Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ dënoi të premten ato që i konsideroi “deklarata të fundit të subjekteve publike apo private” kundër figurës dhe dinjitetit të gjyqtarëve, që sipas Këshillit minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
“Në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke ju nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve,” thuhet në deklaratën e KLGJ.
“Në një shtet të së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve përbën parim themelor dhe gjyqtari ushtron funksionet në mënyrë të pavarur, duke vlerësuar faktet dhe interpretuar ligjin, i lirë nga çdo ndikim i jashtëm”, thekson më tej KLGJ, duke kërkuar respektim të pavarësisë së gjyqësorit.
Qëndrimi i KLGJ-së vjen pas qëndrimeve të përsëritura të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve të caktuar dhe kritikave nga shoqatat e gjyqtarëve për heshtjen e zgjatur të këtij Këshilli.
Sipas KLGj-së, e vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.
Këshilli shpreh mbështetjen ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe përpjekjeve të tyre të përditshme në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të interesit publik, si dhe i inkurajon ata të ushtrojnë funksionin e tyre, në mënyrë të përgjegjshme dhe të pavarur nga çdo ndikim i jashtëm.
“Në një shtet të së drejtës – i cili sot është më pranë se kurrë aspiratës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – vetëm përmes një sistemi gjyqësor të pavarur mund të sigurohet barazia para ligjit dhe një drejtësi efektive, e cila meriton besimin e publikut”, përfundon KLGJ.
Gjatë dy muajve të fundit, kryeministri Edi Rama ka targetuar personalisht gjyqtarët e Gjykatës Administrative, Ligoraq Toshi, Klarent Demiri dhe Hazbi Balliu dhe ka kundërshtuar vendimet e tyre.
Më herët, kryeministri u përplas edhe me prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli për pushimin e një hetimi që lidhej me kabinat turistike në Theth. Deklaratat e kryeministrit u dënuan më parë nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, si dhe nga Unioni i Gjyqtarëve – dy grupime vullnetarëve të trupës së gjyqtarëve.

KLGJ ka koncepte të gabuara! Në një Shtet Ligjor funksionon tre degë të pavarura nga njëra tjetra deri në një farë mase dhe këtu abuzohet, në masën e pavarsisë. Parlamenti, si i votuari nga zgjedhësit, nxjerr ligjet përkatëse, po kështu voton edhe Ekzekutivin që është Qeveria. Pra, Qeveria është si rezultat i shumicës në Parlament. Dega e tretë është Drejtësia, e cila ka drejtuesit e vet, por e ka detyrim që të zbatojë ligjet që nxjerr Parlamenti. Nuk mund të bëjë dy forma interpretimesh. Kur ligji është i paqartë, i drejtohet Parlamentit për t’a saktësuar, por gjithsesi nuk mund ta zbatojë ligjin në dy mënyra të ndryshme. Të vijmë tek rasti konkret. Rama po kritikon dhe po thotë që ligji nuk po zbatohet njësoj për të gjithë dhe është në të drejtën e tij. Kjo nuk është ndërhyrje në pavarsinë e Drejtësisë. Në rast se Rama do të aplikonte shkarkimin e atij gjykatësi, atëhere KLGJ duhet të hapte gojën dhe jo për kritika që në Shtet Ligjor kushdo mund të bëjë, aq më shumë Kryeministri. Në komentet që lexohen në Media, për çdo gjë kritikohet Kryeministri edhe në rastet kur SPAK-u nuk vepron, duke e akuzuar që është ndërhyrja e tij. Ekzekutivi votohet, ndërsa Drejtësia emërohet dhe nuk votohet. Këtu qëndron fakti që KLGJ luan me masën e pavarsisë së saj.
Ti i ashtuquajturi “Shteti Ligjor” nuk ke as tagrin e as kompetencen profesionale per te gjykuar mbi cilesine e KLGJ. Mungesa e kompetences tende duket qe kur thua qe ne fillim “…te pavarura deri ne nje fare mase…”. Nuk ka pavaresi deri ne nje fare mase or taj, nje nga pushtetet o eshte i pavarur o nuk eshte i pavarur. Eshte njelloj si puna e atij muhabetit, “…eshte vajze shume e mire, vetem se eshte nje çike me barre…”. Sepse pastaj lind pyetja, po Kryeministri vete deri ne cfare shkalle e ka pavaresine? Apo Kryeministri ka te drejte te beje cfare te doje sepse eshte baba i pavaresise. Qe ta dish ti o zoteri, pavaresia e pushteteve eshte e plote, qe midis te tjerave do te thote problement eventuale qe mund te lindin brenda nje pushteti zgjidhen nga organizmat perkatese brenda po atij pushteti. Ne rastin konkret, nderhyrja e Kryeministrit eshte cenim i drejtperdrejte i pavaresise se Gjyqsorit dhe organizmat perkatese te tij kane plotesisht te drejte te mbajne qendrimet e duhura.
Me 84 deputet Sulltan piktori,me ndihmen e doktorit,qe nuk viziton askend,organetv e drejtesise i ngre ne hava,per te ruajtur veten e shoket nga sekuestrimet dhe nga burgu!?:”Nuk keni pare asgje o ne te mjeret shqiptare”!?
Po ku e pe ti o perfaqesues i shtetit ligjor qe gjykata nuk po zbaton ligjet e parlamentit ?! Pse nuk flet per Ramen qe beri nje shkelje te madhe te ligjit duke shkarkuar me nje urdher te gjithe punonjesit e bashkive apo mos do thuash se ata dhane doreheqjen ?
Kjo eshte megallomania e ketij manjaku,e turpeshme dhe pa fre shkeljet e kushtetutes nga ky imitues i keq i Enverit.