderprerjen e sulmeve te NATOs.Ata pake qe luftuann ju i sabotoni,disa i derguat ne Hage …..

    Përgjigjiuni
  • MeteH thotë:
    30 Shtator, 2023 te 6:52 am

    Kapterr Hafije Lalaj pasi jep perdite direktiva per qeverine Rama, per SPAK, per qeverine Kurti e Albinit i urdheron doreheqjen, tani ka kaluar ne nje plan me te larte : Po i jep urdhera dhe KFOR.
    Dhe keto urdhera i nis direkt nga katundi i tij e i Memo Poliagjentit, katund qe Enveri desh t’ja shuaje emrin fare.

    Përgjigjiuni
  • Fjale me vend thotë:
    30 Shtator, 2023 te 7:59 am

    Cfare po ndodh ne Suedi
    Demua mire kete e di
    Kur rri shtrire ne shtepi
    Kafen me raki e pi
    Komshia prane i rri
    Dhe ne diell e ne shi
    Kur Demo shkon ne mulli
    Merr me vete nje kalli
    Qe ta bluaje ta beje miell.

    Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    30 Shtator, 2023 te 8:12 am

    VO:
    1.Këshilloi berishistët në Shqipëri që të braktisin non gratën sa më parë,Pasi ka plan që pas shpartallimit të PD,të përçai Kosovën në interes të Beogradit si Spiun i UDB 1970-80 me pseudonimin “BISTURIA”.
    2.Po kështu këshilloi militantët e A.Kurtit të cilët njihen nga shkrimi në Fb pasi nuk njohin GËRMË “Ç” dhe në vënd të saj shqiptojnë gë rmën “Q” PSH:VUÇIÇ(VUÇIQ)kjo do të thot se nuk njohin mirë Shqipen dhe jo më të merren me politikë.
    -Edi Rama po drejton KS PKB dhe për problemet e Kosovës i merr porosit nga SHBA+BE+NATO..!Asnjëherë E.Rama nuk vepron pa pyetur EUROATLLANTIKËT.
    -Ndaj,Albin Kurti ta uli HUNDËN dhe të konsultohet me E.Ramën në Shqipëri pa kapërcyer OQEANET..!
    -KFOR duhet të siguroi kufirin e Kosovës urgjent nga një agresion Sërb që po përgatitet,derisa SËRBIA TË NJOHI KOSOVËN SI SHTET TË PAVARUR.
    -A.Kurti në bashkëpunim me SHBA të përgatisin planin për ASOSACIONIN E 4 KOMUNAVE ME SHUMICË SËRBE.Kjo do realizohet sezbën do apo nuk do A.Kurti.
    -A.Kurti nuk dihet të pranoi në negociata BORREL E LAIÇAK,derisa Shtetet e tyre nuk e njohin Kosovën si Shtet të pavarur.
    -Sa i përket ATYRE ANONIMËVE në Shqipëri e Kosovë që më përgojojnë u them”..U LËROFTË KINA ROBËT ME MBI 1.MILD.E 400 MIL.NIËRZ..!
    -FLM DITA.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    30 Shtator, 2023 te 9:20 am

    Ta dija qe do te beheshe kaq zevzeke,o ti pordha qe nuk ze vend,,.,do ti thoja asaj kulumbrise qe te mbante ne preher,,mos e merr cironken me vete.
    Yll ka qene jot eme yll!
    Koken i ka keputur E madhja.Tani shko luaj ndonje lloto,se kemi Ceshtje te Medha per te diskutuar.

    Përgjigjiuni
  • intelektuali thotë:
    30 Shtator, 2023 te 9:57 am

    Edi Rama:

    Perpara se te hiqesh si Lider Global qe i zgjidh problemet nga zyra, hidh syte ne histori dhe meso se:

    EDHE KASKAT BLU NE SREBRENICE TE BOSNJES ISHIN SI KFORI NE KOSOVE

    por;

    Kaskat Blu nuk i mbrojten boshnjaket myslime nga kasapet dhe xhelatet e Millosheviqit qe per disa ore theren mbi 20 mije myslime boshnjake ne Srebrenice para syve te Kaskave Blu hollandeze qe po hanin dreke dhe kur gjaku i viktimave u sperkaste fytyren pergjigja e komandatit hollandez ishte: “Nuk kemi urdher nga NATO per te nderhyre” dhe ne kete kendveshtrim o kryeministri pa shkolle, Edi Rama:

    MBYLLE HALEN ENVIRSTE SE BIE ERE PROPAGANDE TE VJETERUAR

    Përgjigjiuni
  • Fjale me vend thotë:
    30 Shtator, 2023 te 10:56 am

    Intelektualit i ka ngecur keq Enveri ne byth. Edhe ne gjum me Enverin merret.

