Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kjo gazetare “rezulton e zhdukur” nga burgu në Siberi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kjo gazetare “rezulton e zhdukur” nga burgu në Siberi
BoteLajmi i fundit

Kjo gazetare “rezulton e zhdukur” nga burgu në Siberi

Published: December 1, 2025
Shpërndaje

Ish-bashkëpunëtorja e Radios Evropa e Lirë, Nika Novak – e cila u dënua me burgim vitin e kaluar nga një gjykatë ruse për shkak të ushtrimit të detyrës së saj profesionale – është zhdukur nga një qendër korrektuese në Siberi, tha avokatja e saj të hënën.

Julia Kuznetsova tha në një postim në rrjetet sociale se duket se Novak po transferohej nga Kolonia Penale Nr. 11 në fshatin Bozoj, në rajonin Irkutsk, megjithëse destinacioni i saj mbetet i panjohur.

“Këtë javë, një koleg avokat u përpoq ta vizitonte Nikën, por iu mohua hyrja”, shkroi Kuznetsova.

- Publicitet -

“Ai vuri re zhurmë të madhe dhe një numër të madh të oficerëve të Komitetit Hetimor në burg. Stafi i burgut nuk po shpjegon saktësisht se çfarë ka ndodhur”, shtoi ajo.

Kuznetsova tha se më 30 nëntor ajo telefonoi burgun për ta pyetur për Nikën, por kërkesa nuk iu pranua dhe iu kërkua të paraqiste një kërkesë zyrtare, gjë që ajo më pas e bëri.

Novak u dënua me katër vjet burgim pas një gjyqi me dyer të mbyllura për “bashkëpunim konfidencial me një shtet të huaj, organizatë ndërkombëtare ose të huaj”, një dënim që ajo dhe organizatat për të drejtat e njeriut e konsiderojnë të padrejtë.

Ajo u transferua në Koloninë Penale Nr. 11 më 1 mars, ku u ankua për kushte të ngjashme me torturën, para se të hynte në grevë urie.

Ajo tha se u vendos në izolim pasi refuzoi t’i japë intervista mediave ku duhej të pretendonte se “gjithçka është në rregull në koloninë penale dhe të burgosurit janë të lumtur” dhe për refuzimin për të punuar si rrobaqepëse.

Presidenti i Radio Evropa e Lirë, Steve Capus, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse ta lirojnë atë, duke thënë se dënimi i saj me akuza “politikisht të motivuara synon të heshtë dhe frikësojë gazetarët individualë”.

Para arrestimit, Novak kishte punuar për ChitaMedia dhe kishte qenë kryeredaktore e faqes Zab.ru. Ajo kontribuoi në programet e Siberia.Realities të REL-it në vitin 2022.

Rasti i 33-vjeçares shënoi herën e parë që një gazetar u dënua nën nenin 275.1, një vepër që u fut në ligj vetëm në vitin 2022, muajt pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    December 2, 2025 at 1:28 am

    I tille ka qene presioni mbi gazetaret nen presidencen Berisha,.Kryetari SHIKUt e fillonte punen,duke c`fletuar gazetat,ku te gjinte ndonje armik komunist,antidemokratik.Gazetare,qe sot jane perfaqesues te partise socialiste,te ndertimit te socializmit dhe luftes partizane si Xhevdet Shehu,Mero Baze,Luarasi,etj.atehere ishin ne preher te Berishes.E pinin kafen ne Presidence.
    Sot Berisha duket si nje cope budalle,si i shkare nga trute,po me ardhe dhe njehere ne pushtet,Andi Bushati me Lubonjen te gjejne vrime te futen,se nuk i harron ato te vjetrat Berisha.

    Reply
  • chp says:
    December 2, 2025 at 2:58 am

    Gazetari Zamir Dule ka ndërruar jetë ne 5 prill 2024 në moshën 55-vjeçare. Ai punoi si gazetar i kronikës se zezë dhe asaj investigative në gazetën ‘Koha Jonë’ në vitet 1993-1997 kur dhe u torturua pas djegies së redaksisë së gazetës ‘Koha Jonë’.
    Natën e 2 marsit duke u gdhirë 3 mars 1997, gazetari Zamir Dule para vënies së zjarrit të redaksisë së KOHA JONE nga SHIK-u, Policia dhe Garda e Republikës, u mor me forcë nga zyrat e gazetës, bashkë me punonjësin tjetër Anesti Nikolla, dhe u rrah e torturoi në qelitë e Komisariatit Nr.3 të Policisë në Tiranë. Që prej asaj nate makabre për median e lirë, gazetari Zamir Dule u mënjanua nga gazetaria, pas pasojave ç’njerëzore ndaj tij prej shikasve të SHIK-ut.
    Ne nje rrefim të Andrea Dimushi, ish-drejtues ne poste te larta ne SHIK-un e Bashkim Gazidedes dhënë në maj 2015 për gazeten “Dita” tregon një të vërtetë të madhe, të dhimbshme e kriminale të kohës së Bashkim Gazidedes e të pushtetit të Sali Berishës, (në atë kohë president) në mandatin e parë 1992-1997 ku tregon me gojen e tij se është thirrur nga Bashkim Gazidede për të organizuar Shërbimi Sekret Shqiptar djegien e gazetes më të madhe të pavarur “Koha Jone” të asaj kohe.
    Në mars 2016 ish-shoqëruesi i Berishës, Izet Haxhia tregonte se gazeta më e madhe në vitet ’90 u dogj me urdhër të Sali Berishës, ish-presidentit të asaj kohe.
    Epilog:
    Eshte turp per Tramp-at e Amerikes
    Eshte turp per Makronet pakoqsa te Europes
    Eshte turp per junten e prokuroreve te Spakrimit
    Eshte turp per Radion Europa Qlire
    qe kryekrimineli berishe ne vend te jete i prangosur perdhos viktimat e tij…dhe aq me keq na cajne menderen me keto gazeteret e leshit Rusise….Ku ishe moj Europe e Lire e Leshit kur naziskini Berishe gjakoste shtypin dhe gazetaret !!!!

