Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Kjo situatë të marrë fund’/ Presidenti thirrje për t’i shtypur me dhunë protestat në Iran
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ‘Kjo situatë të marrë fund’/ Presidenti thirrje për t’i shtypur me dhunë protestat në Iran
AktualitetBote

‘Kjo situatë të marrë fund’/ Presidenti thirrje për t’i shtypur me dhunë protestat në Iran

Published: September 24, 2022
Shpërndaje

Protestat vazhduan gjatë natës nëpër qytete në Iran deri të shtunën në valën e indinjatës pas vdekjes këtë muaj të 22-vjeçares Mahsa Amini, ndërsa presidenti i Republikës Islamike Ebrahim Raisi tha se ato duhet të shtypen me vendosmëri.

Protestat shpërthyen në Iran një javë më parë në funeralin e 22 vjeçares kurde e cila vdiq pasi ra në koma pas ndalimit nga policia e moralit, sipas së cilës ajo nuk e kishte vënë siç duhej hixhabin.

Vdekja e saj ringjalli zemërimin për kufizimet e lirive personale në Iran, kodet e rrepta të veshjes për gratë dhe një ekonomi të dobësuar nga sanksionet.
Tridhjetë e pesë persona janë vrarë në demonstratat njëjavore, sipas televizionit shtetëror të Iranit.

- Publicitet -

Media shtetërore e citoi të shtunën presidentin Iranian Raisi të thoshte se Irani duhet “të merret me vendosmëri me ata që kundërshtojnë sigurinë dhe qetësinë e vendit.”
Presidenti “theksoi se ishte e domosdoshme të bëhej dallimi mes protestës dhe prishjes së rendit dhe sigurisë publike dhe i quajti ngjarjet . trazira,” sipas medias shtetërore.

Gratë kanë luajtur një rol të spikatur në protesta, duke hequr dhe djegur hixhabët. Disa i kanë prerë flokët publikisht ndërsa turmat e indinjuara bëjnë thirrje për rënien e Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Agjencitë iraniane të lajmeve raportuan të shtunën se 739 protestues ishin arrestuar në provincën veriore të Gilanit, në Detin Kaspik.

Një llogari e një grupi aktivistësh në Twitter, 1500tasvir, tha se kanalet e komunikimit dhe linjat telefonike tokësore me qytetin veriperëndimor të Oshnavieh dhe linjat ishin ndërprerë.

Oshnavieh është një nga disa qytete në Iranin veriperëndimor, ku jetojnë shumica e 10 milionë kurdëve të vendit, që mbajti një tubim të premten. Grupi kurd i të drejtave të njeriut Hengaw postoi një video që tregonte se protestuesit kontrollonin disa pjesë të qytetit të premten.

Protestat janë më të mëdhatë që kanë përfshirë vendin që nga demonstratat për çmimet e karburantit në vitin 2019, kur rreth 1,500 njerëz u vranë në një goditje ndaj protestuesve. Ishte konfrontimi më i përgjakshëm në historinë e Republikës Islamike./ VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  • “U them Fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje

Komentet e Fundit

  1. Joni on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. RITA KOKAJ on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  3. Zabiti on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  4. Berati on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  5. Ilir Troplini on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?