Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kishte bërë gati shpërthimin me tritol, Policia arreston 23-vjeçarin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kishte bërë gati shpërthimin me tritol, Policia arreston 23-vjeçarin
AktualitetKronike

Kishte bërë gati shpërthimin me tritol, Policia arreston 23-vjeçarin

Published: March 3, 2023
Shpërndaje

Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në Vlorë, duke sekuestruar 500 gramë eksploziv që ishte montuar në një pajisje me telekomandë për t’u shpërthyer në distancë.

Gjithashtu ka sekuestruar 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak, lëndë narkotike, veshje policore dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në pranga ka rënë 23 vjeçarin Damiano Sejko, që i mbante të fshehura në banesën e tij.

- Publicitet -

23-vjeçari dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal që po përgatitej për një krim të rëndë.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që do të bashkëpunonin me të riun.

Njoftimi i Policisë

Sekuestrohen 500 gramë eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë, për t’u shpërthyer në distancë.

Gjithashtu, sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak, lëndë narkotike, veshje si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Arrestohet në flagrancë 23-vjeçari që i mbante të fshehura në banesën e tij.

23-vjeçari dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal që po përgatitej për një krim të rëndë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se një 23-vjeçar, i cili dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal, në qytetin e Vlorës, mbante të fshehura në banesë, armë zjarri të llojeve të ndryshme, me të cilat dyshohet se do të kryhej një krim i rëndë, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Strike”, duke angazhuar shërbime të shumta policie.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– D. S., 23 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen “Bashkimi”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 500 gramë eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë, për t’u shpërthyer në distancë, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 armë gjahu, 38 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 2 uniforma policie, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volksëagen”.

Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar. Vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin e shtetasve të tjerë që do të bashkëpunonin me shtetasin D. S. dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?