Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Klima e Biznesit, DASH publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni në prokurorime dhe krimi i organizuar ndikojnë në ekonomi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Klima e Biznesit, DASH publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni në prokurorime dhe krimi i organizuar ndikojnë në ekonomi
EkonomiLajmi i fundit

Klima e Biznesit, DASH publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni në prokurorime dhe krimi i organizuar ndikojnë në ekonomi

Published: September 28, 2025
Shpërndaje

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025. Raporti vlerëson se situata makroekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme. Në vitin 2024, rritja ekonomike arriti në 4 përqind, e nxitur nga rritja e fuqishme në sektorët e turizmit dhe pasurive të paluajtshme dhe politikat e kujdesshme makroekonomike.

DASH vlerëson gjithashtu se inflacioni ka pësuar një rënie të ndjeshme në 2024-ën në 2.2% duke mbetur brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë. Po ashtu edhe uljen e borxhit publik në 55 përqind në vitin 2024, falë konsolidimit fiskal dhe politikës monetare të kujdesshme.

“Situata makroekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme. Në vitin 2024, rritja ekonomike arriti në 4 përqind, e nxitur nga rritja e fuqishme në sektorët e turizmit dhe pasurive të paluajtshme dhe politikat e kujdesshme makroekonomike. Inflacioni ra nga kulmi i tij prej 6.73 përqind në vitin 2022 në 2.2 përqind në vitin 2024, duke mbetur brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 2-3 përqind. Raporti i borxhit të brendshëm bruto ndaj PBB-së u ul nga 75 përqind në vitin 2021 në 55 përqind në vitin 2024, falë konsolidimit të qëndrueshëm fiskal, politikës monetare të kujdesshme, vlerësimit të monedhës vendase dhe”, thuhet në raport.

- Publicitet -

Megjithatë DASH thekson se pavarësisht qëndrueshmërisë dhe rritjes së qëndrueshme të demonstruar nga ekonomia shqiptare në vitet e fundit, zhvillimi ekonomik mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, konkurrencës së pandershme, mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigrimit, produktivitetit të ulët dhe informalitetit të lartë.

Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë e Shqipërisë është vetëm rreth një e katërta e mesatares së BE-së thotë DASH, dhe për t’iu afruar nivelit të ekonomisë së BE-së, vendi duhet të ndërmarrë reforma të thella strukturore.

Si një vend në zhvillim, Shqipëria ofron potencial për investime të huaja në shumë sektorë, duke përfshirë energjinë, turizmin, bujqësinë apo edhe teknologjinë. Në dekadën e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele më të larta të investimeve të huaja direkte. Këto investime nga SHBA, thuhet në raport, përbëjnë një pjesë të vogël, por në rritje.

DASH raporton se falë kuadrit ligjor të shëndoshë Shqipëria ka përparuar në kufizimin e korrupsionit në nivele të ulëta duke digjitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Megjithatë, investitorët e huaj vazhdojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin sfidat e vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri për shkak të korrupsionit në sektorin publik, gjyqësorin dhe prokurimet publike.

Përsa i përket mjedisit politik dhe sigurisë Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se ‘Dhuna politike është e rrallë dhe mjedisi i sigurisë është i qëndrueshëm’.  Zgjedhjet kombëtare të majit 2025 ishin paqësore. Shqipëria në përgjithësi ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe mban marrëdhënie miqësore me vendet fqinje.

Raporti nxjerr në pah si problem informalitetin e lartë në sektorin e biznesit, i cili po dëmton ndjeshëm konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pavarësisht qëndrueshmërisë dhe rritjes së vazhdueshme që ka treguar ekonomia shqiptare në vitet e fundit, zhvillimi ekonomik i saj mbetet i brishtë për shkak të korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, konkurrencës së shtrembëruar, mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigracionit, produktivitetit të ulët dhe një sektori të madh informal”, thuhet në raport.

DASH per ekonomine e Shqiperise

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • SPAK says:
    September 28, 2025 at 9:07 am

    Nuk jane prokurimet apo korrupsioni! Eshte Politika me Saliun ne krye qe ben te ndodhe qe Shqiperia eshte ne gjndje jo te mire , te urrejtjes qe na ka mberthyer per njeri tjetrin!

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    September 28, 2025 at 9:58 am

    Lexojini ato qe shkruan ky SPAK, zereni se jua hedh qeveria ato fjale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Detari on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. KTH S on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Vl on 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?