Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kina kërkon “lirimin e menjëhershëm” të Maduros dhe gruas, reagon edhe Vatikani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kina kërkon “lirimin e menjëhershëm” të Maduros dhe gruas, reagon edhe Vatikani
AktualitetBote

Kina kërkon “lirimin e menjëhershëm” të Maduros dhe gruas, reagon edhe Vatikani

Published: January 4, 2026
Shpërndaje

“Sovraniteti i vendit duhet të mbrohet dhe mirëqenia e popullit të Venezuelës duhet të mbizotërojë mbi çdo çështje tjetër”, është thirrja që vjen nga Papa Leone 14, pas arrestimit nga SHBA-të të Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro.

Kreu i Kishës Katolike bëri thirrje që Venezuela të mbetej një vend i pavarur si dhe të respektohen të drejtat e njeriut.

Më herët gjatë konferencës së parë pas operacionit në Venezuelë, Presidenti Donald Trump specifikoi se kompanitë amerikane do ta rimëkëmbin industrinë e naftës në Venezuelë duke marrë mbrapsht gjithçka u takon prej vitesh.

- Publicitet -

Por dy shtete të cilat Venezuela prej kohësh i furnizonte me naftë bruto, Kina dhe Rusia i bëjnë thirrje Amerikës të lirojë “menjëherë” presidentin Maduro dhe gruan e tij “të ndërpresë përpjekjet për të përmbysur regjimin venezuelas” dhe që çdo çështje të zgjidhet përmes dialogut.

“Shkelje të rëndë të sovranitetit kombëtar”, e ka vlerësuar operacionin edhe Koreja e Veriut. Irani dënon agresionin ushtarak dhe e konsideron këtë veprim një shembull të terrorizmit shtetëror”.

Trump po përballet me kritika edhe nga brenda vendit. Zohran Mamdani, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, e telefonoi presidentin amerikan të shtunën duke i shprehur personalisht kundërshtimin ndaj ndërhyrjes në Venezuelë.

“E telefonova presidentin dhe fola drejtpërdrejt me të për të shprehur kundërshtimin tim ndaj këtij veprimi”, deklaroi Mamdani gjatë një konference për shtyp mbi një çështje tjetër, duke shtuar se i kishte thënë Trumpit se ishte “kundër një përpjekjeje për ndryshim regjimi dhe kundër shkeljes së së drejtës federale dhe ndërkombëtare”.

“Veprimet e Donald Trump nuk e bëjnë Amerikën më të sigurt ose më të fortë, tha në reagimin e saj edhe ish-zv.presidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, e cila i quan veprime të paligjshme dhe të turpshme. Argjentina dhe Peruja kanë mbyllur kufijtë me Venezuelën për të parandaluar hyrjen e mundshme në vendet e tyre të individëve të lidhur me qeverinë venezuelase të Nicolas Maduros që kërkojnë strehim.

Ndërkohë, Gjykata Supreme e Drejtësisë e Venezuelës ka urdhëruar që Zëvendëspresidentja Ekzekutive Delcy Rodríguez të marrë detyrën e presidentes së përkohshme të vendit jugamerikan, pas kapjes së Presidentit Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara.

“Urdhërohet që qytetarja Delcy Eloína Rodríguez Gómez, Zëvendëspresidente Ekzekutive e Republikës, të marrë dhe të ushtrojë, si Presidente e përkohshme, të gjitha fuqitë, detyrat dhe kompetencat që lidhen me postin e Presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës, me qëllim garantimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjes së plotë të kombit,” deklaroi Presidentja e Dhomës Kushtetuese, Tania D’Amelio, duke lexuar një deklaratë të transmetuar në radio dhe televizion.

Sipas New York Times, mbi 80 persona, mes tyre civilë dhe ushtarë, janë vrarë në sulmin amerikan të së shtunës në Venezuelë, ndonëse Trump deklaroi se nuk kishte viktima.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    January 5, 2026 at 5:29 am

    Aksion model kunder terroristeve lilipute qe torturojne popujt e tyre.Te kishte pasur nje Trump ne 1946 Amerika nuk do ta katandiste Harry Fullcin ta rrihnin policet e Enver Hoxhes ne Portin e Durresit,Nuk do dergonte Hamit Matjanin me 5 Diversante te clironte Shqiperine,por do dergonte marinsat ta kerrenin enver hoxhen me gjithe Memetin dhe populli shqiptar do te shpetonte nga pushtimi 50 vjecar terrorist dhe Historia do fliste ndryshe.
    Se nuk c`montohet nje klike terroriste e armatosur me 5 hamid matjana dhe 6 xhevat mustafa.
    Trump korrigjoi Gjirin e derrave.Derri do plumb.

    Reply
  • demo says:
    January 5, 2026 at 5:45 am

    Jane Probleme te bartura kur Presidentet Amerikane toleruan Agresionin e Ushtrise kuqe te Stalinit ne Evrope.Toleruan morrat e kuq te Mao Ce Dunit.Kinen e cliroi Guomindani Can kai Shekut,Pushtetin e moren morrat e kuq te Mao ce Dunit,.
    Sikur ne vend te Trumanit te ishte Trumpi,,A i hodhi dy Atomike ne Japoniii?Hidhe edhe nje ne 1 Tetor 1949 ne sheshin Tien An Men dhe nuk do te kishte as Kore,as Vietnam,as Kube.
    Nuk lihen punet pergjysem.Me tolerancen e Demokracise Amerikane te prfitojne rreckamanet e kuq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?