Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KLP drejt miratimit të rregullores së re, parashikohet që mediat “duhet të nënshkruajnë një deklaratë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > KLP drejt miratimit të rregullores së re, parashikohet që mediat “duhet të nënshkruajnë një deklaratë”
KronikeKryesore

KLP drejt miratimit të rregullores së re, parashikohet që mediat “duhet të nënshkruajnë një deklaratë”

Published: October 11, 2022
Shpërndaje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të miratuar rregullore e re që ka për qëllim të rishikojë raportin e institucionit me mediat.

Në këtë rregullore parashikohet që KLP t’i kërkojë medias të tregojë qëllimin pozitiv të lajmit sa herë që i adreson institucionit një kërkesë për informacion.

Më tej, KLP ka të drejtën që në momentin kur nuk i pëlqen një gazetar i caktuar nga media për të mbuluar aktivitetet e institucionit, të kërkojë pranë medias ndërrimin e tij.

- Publicitet -

Në rregullore gjithashtu, KLP i kërkon medias të mos shkelë ligjin për sigurinë kombëtare dhe sekretin shtetëror.

KLP dhe mediat do të firmosin një marrëveshje mes tyre.

Pjesë nga rregullorja:

1.Këshilli zhvillon dhe mirëmban një portal elektronik në intemet, me qëllim ofrimin e informacionit të duhur për çështjet me interes publik. Këshilli, vë në dispozicion një rubrikë në faqen e tij zyrtare në intenet me informacion të përditësuar që i adresohet medias, si një kategori e specializuar dhe profesionale e komunikimit të Këshillit me publikun.

Rubrika hartohet e tillë, që të sigurojë informacion të paanshëm, objektiv dhe profesional, të lehtësojë vështirësitë e detyrës për median, duke i përcjellë publikut një informacion të besueshëm, lehtësisht të perceptueshëm në lidhje me sistemin e drejtësisë, politikat dhe funksionet e Këshillit.

2. Mediat kanë të drejtë të kenë një përfaqësues të akredituar pranë Këshillit, i cili nënshkruan një deklaratë sipas të cilës angazhohet për trajtimin e informacionit të marrë nga Këshilli, në përputhje me kërkesat profesionale dhe parimet e kësaj rregulloreje.

Akreditimi i mediave të huaja bëhet pas akreditimit të tyre nga Ministria e Jashtme, sipas vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave.

3. Çdo kërkesë për informacion duhet t’i drejtohet Koordinatorit për të Drejtën e Informimit, i cili është përgjegjës edhe për koordinimin e sigurimit të informacionit brenda institucionit. Koordinatori për të Drejtën e Informimit, me miratimin e anëtarit të caktuar të Këshillit, ka të drejtë të kërkojë nga drejtuesi përkatës i medias së akredituar zëvendësimin e një gazetari, nëse rezultojnë shkelje qartësisht të dallueshme të objektivitetit dhe profesionalizmit, si dhe për shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe të parimeve të kësaj rregulloreje.

4. Në rastin kur shkelja është publike, e rëndë, apo flagrante, anëtari i caktuar nga Këshilli merr vendim për heqjen e akreditimit të gazetarit që kryen shkeljen. Vendimi i komunikohet drejtuesit të medias përkatëse, nëpërmjet Koordinatorit për të Drejtën e Informimit. Në këtë rast, anëtari i caktuar njofton Këshillin në mbledhjen e radhës.

5. Kërkesat për informacion do të dërgohen si rregull përmes postës elektronike, si edhe përmes telefonit, gjatë ditëve të javës nga ora 08:00 deri në 16:00, e në raste të veçanta të karakterit të ngutshëm edhe jashtë këtij orari. Çdo kërkesë regjistrohet në protokoll dhe merr një numër të veçantë.

Rregullore për Marredhenien e KLP me Median

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?