Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kina heq rregullin për izolimin e personave të infektuar me Covid
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kina heq rregullin për izolimin e personave të infektuar me Covid
AktualitetBote

Kina heq rregullin për izolimin e personave të infektuar me Covid

Published: December 7, 2022
Shpërndaje

Kina hoqi rregullin për izolimin e personave me Covid 19 dhe detyrimin për të treguar testin anti-covid në disa zona publike duke ndryshuar në këtë mënyrë rrënjësisht strategjinë e saj që mbylli miliona njerëz në shtëpi dhe ndezi protesta për dorëheqjen e Presidentit Xi Jinping.

Rregullat e reja i shtohen lehtësimit të masave disa ditë më parë që nxitën shpresat se Pekini po hiqte dorë nga strategjia “zero Covid” që po shkatërron prodhimin dhe tregtinë botërore.

Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se kufizimet nuk mund të hiqen plotësisht deri të paktën në mes të vitit 2023 pasi miliona të moshuar duhet të vaksinohen dhe sistemi i kujdesit shëndetësor duhet të forcohet.

- Publicitet -

Kina është vendi i fundit i madh, që ende përpiqet të zhdukë transmetimin e virusit, ndërsa shumë vende po përpiqen të bashkëjetojnë me të.

Paralelisht me zbutjen e kufizimeve zyrtarët kinezë po e cilësojnë virusin si më pak kërcënues, një përpjekje kjo për t’i përgatitur edhe banorët e Kinës se do t’u duhet të jetojnë bashkë me virusin.

Për herë të parë, njerëzit me simptoma të lehta lejohen të izolohen në shtëpi, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, në vend që të shkojnë në qendra karantine të mbipopulluara apo johigjenike. Kjo formë karantinimi shkaktoi acarim të madh te banorët e Kinës dhe ndikoi në nxitjen e protestave që shpërthyen më 25 nëntor në Shangai dhe qytete të tjera.

Institucionet publike me përjashtim të shkollave, spitaleve dhe shtëpitë e kujdesit, nuk do t’u kërkojnë më vizitorëve të kenë një “kod shëndetësor” në aplikacionin e telefonave inteligjentë që gjurmon testet e virusit.

Në deklaratën e lëshuar nga autoritetet thuhej se zyrtarët lokalë duhet “të marrin masa të rrepta dhe të hollësishme për të mbrojtur jetën, sigurinë dhe shëndetin e njerëzve”, por në të njëjtën kohë të “minimizojnë ndikimin e epidemisë në zhvillimin ekonomik dhe social”.

Për shkak të masave kufizuese numri me raste të infektimit me Covid 19 ka qenë i ulët, por kjo do të thotë se pak njerëz kanë krijuar imunitet natyror, një faktor që mund të shtyjë planet për heqjen e plotë të kufizimeve nëse numri i rasteve rritet.

Megjithatë, pas tre vjetësh të paralajmërimeve ndaj popullatës mbi rreziqet e COVID-19, zyrtarët kinezë kanë filluar të flasin për virusin si më pak kërcënues.

Qeveria njoftoi javën e kaluar një fushatë për vaksinimin e të moshuarve. Ekspertët e shëndetësisë thonë se vaksinimi i tyre duhet bërë përpara se Kina t’u japë fund kufizimeve ndaj vizitorëve që vijnë nga jashtë. Sipas tyre Partia Komuniste në pushtet duhet gjithashtu të ndërtojë sistemin spitalor të Kinës për të përballuar një rritje të mundshme të rasteve.

Por së fundmi zhgënjimi publik po rritet teksa miliona njerëz u mbyllën në mënyrë të përsëritur në shtëpi për periudha të pacaktuara, ndërsa ecuria ekonomike ra. /VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?