Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se duhej të lihej prokuroria që të hetonte, lidhur me publikimet e ditëve të fundit në media të emaileve të Klodian Zotos, ku përmendet ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
“Çdo ndërhyrje nga ana jonë, kushdoqoftë unë si kryetar grupi, deputet apo dikush tjetër si bën mirë pavarësisë. Për ta përmbledhur pyetjet tuaj me vend , duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Nuk do të komentoj çështje që janë në hetim”, tha Balla.
Emailet kanë rrjedhur nga adresa mail e Klodian Zotos, biznesmenit të shpallur në kërkim për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave. Lista e komunikimeve të tij me 6 hotele në Europë doli në media pas kallëzimit në SPAK të bërë nga një gazetar.
Sipas këtyre emaileve, Zoto u shkroi hoteleve dhe kërkoi t’i konfirmonin pagesat në favor të ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj.
“I dashur Klodian! Faleminderit për përgjigjen tuaj dhe për kopjen e kartës së kreditit. Ne konfirmojnë që fatura bashkëlidhur për klientin: Arben Ahmetaj u pagua me këtë kartë krediti në vitin 2013” – thuhet në një email të nisur nga stafi i hotelit ‘Starlight Suiten Hotel Renngasse’ në Vienë më 18 qershor 2020.
Emailet tregojnë interesimin e Zotos, për të mbledhur informacion kompromentues. Sipas tyre, i akuzuari për aferën e inceneratorëve ka prenotuar ose paguar me kartën e tij të kreditit qëndrimet e ish-zv.kryeministrit në hotele në Bukuresht, Vienë dhe Milano. Në emaile rezulton edhe emri i Mirel Mërtirit, i akuzuar gjithashtu nga Prokuroria e Posaçme për inceneratorin e Elbasanit.
Datat e emaileve tregojnë se Zoto i kërkoi të dhënat nga hotelet në verë të 2020 kur afera ishte denoncuar publikisht.
Ahmetaj e ka mohuar afrimitetin me Zoton dhe Mërtirin. I pyetur në Komisionin Parlamentar Hetimor për inceneratorët nëse i njihte tre emrat që qëndrojnë pas tre kontratave koncensionare të inceneratorëve – Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, Ahmetaj tha se nuk kishte afrimitet me ta.
Për abuzimet e dyshuara me fondet e impianteve të mbetjeve, SPAK ka marrë deri tani të pandehur ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili është prej një viti i arrestuar, deputetin Alqi Bllako, administratorët e kompanive të përfshira, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, bashkëjetuesin e Gugalljas, Mirel Mërtiri dhe një numër të akuzuarish të tjerë.
i.b. / dita

E bukur kjo shprehje makaber mbi 30 vjecare.Ta leme drejtesine te bej punen e vet!Gjysma e punojseve te drejtesise u pushuan nga puna pas vitingut.Asnje vip nuk ka hyre ne burg,por qytetaret e thjeshte per nje kasolle pa leje!?Nongrata ,likja ,Basha,Rama,Mediu ,Balla ,…. kerkojne nje fakt korruptiv ,per t’u terhequr nga politika!? Cuditerisht drejtesia nuk ben asnje amuze,se parate jane ne banka!?
KUR U BE DHE KY
FSHATARI LIBRAZHDIT
QE FLINTE ME LOPET
E DERRAT E GRAZHDIT
BANDILLI KUJTON
U BE DETI KOS
MERRENI ME LENG THOTE
SE MISHI U SOS
AH MJERAN I GJORE
E KE MARRE PERPJETE
RRI MOR TEK KEPUCA
TA KALOSH ME LEHTE
Ju lutem, cila drejtesi te veproj, ajo qe bere ti, pa me thuaj, clidhje ke me olsi Komici, anetar komisionit pavarur kualifikimit, gjasa ne emer reformes shkarkon prokurore ose gjyqetar dhe mbasditje takohet me ty, te shtepia jote ne Ambasador 3… tregu shqiptareve, ku ke vjedhur, po latituti, a mund te thuajsh kujt i perket…
Po cila drejtesi veproi, ti, engjell agaci, shkelqim ganaj, shkarkuary gjyqetaret me te mire qe ka pas shqiperia, ku eshte elita e gjyqetareve. Ja pra kjo eshte reforma drejtesi, rrugaceria juaj e pagujan cdo shqiptare, por sot perfiton bandat, sic eshte shkelqim ganaj, ish inspektor ildkpki sot drejton akoma ate institucion, me gazetari adriatik doci duke bere artikuj kundrejt njerezve per te perfituar…shqiptare kjo drejtesi nen kthetrat sadushave do ta paguani shtrejte