Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KLSH: Investimet nga fondet e huaja më 2023 në nivelin më të ulët në 15 vite
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > KLSH: Investimet nga fondet e huaja më 2023 në nivelin më të ulët në 15 vite
EkonomiLajmi i fundit

KLSH: Investimet nga fondet e huaja më 2023 në nivelin më të ulët në 15 vite

Published: November 12, 2024
Shpërndaje

Duke analizuar shpenzimet kapitale sipas burimit të financimit, rezulton se krahas mosrealizimit të investimeve kapitale me burim të brendshëm, financimet e huaja janë realizuar vetëm 54% në vitin 2023 vëren Kontrolli i Lartë i Shtetit në analizën e që i ka bërë zbatimit të buxhetit 2023. Sipas KLSH -së në vlerë nominale realizimi i investimeve të huaja vitin e kaluar ishte 4,9 miliardë lekë më pak se viti 2022, vlera më e ulët e 15 viteve të fundit.

“Kjo tregon se ministritë e linjës nuk kanë paraqitur një planifikim të saktë për projektet me financim të huaj, si dhe nuk kanë marrë në konsideratë procedurat që aplikohen për këto projekte, duke sjellë vonesa e mosrealizimin në afat të tyre”, referon institucioni i lartë auditues.

Sipas raportit për zbatimin e buxhetit të përgatitur nga Ministria e Financave nuk evidentohen problematika në shpenzimet kapitale me burim të huaj financimi, megjithëse nuk janë realizuar në nivel të konsiderueshëm, si dhe 54 % e këtyre shpenzimeve janë kryer në muajt nëntor-dhjetor 2023.

- Publicitet -

Sipas pasqyrës së treguesve fiskalë të konsoliduar të përgatitur nga MF, shpenzimet kapitale (përfshirë dhe fondin e rindërtimit) me 2023 ishin planifikuar 135,146 milion lekë dhe janë realizuar 119,053 milion lekë ose 88%, me një mosrealizim prej 16,094 milion lekë, siç ka ndodhur në vijimësi që këto shpenzime nuk janë realizuar plotësisht në asnjë vit buxhetor.

“Duhet theksuar se, megjithëse shpenzimet kapitale nuk janë realizuar për 16,094 milion lekë, janë përdorur 779.7 milionë lekë nga fondi rezervë, duke shfaqur mangësi të planifikimit buxhetor dhe në përdorimin e fondit rezervë”, verën KLSH-ja.

Në vitin 2023 shpenzimet kapitale zunë 17.6% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore ose 5.1% të PBB-së. Niveli më i ulët i shpenzimeve kapitale gjithsej është konstatuar në muajin janar, ndërsa në muajin dhjetor janë shpenzuar 38% e tyre.

KLSH vëren se gjashtëmujori i parë i vitit 2023 është mbyllur me realizimin e 26% të shpenzimeve vjetore kapitale, duke cenuar ndjeshëm efektivitetin e zbatimit të kontratave publike të lidhura gjatë vitit, me pasoja në afatin, koston dhe cilësinë e ofrimit të shërbimit dhe punëve publike, krahas implikimeve të tjera fiskale lidhur me likuiditetin e shtuar në tregjet financiare në fund të vitit.

Në ligjin “Për buxhetin e vitit 2023” shpenzimet kapitale ishin planifikuar 123,908 milion lekë, ndërsa me Akt Normativ janë rritur duke shkuar në 136,626 milion lekë në një kohë që si 9 mujor realizimi ka qenë vetëm 46,358 milion lekë ose 70% e planit të periudhës dhe 40% faktit vjetor.

Me një akt tjetër normativ në mes të dhjetorit 2023 shpenzimet kapitale u rishikuan me ulje në 135,145 milion lekë, duke ndryshuar dhe strukturën e tyre. investimet më financim të brendshëm shënuan 91,8 miliardë lekë nga 86 miliardë lekë ishin më parë, ndërsa investimet me financim të huaj u ulen në 25 miliardë lekë nga 32,5 miliardë lekë të planifikuara.

Nga auditimi në MF ka rezultuar se, në janar 2024 janë paguar për llogari të buxhetit të vitit 2023 rreth 25 % e vlerës totale të investimeve të realizuara vjetore. Në shpenzimet kapitale përfshihen: financim i brendshëm, financim i huaj, fondi i rindërtimit dhe investime nga të ardhurat e Arsimit të Lartë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  • “Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep detaje nga ngjarja në Fier: Dhunueset e 17-vjeçares rrjet shantazhi
  • 325 milionë dollarë korrupsion, dënohet me vdekje zyrtari i lartë kinez
  • Tërmetet në Venezuelë, arrin në 3.889 numri i viktimave

Komentet e Fundit

  1. liu ciu fiu on 325 milionë dollarë korrupsion, dënohet me vdekje zyrtari i lartë kinez
  2. Kokpalari 21 janarit on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Gani USA on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Epopeja e Rilindjoteve on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  5. ​Sindroma e "Shurrelit" on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?