Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Klubi e braktisi, futbollisti maqedonas rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran: Kisha 3 ditë pa ngrënë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Klubi e braktisi, futbollisti maqedonas rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran: Kisha 3 ditë pa ngrënë…
AktualitetSport

Klubi e braktisi, futbollisti maqedonas rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran: Kisha 3 ditë pa ngrënë…

Published: March 7, 2026
Shpërndaje

Lufta në Iran ka prekur edhe botën e futbollit, me shumë futbollistë që kanë zgjedhur të largohen nga Lindja e Mesme për shkak të rrezikut të lartë që u kanoset nga sulmet me dronë. Mes tyre janë edhe dy futbollistët shqiptarë Jasir Asani dhe Regi Lushkja, të cilët luanin atje.

Përpara se të largohej nga Irani, futbollisti i kombëtares Jasir Asani ka ndihmuar edhe lojtarin e Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovskin, i cili ishte braktisur nga klubi i tij.

Ky i fundit ka rrëfyer për gazetarët e “Sport1” në Maqedoninë e Veriut të gjithë kalvarin që ai përjetoi dhe fatin e madh që pati, që arriti të largohej nga Irani. Dhe për gjithë këtë falenderon pikërisht Jasir Asanin, i cili ishte i vetmi që iu gjend pranë.

- Publicitet -

Ashkovski tregoi se kishte qenë plot 15 orë larg vendit ku gjendej Asani, por ia kishte dalë të takohej dhe të udhëtonte me të falë shoferëve që klubi i Esteghlal-it ku luan shqiptari, i kishte vënë në dispozicion të futbollistëve të vet.

“Unë udhëtova nga Rafsajan në Teheran për 15 orë, pastaj në kufi me Turqinë dhe prej nga atje me avion në Stamboll. Ishte një telash i madh të kaloje përmes Iranit. Jasiri më ndihmoi, ai kishte shoferin e tij, ia dola me të.

Kishte sulme kudo, edhe pranë meje, sapo kishte filluar. Nuk kisha ngrënë apo pirë për tre ditë, unë thjesht po kërkoja një mënyrë si të largohesha nga vendi. Pasi lideri i tyre u vra, asgjë nuk funksiononte, çdo gjë u mbyll… gjithçka ishte e vështirë, por gjithçka përfundoi mirë. Tani pres me padurim të shkoj në shtëpi, të fle, të pushoj pak.

Kur gjithçka ndodhi, mua më braktisën, po të mos ishte për Jasirin… Kishte edhe të huaj të tjerë, por asnjë nuk më ndihmoi. Isha i ulur në rrugë, të huajt e skuadrës së Persepolis po kalonin me një autobus dhe i pyeta nëse mund të shkoja me ta dhe më thanë që nuk mundesha. Kjo do të jetë një eksperiencë e madhe për mua në të ardhmen”, ka rrëfyer futbollisti për median sportive të vendit të tij.

Pas disa ditësh udhëtimi nga Rafsajani ku luante, përmes Teheranit deri në Stamboll, mbrëmë Ashkovski mbërriti në Shkup, ku u prit nga autoritetet e RMV-së, të cilat i mundësuan hyrje të shpejtë në shtet. Ai ka treguar se mori menjëherë trajtim VIP nga përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke kaluar formalitetet kufitare në një sportel të veçantë të hapur vetëm për të dhe shpëtimtarin e tij, Jasir Asanin.

“Vetëm tani ndihem i lehtësuar, kur shkela në tokën maqedonase. Ende jam në shok nga gjithçka që ndodhi, mund të shkruaj një libër për atë që kalova në 72 orët e fundit. Jam i lumtur që arrita gjallë në Shkup, falënderim për të gjithë për ndihmën, edhe për njerëzit në aeroportin e Shkupit që më pritën ngrohtësisht. Tani dua vetëm të pushoj,” ishin fjalët e fundit që Ashkovski tha për gazetën gjatë udhëtimit nga Stambolli.

Ai, ndër të tjera, tregoi se nuk pendohet që shkoi të luajë në Iran, ku sipas tij ishte shumë më mirë se sa mendojnë të gjithë, por fatkeqësisht lufta ndërpreu gjithçka.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Anonymous says:
    March 8, 2026 at 8:29 am

    L

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren

Komentet e Fundit

  1. Rilindja e Lenka Cukove on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  2. Antipatronazhisti on Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
  3. Skenaristi on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  4. Ethem Lalaj on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  5. Rexha on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?