Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Intervista në VOA, Kim: Shqiptarët meritojnë më shumë se një zjarrvënës që kërkon prapë shkrepse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Intervista në VOA, Kim: Shqiptarët meritojnë më shumë se një zjarrvënës që kërkon prapë shkrepse
KryesorePolitike

Intervista në VOA, Kim: Shqiptarët meritojnë më shumë se një zjarrvënës që kërkon prapë shkrepse

Published: April 4, 2023
Shpërndaje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se personat ‘Non grata’, duke iu referuar Sali Berishës, nuk duhet të votohen nga shqiptarët. Sipas saj si mund të besohet kur thotë se do të luftojë korrupsionin ndërkohë që është shpallur i korruptuar nga SHBA.

“Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar”, tha Kim.

Ajo tha se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë.

- Publicitet -

“Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë”, tha Kim.

Zëri i Amerikës: Ambasadore Kim, cili është qëllimi i këtij turi në zonat e veriut të vendit, në prag të zgjedhjeve lokale?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Po bëj një tur në të gjithë vendin, duke shkuar në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht zgjedhjeve. Siç e dini, jam përpjekur të shkoj në të 61 bashkitë e e këtij vendi të bukur dhe është pjesë e kësaj përpjekjeje.

Zëri i Amerikës: Një fenomen, i përmendur shpesh për zgjedhjet në Shqipëri, është shitblerja e votës nga njëra anë dhe mungesa e transparencës mbi financat e partive politike nga ana tjetër, të cilat dukshëm bëjnë shpenzime të konsiderueshme, por pastaj raportojnë shifra thuajse modeste. Këto fenomene pa dyshim që ju i keni ngritur edhe me zyrtarët shqiptarë në takimet tuaja. Cila është përgjigjia që merrni prej tyre? I pranojnë ata këto, apo janë në pozita mohuese?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Qëndrimi i SHBA-ve për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është shumë konseguent dhe shumë i qartë. Pritshmëria jonë është që një vend si Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare. E dimë që ka vend për përmirësim. Pamë në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e prillit 2021 që u vunë re mangësi, të cilat përfshijnë blerjen e votes. Përfshijnë abuzimin dhe kepërdorimin e fondeve shtetërore, gjë që flet për politizimin e disa elementeve dhe aktiviteteve të administrimit. Presim që qeveria shqiptare dhe ata që janë përgjegjës, aktorët përgjegjës, përfshi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe udhëheqësit politikë, do të marrin masa.

Zëri i Amerikës: Një tjetër fakt, që e përmend ODIHR-i dhe që ricitohet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit është ai i “avantazheve të rëndësishme që Partia qeverisëse përfitoi nga të qenit në pushtet, përfshirë edhe përmes kontrollit të administratave lokale dhe shpërdorimit të burimeve administrative”. Çfarë garancish mund të kenë kundërshtarët e saj se kjo nuk do të përsëritet, aq më tepër që në 4 vitet e fundit, socialistët kanë kontrolluar të gjithë pushtetin vendor?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara gjithmone ka qenë shumë i qartë për këtë. Sigurisht, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha autoritetet, me udhëheqësit dhe anëtarët e partive politike, që të përpiqemi për të bërë më të mirën për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, kjo është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe udhëheqësve politikë shqiptarë. Është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që udhëheqësit politikë, të partive politike të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre për të ndjekur rregullat dhe kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Populli shqiptar meriton kandidatë të pastër. Duam të shohim që me çdo zgjedhje, lista e kandidatëve të bëhet gjithnjë e më e pastër.

Zëri i Amerikës: Dhe një pyetje të fundit, ju në takimet me drejtuesit e forcave politike, keni theksuar rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe më integritet. Megjithatë, kemi vënë re se dhe persona të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, jo vetëm rasti i zotit Berisha, përfshihen hapur në zgjedhje, ndoshta tanimë jo duke kandiduar personalisht, por duke u angazhuar në fushata elektorale, ose duke mbështetur familjarë apo të afërm të tyre që kandidojnë. A jeni e shqetësuar për këtë?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • vlonjati says:
    April 4, 2023 at 7:07 pm

    Besoj se shqiptaret e kuptojne fare mire qe kjo Kim po ben propogande ne nje menyre te turpeshme ne favor te Rames.Shqiptaret e kuptojne shume mire se nuk kane asnje mundesi zgjedhjeje por vetem te fusin votat ne kuti se per ti numeruar e vendosur se kush fiton e ka caktuar Kim.

    Reply
  • Tironci says:
    April 4, 2023 at 7:19 pm

    demo (vlonjati), Gjon Vladimiri ishte Shqiptar edhe Mbreteria e Dioklese me kryeqytet Shkodren ishte Shqiptare. Shiko kete dokumentar qe ta kuptosh:

    youtube.com/watch?v=qWQWkMwpTvI

    Reply
  • trapajani says:
    April 4, 2023 at 7:43 pm

    zonje eshte momenti qe provat qe keni ti adresoni ose ne SPAK , ose ti dergoni ne prokurorine e USA, sepse ky tipi duhet te perballet praktikisht me akuzat. Ne populli Shqiptar e dime qe ky eshte i korruptuar se mjafton vetem vila ne gjirin e lalzit qe ky te jete i korruptuar se nuk ka mundesi qe per 30 vjet te kete kete pasuri te poafundme familjare, pamvarsisht se shume demokrat te mi nuk duan ta pranojne se kane perfituar njesoj prej tije .

