Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kirurgia e njohur ish-deputete rrëfeu para vdekjes ngjarjen e panjohur të vitit 1991
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Kirurgia e njohur ish-deputete rrëfeu para vdekjes ngjarjen e panjohur të vitit 1991
Histori

Kirurgia e njohur ish-deputete rrëfeu para vdekjes ngjarjen e panjohur të vitit 1991

Published: November 25, 2025
Shpërndaje

Rushen Golemi, kirurge pionere dhe ish-deputete, u nda nga jeta në shkurt 2018. Gazetarja E.Ilnica ka sjellë në kujtesë një intervistë të panjohur të saj.

Golemi ishte gruaja e parë kirurge femër në Shqipëri. Ajo është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës” dhe figuron në një enciklopedi ndërkombëtare për kontributin e saj.

U lind në Durrës me 16 korrik, 1935. Në vitin 1957 përfundoi shkëlqyeshëm studimet në degën Mjekësi në Tiranë. Me kërkesën e saj i jepet specialiteti i kirurgjisë dhe fillon punën si kirurge në spitalin Civil të Tiranës në 1957.

- Publicitet -

Në fillimet e karrierës mjekësore, ajo rrëfen se ishte shumë modeste: paguhej pak megjithë pozicionet e rëndësishme që mbante. Në vitin 1991, Golemi tregon se ka adresuar publikisht një ngjarje: sipas saj, Lleshi qëlloi me armë ndaj një personi që kishte hyrë te vila e tij. Ajo thotë se ka replikuar me të për këtë akt, duke e denoncuar publikisht. Pas këtij konfrontimi, Golemi pretendon se është kërcënuar me vdekje pesë herë.

Pyetjes: Kujtoni ndonjë replikë në parlament? – ajo i përgjigjet:

“Po sjell në mendje atë me Haxhi Lleshin. Në oborrin e tij kishte hyrë një burrë dhe ai e kishte qëlluar me armë. Kjo m’u duk shumë e tepruar dhe replikova ashpër, por edhe me shumë emocione. Ai në fakt nuk reagoi fare, megjithatë unë ia dola mbanë që ta ngrija si çështje dhe të ndryshonte situata.

Në shtëpinë time janë dërguar 5 zarfe, ku më kërcënonin se jam e dënuar me vdekje. Pa përmendur fjalët e tjera që shkruheshin aty, që ishin nga më të neveritshmet, të frikshme dhe terrorizuese. Nuk i kam ruajtur ato zarfe, i digjja ose i grisja menjëherë pas leximit, pasi nuk doja që të binin në dorë të fëmijëve, megjithatë përmbajtjen ua kujtoj mirë. Nisur nga këto dhe kërcënime të tjera, shpesh deputetët kërkonin të më shoqëronin për siguri, sidomos Azem Hajdari, por nuk pranoja asnjëherë” – thotë mjekja.

Golemi shfaqet me shumë modesti në rrëfimin e saj, pavarësisht arritjeve të mëdha si mjeke dhe si deputete, ajo tregon se jeta e saj nuk ishte luksi, por shërbimi.

‘Gjithë jetën time kam marrë 800 lekë të vjetra. Nuk arrij të kuptoj dot babëzinë dhe korrupsionin e mjekëve të sotëm, që bëjnë pazar me jetët e njerëzve. Maksimumi i mirënjohjes që merrnim nga pacientët dhe të afërmit e tyre, ishin karamelet ose ndonjë çokollatë” – tregon ajo.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Na myten says:
    November 25, 2025 at 9:27 pm

    Dikush genjen me kete histori “heroike”.
    Personi hyri 2-3 here ne oborr duke provokuar dhe ai qe i futi plumb bythës pasi i tha të largohej ishte kopshtari besnik i Haxhiut.
    Natyrisht Haxhiu do e mbronte kopshtarin por ai robi e krruajti me shume se c’duhet se kushedi mendonte që i kishte ardhur dita te futej ne shtepi te tjetrit, e sidomos ish-presidentit ashtu, gjithe pordhë. Mundesisht t’ia fuste edhe me shpullë.

    Reply
  • demo says:
    November 25, 2025 at 11:18 pm

    Nje Histori Llasticas..Kjo ka qene Mimoza Llastica. Rushen Golemi ka qene e llastuar ne Diktature,E llastuar ne Berishature.
    Ka marre nje Burse per Mjekesi, nje nga dy bursat per mjeksi qe kishte krejt rrethi Durrsit.Nuk e di cfare ishte atehere Medar Shtylla,ministri Jashtem,qe kishte pasur miqesi me babane e kesaj ish Prefekt i Beratit.Enver Hoxha i pushkatoi prefektet e Zogut,paska shpetuar i jati kesaj.Edhe miqesite adoleshente i ka cuditerisht me gruan e Iljaz Rekes.Studion mesimet me Krisanthi Reken ne shtepine e Iljaz Rekes,Minister Bujqesie,Sekretar i pare i Durresit.Qellon.Eshte me fat. Disa njerez e kane fatin me kapul,Jane 48 studente mjeksie,por prof Petrit Gace,vetem Rushanen mbante ne krah te djathte per asistente.
    Pas Diplomimit te gjithe studentet u shperndane ne rrethet e veta,,Kete Rushanen e emeruan ne Tirane kunder deshires se saj,sepse kjo donte ne Durres. Menjehere Princi i kalter,kunati Iljaz Rekes kthehet nga Moska(ku studionte Diplomaci)dhe i kerkon doren.
    Ishte normale qe kjo me cene ne biografi,si vajze Prefekti te ishte nder te paret Deputete te partise se Berishes.Ne Parlament paska goditur fort ne 91 plakun 80 vjecar Haxhi Lleshi qe ka gjuajtur me cifte nje hajdut,a pijanec,a rrugac qe i ka hyre ne shtepi. Bravo,Trimeri ka treguar !E ka bere si bushtrat tinezare qe kafshojne prapa shpine,.Se aty ka qene Haxhi Lleshi.Mund ta godiste ne 61,ne 71,,ne 81,kur Haxhi Lleshi kishte VUXHUUUUT.

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    November 26, 2025 at 2:05 pm

    Gazetarja, ne vend qe ti vere vetullat i ka nxjerre syte Rushenit. Dhe ajo, po te ishte gjalle, nuk do te pranonte kurre qe ta verbonin. Rusheni ngjasonte, ne cdo cilesi, nje oke e pese nje oke pa pese, me te gjitha grate intelektuale te sistemit kaluar. Dallonte, per nga bukuria.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • I lindur në Irlandë me mbiemër latin, kush është mbrojtësi që u grumbullua me Kepin e Gjelbër nëpërmjet LinkedIn
  • “Dokumenti është firmosur, por detajet mbeten sekret” çfarë ndryshon tani për Iranin dhe Izraelin?
  • “Ç’kërkojnë në Shqipëri Jared Kushner dhe Ivanka Trump”, BBC reportazh për ngjarjet në vend
  • Mjekësia shqiptare në zi, shuhet neonatologu i njohur Edi Tushe
  • Zhvillohet sot seanca e parë në themel në GJKKO për Erion Veliajn

Komentet e Fundit

  1. Horri i bulevardit on Askush nuk mund të japë atë që nuk e ka
  2. Konfuzion on Revolucioni i Flamingove shkon përtej Kushnerit dhe zogjve
  3. Konfuzion on Revolucioni i Flamingove shkon përtej Kushnerit dhe zogjve
  4. 1thundrak on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  5. 1thundrak on VIDEO: Përplasje fizike në ambjentet e GJKKO, vëllezërit gjakosin të pandehurin brenda kafazit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?