Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Koalicioni VLEN shndërrohet në një parti të vetme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Rajon > Koalicioni VLEN shndërrohet në një parti të vetme
Rajon

Koalicioni VLEN shndërrohet në një parti të vetme

Published: May 12, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Musliu

Pesë parti politike shqiptare që janë pjesë e koalicionit qeveritar, u bashkuan zyrtarisht në një subjekt të vetëm politik. Për herë të parë në historin e pluralizmit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut në krye të partisë VLEN do të ketë dy bashkëkryetarë

Në kongresin ku u vendos bashkimi i partive të koalicionit u tha se VLEN u shndërrua në parti të vetme, në shtëpi të përbashkët politike, në forcë që bashkohet rreth një vizioni për të ardhmen, ku vendimmarrja nuk do të varet nga një lider i vetëm.

- Publicitet -

Për herë të parë në historin e pluralizmit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut në krye të partisë VLEN do të ketë dy kryetarë, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.

Kulturë e re politike

Bashkëkryetari i partisë VLEN, Izet Mexhiti, tha se kjo parti do të ndjekë një model të ri funksionimi, duke u distancuar nga mitizimi i liderëve politikë. Modeli që po ndjek VLEN është i ngjashëm me sistemet evropiane, ku fuqia nuk përqendrohet te individi, por te ekipi drejtues.

“VLEN po sjell një frymë të re demokratike në këtë nën qiell duke mos u bazuar te individi, fuqia është te e gjithë udhëheqësia e VLEN-it dhe jo e përqëndruar te një individ. Nuk është model që e kemi shpikur, është model që funksionon me sukses në shtetet europiane.

Për herë të parë pas shumë vitesh shqiptarët po e ndejnë se pesha e votës së tyre, po kthehet në peshë të vërtetë politike, në përfaqësim të vërtetë, në forcë vendimmarrëse, dhe kjo është arsyeja se pse ky bashkim ka rëndësi historike. Dy kryetarët do ta udhëheqin këtë parti, jo si ndarje, por si balancë, jo si kompromis por si garanci, se askush nuk është mbi vullnetin e përbashkët brenda VLEN-it” , tha bashkëkryetari i posazgjedhur Izet Mexhiti.

Jo politikës që jeton nga zënkat

VLEN nuk do të jetë thjesht bashkim partish, nëse mbetet vetëm kaq, atëherë nuk kemi bërë asgjë, tha bashkëkryetari tjetër Bilall Kasami. VLEN do të jetë kulturë e re politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ajo do të jetë më e qetë, serioze, më institucionale dhe e përgjegjshme ndaj qytetarit. Sipas Bilall Kasamit, shqiptarët nuk kanë nevojë për politikë që jeton nga zënkat, shqiptarët kanë nevojë për politikë që ndërton, planifikon dhe mendon më larg se një mandat.

“Ne besojmë tek familja si vendin e parë ku njeriu mëson besimin, përgjegjësinë dhe dashurinë për tjetrin. Besojmë te puna e ndershme, te njeriu që ngrihet herët për ta mbajtur familjen e vet, te sipërmarrësi që rrezikon, krijon dhe nuk pret gjithçka nga shteti. Besojmë në identitetin tonë, në gjuhën, në kulturën, në besimin dhe në ato vlera shpirtërore që na kanë mbajtur bashkë edhe në kohët kur kemi pasur pak mundësi, por shumë dinjitet.

Ne besojmë në një shtet modern, në institucione që funksionojnë, në administratë profesionale, në drejtësi që është e barabartë për të gjithë, jo nënë për dikë e njerkë për dikë tjetër”, tha bashkëkryetari i VLEN Bilall Kasami.

Kurti: VLEN dëshmoi përgjegjësi politike

I pranishëm në Kongresin e VLEN-it në Shkup ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Bashkimin e pesë subjekteve politike shqiptare Kurti e vlerësoi si peshë të veçantë politike dhe shoqërore.

“Ne jemi mësuar që në politikë shumë shpesh të shohim ndarje, copëtime politike në formacione të reja. Prandaj është shumë më e rrallë dhe domethënëse kur disa subjekte të ndryshme arrijnë vullnetin, vizionin dhe pjekurinë për t’u bashkuar në një trup të vetëm politik. Kjo përveç se dëshmon përgjegjësinë politike, përbën një model të ri bashkëpunimi për organizmat politikë që veprojnë në rajon”, tha Kurti.

VLEN zgjodhi me shumicën e votash edhe dy nënkryetarët e partisë: Bekim Çoku dhe Mimoza Musa, ndërsa Sekretar i Përgjithshëm i partisë u zgjodh Bekim Sali.

**

Fatos Musliu është korrespondent i DW nga Shkupi, Maqedonia e Veriut

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    May 12, 2026 at 5:55 am

    Nuk di cfare jeni Ju,por mqenese mbeshtesni shtetarin e madh te Shqiptarise,Albin Kurti,qe nuk fal territore si njeri ketu,Ju prifte e mbara!

    Reply
    • Remo says:
      May 12, 2026 at 10:56 am

      Hahahaha, mos more, nuk e di ti c’fare jane”? Eshte nje projekt politik Islam, per te zhdukur edhe ate pak qe ka ngelur shqiptare. Krijuar me kohe si p.sh. levizja Besa qe eshte krijese e sulltan Erdos dhe e fondeve te Katarit, te gjithe keta megjithe kryetarin e parlamentit A.Gashi, kane qene te inkuadruar ne “Organizaten per Civilizim Islamik”, dhe “per cudi” o @demo, kur inaguruan ate ndertesen otomane qe moren dhe bene seline ne Shkup, ishte “i fituar nderi” vete presidenti G.Ivaov i njohur si antishqiptar dhe i zgjedhur nga VMRO qe ka qene dhe eshte dora e zgjatur e Beogradit. Pra keta, flasin shqip, mendojne turko-arabisht dhe do te perfaqesojne maqedonasit me deshiren e ketyre te fundit dhe te tjereve qe kane mbi koke, Vucin dhe Erdon. Mickovski dhe Albini jot, thjeshte po bejne lojen.Keto ben ai shtetari jot qe pasi ia ka bere siper shtetit ne Kosove, ua beri dhe atje ne Maqedoni. Hajt mbildhuni gjithe turkofilet, Udb-ashet dhe Enveristet dhe kendoni fitoren, mjaft qe ta kete permjere Al bin baba, cdo gje eshte perfekte!
      hahahaha, demo, lexo tek Tema e Meros:” Albini, opozitari perfekt per rrezimin e ‘Kurtit’ qe vdes per Mickovskin”! Nga Jakin Marena!
      Rrofte Hajvanati!

      Reply
  • pjeter says:
    May 12, 2026 at 7:17 am

    Nuk na thate kush parit u bashkuan ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?