    Reply
  • Tironci says:
    April 4, 2023 at 8:07 pm

    demo, ti ke nevoje qe te edukohesh me emisionet e Marin Memes. Te edukon mire Marin Mema ty demo.

    Reply
  • vlonjati says:
    April 4, 2023 at 8:12 pm

    O Tironc,ti je tiranas e jo tironc.Sa jam une Demo aq je dhe ti tironc.

    Reply
  • Tironci says:
    April 4, 2023 at 8:24 pm

    vlonjati, pse nga do qe te dish ti se nga jam une? Pse nuk te besohet se une jam Tironc na Tirona?

    Reply
  • Larva Blue says:
    April 4, 2023 at 11:31 pm

    Une nuk kuptoj jemi shtet i pavarur apo protektoriat i biznesmeneve amerikan (sepse shteti amerikan nuk i intereson shume kush eshte ne pushtet ketu). “Non gratas amerikane” i ka dale boja tani, nese kane prova ti cojne ne prokurori dhe ta fusin ne burg , ndryshe kjo non grata do kthehet ne biznes ashtu sic beri MC Gonigall. Ketu duhet te zgjedhe sovrani dhe jo pazaret dhe fleterrufete e intersave vetiake te disa njerezve qe flasin ne emer te Amerikes. Demokraci do thote qe fuqine e ka vota e popullit , ndersa kur votohet nga ambasadoret une per vete e quaj shtet autokratik sic dhe eshte tani. Lereni popullin te votoje sipas deshires dhe mos impononi mendim.

    Reply
  • vlonjati says:
    April 5, 2023 at 4:42 am

    Sepse tironcit nuk jane kaq te bezdishem sa ty.

    Reply
  • Algorithm says:
    April 5, 2023 at 6:13 am

    Zjarri në Shqipëri, u vu në 1997, kur ne USA ishin në pushtet të majtët, me Hillarin në krye.
    U jemi shumë mirnjohës Republikanëve Amerikanë, me presidentin Bush, që me zemërgjerësi, parandaloi gjakderdhje të tmerrshme civile në Shqipërine e fillimeve te viteve 90′, pasi mundesia ishte thuajse e pashmangshme, sëbashku me gazetën komuniste hileqare “Koha Jone” që hidhte benzine në prushin e zjarrtë të kohës.

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    April 5, 2023 at 6:32 am

    Faleminderit USA…..se ne sjemi ne gjendje te heqim qafe nje plere si Saliu me gjithe plerat e tij ,jo te bejme shtet…

    Reply
  • Tironci says:
    April 5, 2023 at 6:59 am

    vlonjati, Gjon Vladimiri ishte Shqiptar edhe Mbreteria e Dioklese me kryeqytet Shkodren ishte Shqiptare. Shiko kete dokumentar qe ta kuptosh:

    youtube.com/watch?v=qWQWkMwpTvI

    vlonjati, ti ke nevoje qe te edukohesh me emisionet e Marin Memes. Te edukon mire Marin Mema ty demo.

    Reply
  • info analitike says:
    April 5, 2023 at 9:50 am

    Shoqja Yuri thote gjera te drejta por jo ne koherence me sjelljet e saj. Nuk mund te heshtesh kur vendi mbytej nga droga, apo kur evidentoheshin raste flagrante korrupsioni, rrjedhja e te dhenave personale, shitblerjet e votes, marreveshje zgjedhjesh me bekimin e saj te shkelura e te shoqeruara me heshtjen e ambasadores. Nuk duhej te heshte edhe per rastin e Mcgonigal aq me teper kur akuzohej si pjesemarrese ne ato takime. Kompromentoi rende reformen ne drejtesi me veprimet e saj duke bere presion me pjesemarrjen e saj gjate zgjedhjes se krereve kyce te reformes apo me nje proces vettingu qe vepron me urdhra partie. Sot reforma ne drejtesi ka demtuar rende gjyqesorin ku ceshtjet jane bere kapice e numri i gjyqtareve eshte reduktuar. Perpara se te mesoje shqiptaret se si dhe ke te votojne eshte mire te beje nje bilanc te punes se saj. Eshte qesharake te cilesosh “non grata” Berishen e te shterngosh duart me Meten, Ramen e Veliajn, ashtu si dhe te besh xhiro me Yachtin e Zamirit! Asnje amabasador tjeter nuk i ka shkelur vijat e kuqe sic ka bere shoqja Kim. Nuk me intereson as Berisha as Meta e as Rama por e mira e vendit e nuk shoh ne asnje hap qe ambasadorja te jete prirur nga kjo gje. Si perfundim vete amabasadorja nuk i ka qendruar asaj qe propagandon duke humbur keshtu besueshmerine ne syte e shqiptareve. Daljet e saj i sherbejne per ngazellim vetem militanteve partiake.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  • S’ka fushatë, por ka protestë: Rama takon pensionistët pasi u dha bonus
  • Aktori i njohur reagon pas sulmeve: Mos denigroni familjen time. Ja e vërteta si u bëra investitor strategjik
  • E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar
  • TENSIONE NË KUVEND: Ndërtesa gdhihet e rrethuar me barriera, protestuesit godasin makinën e Peleshit dhe sulmojnë deputetët e opozitës, 5 të arrestuar

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Thirri mendjes o ramziu on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Kujtim Shehaj - Porcelan Tiranë on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. K R on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar
  5. Vlora 97 on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?