    Përgjigjiuni
  • Jimi thotë:
    30 Shtator, 2023 te 7:18 pm

    Edi ! Mjaft u more me Prishtinen, por tani eshte koha qe te merresh seriozisht me Vucicin cirakun e Milloshevicit. Sulmin ushtarak nuk e kreu Albini!

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    30 Shtator, 2023 te 8:02 pm

    Rrofshin PPP,,ka afishuar sot dy fjale me vend te nje gjermani:
    Edi Rama eshte kryeministri me i mire qe ka pasur Serbia,qe nga Pashiqi.
    Shihe dhe ti llokober me kurs plepash cfare do te thote fjale me vend.

    Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    30 Shtator, 2023 te 8:44 pm

    VO:
    -Sot A.Kurti pranoi se në VERIUN e Kosovës nuk futën forcat e Sigurisë së Kosovës pasi ka një MARVESHJE midis ish KM A.Thaçi me NATO, ndaj VERIUN E KOSOVËS DUHET TA MBROI NATO(KFOR).
    -Ndaj Edi Rama pati të drejtë kur deklaroi se KFOR duhet të MBROI kufirin verior të Kosovës…dhe SHBA+BE ndërhynë menjëherë.
    -Kjo ishte arsyeja që A.Vuçiç tërhoqi ushtrinë nga kufiri me Kosovën.
    -Militant SALIST+KURTI:Mblidhni mëndjen dhe mos shpifsi më kundër KM Edi Rama vetëm se ju thot SALI NON GRATA..FATKEQSI KOMBËTARE PËR 2 SHTETET SHQIPËRI-KOSOVË.Për këtë ka fakte konkrete në 33 vite të sundimit të tij ANTI SHQIPËTAR..!

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    30 Shtator, 2023 te 9:31 pm

    Z.ethem,Hashim Thaci beri Marreveshje xhepi me edi ramen,sander vucon,,qe nuk do fuste KSF ne Mitrovice. Territori integral i Republikes se Kosoves kontrollohet nga policia e Kosoves.
    Albin Kurti Kontrollon sot gjithe territorin e Kosoves dhe ben GABIM QE JU MESON JUVE TE RAMES KESOJ SHKELJESH TE RREGULLORES SE POLICISE SE SHTETIT NGA ANA E HASHIMIT.
    Kjo nuk quhet Tolerance nga ana e Hashimit por quhet Shkelje e Rende e Kushtetutes se Kosoves.
    Cfare do te beje ti z. Ethem si komandant Reparti nqs,Pergjegjesi i vendrojeve nuk do te dergonte roje tek depo minicionit? E pakta do ta pezulloje nga detyra dhe po te kishte manfesi municioni ne inventar,do t`ja dorzoje Hetuesise Ushtarake.

    Përgjigjiuni
  • Spak thotë:
    1 Tetor, 2023 te 8:54 am

    Lexon komentet dhe bindesh akoma me shume per injorancen primitive mesjetare te komentuesve patriote nacinaliste! Pse Serbet nuk na duan? Pse Europa po ashtu, edhe vizat nuk ja jep Kosoves pre injorances patriotike te Albinit dhe Vjoses! A e kuptojne keta “patriote” me gjithe Saliun bashke qe Kosova eshte njr shtet si Republika Domenikane dikur,nje republike bananesh! A e kuptojne kombi me i ri ne bote se jane populli me i prapambetur i Europes? Njerez primitive qe nuk dine ku jane e cfre kerkojne! Albin i thote dikush armatose te gjithe popullin! A mund te shkoje budallalleku deri ketu?

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • 30 nëntor 2023
  • Estonia thotë se është e gatshme ta mbyllë kufirin me Rusinë
  • Dyshimet për vrasjen e një gruaje, raportohet se ngjarja ka ndodhur në Bërnicë
  • Tre mijë euro sa 13 milionë euro?! Nga Beleri, te paralajmërimet kineze, hi syve popullit ose 9 çudira shqiptare
  • Nis darka informale e ministrave të Jashtëm në Shkup, pritet ardhja e Lavrov

Komentet e Fundit

  1. intelektuali në Abaz Ermenji: Luftën e fitoi Enveri! Do t’i kisha dhënë dorën nëse…
  2. ce në Abaz Ermenji: Luftën e fitoi Enveri! Do t’i kisha dhënë dorën nëse…
  3. Baftjar në “Kur Partia e mori Saliun e vogël nga kasollja…” Për ata që pyesin: Çfarë pune i prishte “Saliut të madh” 29 nëntori
  4. damon në Çlirimi sipas dy dëshmitarëve okularë, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’, por të dy pranojnë 29 nëntorin
  5. Emigrant Shqiptar në FOTO: “Ai ishte një njeri në udhëkryq, nga t’ia mbante, nga Lindja apo Perëndimi?”, një rrëfim amerikan për Enver Hoxhën dhe Shqipërinë e nëntorit ’44
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
×
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?