Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kishte bërë gati 350 doza kokaine dhe kanabisi për shitje në lokalet e natës, arrestohet 20 vjeçari në Vlorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kishte bërë gati 350 doza kokaine dhe kanabisi për shitje në lokalet e natës, arrestohet 20 vjeçari në Vlorë
AktualitetKronike

Kishte bërë gati 350 doza kokaine dhe kanabisi për shitje në lokalet e natës, arrestohet 20 vjeçari në Vlorë

Published: April 19, 2023
Shpërndaje

 

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 20 vjeçar, pasi u kap në flagrancë me 350 doza kokaine dhe kanabis, të cilat i kishte bërë gati për shitje në lokalet e natës në zonën bregdetare.

Gjithashtu bëhet e ditur se në procedim janë edhe tre persona të tjerë, ndërmjet tyre edhe shtetas të huaj, pasi nga kontrollet e kryera prej policisë, iu gjetën sasi droge, të cilën dyshohet se e kanë siguruar nga 20-vjeçari i arrestuar.

- Publicitet -

 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Fokus 5”, sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në 350 doza, të gatshme për shitje.

Shiste doza të drogave të forta dhe të kanabisit, në lokalet e natës, në zonën bregdetare, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Procedohen penalisht 3 shtetas, të huaj dhe shqiptarë, pasi u kapën me doza të lëndëve narkotike, të dyshuara të blera nga 20-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, si rezultat i  kontrolleve të vazhdueshme në ambientet e lokaleve të natës dhe në zonën përreth tyre, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që mund të kryhen në këto ambiente, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 5”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi V. R., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në automjetin e 20-vjeçarit, në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë gjetën 350 doza të dyshuara të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis. Dozat dyshohet se do të shiteshin nga shtetasi V. R., në lokale nate, në Vlorë.

Në vijim të këtij operacioni, shërbimet e Policisë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M., 31 vjeç, A. K., 25 vjeç, të dy banues në Vlorë, si dhe për shtetasen Ch. R., 26 vjeçe banuese në Itali, pasi gjatë kontrolleve fizike, këtyre shtetasve iu gjetën doza të lëndëve narkotike, të dyshuara të blera nga shtetasi V. R.

Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të metejshme. Kontrollet në lokalet e natës në qark, si në zonën përreth tyre, do të vijojnë.

 

 

p.k\dita 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Sokol on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. K R on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. prehistoriku on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?