Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do vendosë Tereza Merkaj që SPAK t’u hetojë pasuritë Berishës dhe Metës?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > A do vendosë Tereza Merkaj që SPAK t’u hetojë pasuritë Berishës dhe Metës?
KronikeKryesore

A do vendosë Tereza Merkaj që SPAK t’u hetojë pasuritë Berishës dhe Metës?

Published: February 28, 2023
Shpërndaje

Tereza Merkaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është para një vendimmarrje të rëndësishme, e cila mund të shënjojë karrierën e saj si magjistratë, por edhe të japë një mesazh të fortë nga drejtësia e re.

Në 9 mars 2023, gjyqtarja Tereza Merkaj do të vendosë nëse SPAK-u do të hetojë ose jo pasuritë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, nëse burojnë nga të ardhura të ligjshme dhe nëse janë deklaruar në përputhje me ligjin.

Kallëzuesi Idajet Beqiri ka paraqitur parashtrimet e tij, duke kërkuar hetimin e Metës dhe Berishës për pasurinë dhe rolin e tyre në grabitjen e thesarit të shtetit në vitin 1997 dhe 1999.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, prokurorja e SPAK-ut, Manjola Kajana ka parashtruar argumentet e saj kundër hetimit.

Kjo betejë ligjore mes prokurores Manjola Kajana, gjykatës së shkallës së parë dhe avokat Idajet Beqiri ka marrë një vëmendje të veçantë për shkak se objekt i kallëzimit penal janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy personazhe që kanë dominuar politikën shqiptare dhe që sot janë familjarisht milionerë në euro.

Nëse Tereza Merkaj do të shprehet pro hetimit, SPAK do të detyrohet të nisë një hetim të thelluar për pasurinë e Berishës dhe Metës, e cila mbart shumë pika të errëta. Në të kundërt, do të mbetet në fuqi vendimi i prokurores Manjola Kajana, e cila pretendon se nuk janë kushtet dhe rrethanat për të nisur një hetim.

Kush është gjyqtarja Merkaj

Gjyqtarja Tereza Merkaj u konfirmua në detyrë më 15 dhjetor 2021, pasi u vlerësua pozitivisht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Merkaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe kreu stazhin për një vit në Gjykatën e Durrësit.

Në vitin 2004 u emërua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në 2013-ën u transferua në Gjykatën e Tiranës, në fushën e drejtësisë për të mitur.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?