Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kishin ankth, shikonin rrugën”, dëshmia e personit të fundit që takoi të zhdukurit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Kishin ankth, shikonin rrugën”, dëshmia e personit të fundit që takoi të zhdukurit
KronikeKryesore

“Kishin ankth, shikonin rrugën”, dëshmia e personit të fundit që takoi të zhdukurit

Published: May 2, 2023
Shpërndaje

Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovari, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë zbuloi në studion e Euronews Albania detaje nga ngjarja e rëndë në jug të vendit.

Gjini tha se në rrugë private familjarët kanë siguruar dhe dëshminë e personit i cili ishte natën e ngjarjes me dy të zhdukurit.

Sipas dëshmisë, Leonard Theodhori, 46 vjeçari i njohur si “Koçole”, ishte shumë në ankth natën e ngjarjes. Ai shihte gjithë kohën makinat që kalonin në rrugë dhe teksa Fatmir Sulovari e pyeste pse ishte në atë gjendje, ai përgjigjej “kujtoja se ishin ata”.

- Publicitet -

“Unë e kam dëshminë e djalit që ishte me ata atë natë. Djali në dëshminë e tij thotë se këtë natë dy të zhdukurit ishin shumë në ankth. Sidomos Koçolja, personi i dytë i humbur shikonte shpesh në rrugë, çdo makinë që kalonte dhe Fatmiri e pyeste pse e ke gjithë këtë ankth. Ai thoshte dyshova se ishin ata. Dikush e merrte në telefon “Koçolen”, dhe kur Fatmiri e pyeste kush ishte, “ishte ai”, përgjigjej. Dhe ai mbeti gjithmonë një enigmë. Unë nuk besoj kurrë se mund të jetë një ekzekutim për 8 milion lekë, nuk besoj që njerëz profesionistë të organizojnë gjithë këtë të rrëmbejnë dy persona dhe të marrin pasoja të rënda ligjore për 8 milionë lekë”, tha miku i Sulovarit.

Sipas Gjinit, dyshohet se shkak për pengmarrjen është bërë një tokë që “Koçolja” përflitet se e ka shitur dy herë. Por ai tha se personalisht nuk mendon se kjo pengmarrje të ketë të bëjë me shifra 8 milionë lekë, pasi asnjë vrasës profesionist nuk merr përsipër pasoja të tilla ligjore dhe të rrëmbejë dy persona për këtë shifër.

Policia e Sarandës ka arrestuar 28-vjeçarin Sofokli Baxheri, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”. Sipas policisë ai ka dijeni për zhdukjen e Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi. 28-vjeçari dyshohet se është pronari i banesës së dhënë me qera në fshatin Nivicë, ku dyshohet se u mbajtën dy të zhdukurit dhe ku u gjet makian e dyshuar e rrëmbyesve.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  • Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
  • Si po futen në Shqipëri pesticide kineze e indiane, Ministria e Bujqësisë “mbyll sytë”
  • Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët
  • Plagosi bashkëkombësin e tij në Tiranë, kapet në Greqi 19-vjeçari turk

Komentet e Fundit

  1. ANA on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Zgjohuni, lufta pa kompromis kundrejt c’do ekstremizmi e ben boten te paqeshme. on VIDEO: Tjetër sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur
  3. Zgjohuni, heshtja kundrejt bemave korruptive-kriminale t’ben fajtor on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  4. I pafuqishmi on Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  5. AI Music Creator on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?