Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kjo është vetëm vala e parë”, të shpallurit non grata nga SHBA do jenë të tillë edhe për Britaninë e Madhe (reagimi)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Kjo është vetëm vala e parë”, të shpallurit non grata nga SHBA do jenë të tillë edhe për Britaninë e Madhe (reagimi)
Kryesore

“Kjo është vetëm vala e parë”, të shpallurit non grata nga SHBA do jenë të tillë edhe për Britaninë e Madhe (reagimi)

Published: July 22, 2022
Shpërndaje

 

Britania e Madhe njoftoi nisjen e një aksioni të gjerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke ndërmarrë sanksione ndaj 27 personave, mes tyre edhe disa shqiptarë, që kanë të bëjnë me të drejtën e qëndrimit të tyre në këtë vend si dhe lidhjet ekonomike.

Sanksionet britanike ishin paralajmëruar në Tiranë dhjetorin e kaluar nga ambasadori Alastair King Smith.

- Publicitet -

Ambasada britanike në Tiranë, e pyetur nga A2 CNN, nëse do ketë një publikim emrash të sanksionuar dhe nëse ata janë nga politika, biznese, media apo fusha tjera, u përgjigj se: “Legjislacioni i Britanisë së Madhe nuk lejon të jepen më shumë detaje. Britania nuk synon të marrë masa ndaj një institucioni, grupi apo partie. Janë individë të ndryshëm. Dhe kjo është vala e parë e masave në Shqipëri dhe me gjerë në Ballkan”.

I dërguari i posaçëm Londrës, për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, theksoi përmes një editoriali se individët shqiptarë të sanksionuar kanë lidhje me korrupsionin dhe krimin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara.

“Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh të vlefshme për të ndaluar individët që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë ndalimin e hyrjes në vend si dhe ndërprerjen e lidhjeve ekonomike. Detajet e këtyre veprimeve nuk mund të bëhen gjithnjë publike”, tha Peach.

Ndonëse mbështet punën e organeve të reja të drejtësisë, autoritetet britanike besojnë se shumë persona të lidhur mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme, vijojnë të përfitojnë nga pandëshkueshmëria.

“Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Nevojiten ndryshime të tjera si dhe reformë zgjedhore”, thuhet në editorialin e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor.

Peach nuk bëri publik sa janë personat e prekur nga këto sanksione dhe cilët janë ata. Por vuri theksin te mesazhi që Londra po kërkon të dërgojë. “Mesazhi i Mbretërisë së Bashkuar për të gjitha ata që janë përfshirë në krim apo korrupsion është ky: promovimi i krimit dhe korrupsionit, qoftë në Ballkanin Perëndimor apo gjetkë nuk do të jetë pa pasoja dhe ju nuk do të jeni të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar”.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie
  • PDK dhe AAK refuzojnë ftesën, Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova shkon sërish në zgjedhje
  • Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë, pezullohen dy policë
  • Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  • ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën

Komentet e Fundit

  1. Otto on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  2. Një qytetare vlonjate on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  3. Katiu on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. Rila on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  5. Kokpalari 21 janarit on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?