    Reply
  • demo says:
    December 2, 2025 at 5:59 am

    Tmerr ka qene.I tmerrshem ka qene.Te zhdukte.
    Oooo Edi Rama,mos vidh.Oooo Edi Rama mos vidh! O Edi Rama boll vodhe,qe mos u ngopsh! Do na sjellesh Berishen prape me Ato hajdutet,qe ke mbushur zyrat.
    Jemi NE,725 mije pensioniste,qe shkojme ne votime grushtbashkuar,qe t`i japim brrylin Berishes,,po te jete per ty e per ato Luleshtrydhet e tua,Berisha vjen ne pushtet qe neser dhe i mjeri ti o ditezi,se kete radhe levat e malokeve do te duken gudulisje pleshtash.Lere Drejtesine te bej punen.Mos nderhyj tek Drejtesia,se Ajo Lulushja ka vjedhur me dore te rende edhe per ty,edhe per vete.

    Reply
  • Lexuesi says:
    December 2, 2025 at 9:30 am

    Komenti i mesiperm nje alarm i vertete per pushtetaret.Edi te lere menjane sofizmat per nderhyrje te drejtesise ne pushtetin ekzekutiv dhe menjehere te shkarkoje nga detyre Belen e te lere drejtesine te vendose per te.Nuk behet kjameti po nuk qe Bela Ministre,por behet qameti te vije ne pushtety Berisha.Ramaes i duhet dore e hekurt per parandalimin e vjedhjeve jo duke bertitur se nuk pjerdh njeri se bertet,por te vendosen ligje te rrepta per administrimin e pushtetit vendor.
    Eshte alarmante qe 26.5 perqind e te punesuarve ne Shqiperi te punojne ne administrate apo sherbime publike ne bashkite,me shume se cdo vend ne Europe.Keta quhen militante nuk bejne asnje pune,apo bejne sikur punojnespiunojne njeritjetrin te kryetari dhe gjenerojne ne zyra apo ne mirembajtje lulishtes ku dy punojne e tre drejtojne.
    Te hiqet dore nga ndermarrjet shteterore te bashkive.Ato sherbime i ben privati,por kerkohet pune ne tenderim te fondeve.Te vihet ne pune DIELLA

    Reply
  • Dudumi says:
    December 2, 2025 at 9:35 am

    Epo ti lutet demo Edit te Ramajve Te mos vjedhe. Kjo na ka mbetur. Se gati eshte bulldogu I Bjeshkeve Te Nemura. Te qeverise me Kanun. Po Rama a derezi nuk ka haber nga parate. Me therrte mua po e di sa e ka rrogen ne muaj. Ai s’punon as per rroge dhe as per interes personal. Punon per te mbetur ne histori. Atij ia hedhin ata poshte. Ai mezi sjell para duke bere politike nderkombetare me afariste saudite e ebrej bashke. Me dhen-dure presidentesh duke i dhene ne perdorim ishullin e braktisur e ta tepert Te gjarperinjve dhe ferrave. IA hedhin mo, ia hedhin.​E genjejne.​Ai è kullandris qeverine si nje pikture te bere me pasion. Qe e ofron falas, ne kembim Te mbetjes ne histori. Po ata e marrin pikturen dhe e shesin ne ankand so me qene Mona Liza e Da Vincit. Dhe I vjedhin parate qe humbin mesazheve ne celulare. E Mos o zot, tallen me te duke I vene epitetin pallosh. Sa guxoi Azemi ta quante Salen kallam Te gjate, ky i nxorri bojen si fuks Sigurimi. Po Kallam I gjate bjere ketu. Pallosh i gjate dhe pa kokerr leku ne xhep eshte mizerje fare. Aman ore, mos vidhni me, se nuk duam rruge e tynele. Vetem mos te vije​prape ne timon bulldogu I Bjeshkeve Te Nemura.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?