Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kim: Kur dikush kërcënon një aleat të NATO-s si Shqipëria, SHBA do të përgjigjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kim: Kur dikush kërcënon një aleat të NATO-s si Shqipëria, SHBA do të përgjigjet
AktualitetPolitike

Kim: Kur dikush kërcënon një aleat të NATO-s si Shqipëria, SHBA do të përgjigjet

Published: September 29, 2022
Shpërndaje

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, shprehet e bindur se pas sulmeve kibernetike në vendin tonë qëndron Irani. Në intervistën e saj për Opinion, Kim thekson se SHBA ka ndërmarrë dhe do të vijojë të ndërmarrë hapa konkretë për t’iu p­ërgjigjur sulmit të Iranit. Po ashtu, ambasadorja thekson se kur dikush kërcënon një aleat të NATO-s, si Shqipëria, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen.

Blendi Fevziu: Le t’iu rikthehemi tani komenteve mbi Iranin dhe marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Iranit. Ne morëm një vendim shumë të fortë dhe shumë të vështirë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Sipas informacionit që qeveria jonë ka me agjenci dhe institucione të ndryshme, Irani ka ndërhyrë dhe ka shkatërruar sistemet dhe institucionet tona. A jeni e sigurt që ishte Irani pas gjithë këtij veprimi?

Ambasadorja Kim: Jemi, jemi të sigurtë. Jemi të sigurtë. Vetëm pak ditë më parë, FBI dhe CISA, Agjencia për Sigurinë Kibernetike, publikuan një raport. Është mjaft i hollësishëm, mund të ta dërgoj nëse dëshiron. Është shumë i detajuar dhe shumë teknik, dhe tregon se sulmi nisi nga Irani. Ju e patë në deklaratat tona, të cilat dolën nga Shtëpia e Bardhë, shprehjen e sigurisë se sulmi erdhi nga Irani, se ne do të qëndrojmë krah Shqipërisë dhe do të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të ndërtuar mbrojtjen e saj kibernetike, dhe se do të ndërmarrim hapa konkretë për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit. Menjëherë pas kësaj, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara vendosi një sërë sanksionesh kundër Ministrisë Iraniane për Inteligjencën dhe Sigurinë, si edhe ministrave…

- Publicitet -

Blendi Fevziu: Për këtë rast?

Ambasadorja Kim: Është e lidhur me këtë rast, nuk është vetëm për këtë rast, por po.

Blendi Fevziu: Po, po, lidhur me këtë rast, po.

Ambasadorja Kim: Po. Dhe do të ndërmarrim më shumë… do të vazhdojmë të ndërmarrim më shumë hapa për të trajtuar kërcënimet. Kur dikush kërcënon një aleat të NATO-s, kur dikush kërcënon Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen, ne do të përgjigjemi.

Blendi Fevziu: Mendoj se ka patur edhe dy njoftime të tjera mbi akte terroriste nga Irani, disa vjet më parë dhe më i fundit, ishte në qershor, gjatë konferencës së MEK në Durrës. A mendoni se Shqipëria është në shënjestër le të themi të akteve terroriste nga Irani? A ekziston ky rrezik?

Ambasadorja Kim: Iranianët janë qartazi të pakënaqur nga vendimi i Shqipërisë për të strehuar ata që kundërshtojnë regjimin Iranian.

Blendi Fevziu: Opozita politike e Teheranit.

Ambasadorja Kim: Po. Dhe është shumë e rëndësishme që Shqipëria të bëjë punën e saj ashtu e gjykon më mirë, pa pasur frikë nga kërcënimet e vendeve si Irani. Prandaj ata janë të padëshirueshëm kudo në botë, sepse sillen kështu. Prandaj ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë, përfshirë edhe duke punuar me ekspertët tuaj për të ndërtuar mbrojtjen tuaj kibernetike dhe për të korrigjuar kërcënimet që mund të kenë ekzistuar.

Blendi Fevziu: Por problem është se, dhe e pyeta edhe Kryeministrin për këtë, opozita iraniane në Shqipëri, nuk flas për numra pasi nuk i di, por problem është se ata janë mirëpritur nga ne. Ata këtu kanë ardhur si refugjatë për të jetuar, jo për të vepruar politikisht nga Shqipëria. Nuk është problem ky?

Ambasadorja Kim: Kjo është diçka që qeveria shqiptare dhe organizata duhet ta trajtojnë.

Blendi Fevziu: Nuk është… nuk keni asnjë koment për këtë.

Ambasadorja Kim: Nuk kam asnjë koment tjetër për këtë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Goditesi says:
    September 30, 2022 at 12:22 am

    Ju e futet ne kere situare Shqiperind moj Buce se sollet 7000 terroriste qe nuk i pranoj njeri ne Bote. Ju tani beni Shpetimtarin o Janki te degjeneruar. Do Zoti ju Shfarros Rusia me Kinen

    Reply
  • Goditesi says:
    September 30, 2022 at 12:23 am

    Ju e futet ne kete situate Shqiperind moj Buce se sollet 7000 terroriste qe nuk i pranoj njeri ne Bote. Ju tani beni Shpetimtarin o Janki te degjeneruar. Do Zoti ju Shfarros Rusia me Kinen

    Përgjigjiuni
    Lini një Përgjigje

    Reply
  • !!? says:
    September 30, 2022 at 5:46 am

    Sa shkojnë kryetari i kooperativës së kusarëve të Arnautstanit, kusari i nderuar Edi Rama me sekretaren e partisë së kësaj kooperative, ambasadoren Kim sidomos tani që, mbas takimit me brigadierin e brigadës së dalluar së Liris së kusaris, profesionistin hajdut, Ilir Mutën, tregoj që e dreth belin në vallen alashqiptarçe të naplonit sikurse e duan kryepolitiqënrit që po na batërdisin me hajdutërin deri në shpërbërjen si komb

    në turmë emigrantësh mjeranë që me mijra, me fllotën e gomoneve të skafistëve trima të Vlorës heroike, të transferuar në La Mansh, po marin me sulm brigjet e Doverit që të shpëtojnë të shkretët nga breshëria e plumbave vdekjeprurëse të kallashnikovit të ngritjes së çmimeve të të çmëndurit të kusarisë Edi Ramës.

    Në foto duken si një çift të lumtur, të kënaqur, kryetar dhe sekretarë të denjë të kooperativës së kusaris shqipëtare.

    Reply
  • ?+ says:
    September 30, 2022 at 6:15 am

    kimete bythlëpirësja doli dje te opinioni dhe na dha një intervistë paçavure si boja e amerikës që vazhdon ti dalë përdit nga gabimet dhe budalliqet që bën sistemi i saj komplet i korruptuar dhe në shërbim të imperializmit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
  • Familja e aktorit Gjergji Lala ngre padi ndaj klinikës italiane, Prokuroria e Romës nis hetimet për vrasje nga pakujdesia
  • Rama merr pjesë në konferencën e liderëve në Poloni për të rindërtuar Ukrainën
  • E rëndë në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje
  • Prej 26 ditësh kërkohet largimi i Ramës, eurodeputetja: Të hënën do t’i bashkohem protestës në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Sinqeritet on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. demo on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Anonymous on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. ? on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  5. Propaganda dhe realiteti on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?