Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kjo e martë është një ditë historike për Shqipërinë, nisin sot zyrtarisht negociatat me BE, çfarë pritet të ndodhë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kjo e martë është një ditë historike për Shqipërinë, nisin sot zyrtarisht negociatat me BE, çfarë pritet të ndodhë
KryesorePolitike

Kjo e martë është një ditë historike për Shqipërinë, nisin sot zyrtarisht negociatat me BE, çfarë pritet të ndodhë

Published: July 19, 2022
Shpërndaje

19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë. Sot nisin bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Evropian.

Ditën e shtunë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut prani propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë.

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014.

- Publicitet -

Në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Sot  procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ditën e djeshme delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Rama u nis drejt Brukselit.

Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.

Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese e cila duhet të miratohet.

Për Shqipërinë kjo do të jetë dhe çelja zyrtare e negociatave.

AXHENDA

E hënë, 18 korrik

15.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit “Zaventem” të Brukselit (TC-ANA)

17.30 – Mbërritja në aeroportin “Zaventem” të Brukselit

Kryeministri dhe delegacioni që e shoqëron mirëpriten nga znj. Suela Janina,
Ambasadore e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian

17.40 – Nisja drejt qytetit të Brukselit

E martë, 19 korrik

08.30 – Takim mes z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Dimitar
Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Ursula
von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian (Vendi: Selia e Komisionit
Europian, Le Berlaymont, Rue de la Loi 200, 1049 Bruxelles)
Formati: 1+2
Pjesëmarrës nga delegacioni shqiptar:
Z. Edi Rama, Kryeministër
Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski
dhe Presidentes Von der Leyen

11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare (Vendi: Europa Building, Rue de
la Loi 155, 1040 Bruxelles)

Tryeza e parë

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE
Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE
Z. Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm
Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë
Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë
Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik
Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTAT

Tryeza e Dytë

Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim
Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm
Z. Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm
Z. Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë
Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Z. Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Z. Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave
Znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e BE
Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike
Znj. Albana Agastra, Këshilltare e MEPJ
Znj. Natasha Ahmetaj, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë
Z. Ami Kozeli, Drejtor i kabinetit të Kryenegociatorit me BE
Znj. Admira Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së BE në MEPJ
12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së
Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së
Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin

15.00 – Takim screening i z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

18.00 – Pritje e përbashkët me palën Maqedonase me rastin e hapjes së negociatave
me Bashkimin Europian.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Aiu nga Selenic says:
    July 18, 2022 at 8:34 pm

    Ju Urojme Suksese ne realizimin e ketij misioni te rendesishem,

    Reply
  • Leo says:
    July 19, 2022 at 5:07 am

    Shetitje per turizem me leket e popullit.
    Cfare duhen nga dy tre zv minitra te te njejtes ministri.
    Hani pini more derra me leket e popullit fukara dhe i trshe.
    Po 25 vete me ndigjue se me fole pervec palloshit zor se flet kush

    Reply
  • Eni says:
    July 19, 2022 at 6:12 am

    Urime dhe sa me shpejt te hapen kapitujt sidomos 2….kam rezerva per disa anetare te grupit….nuk kane njohurite e nevojshme dhe inst we kane drejtuar nuk kane asnje lidhje me perafrimin por kane bere hapa pas….duhen pare qe nga kjo e DAP e deri tek zv ministra….duhet Reformation dhe mbeshtetje tek eksp te jashtem….me Kapazitet qe ka adm sot, nuk hapet dot asnje kapitull…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?