Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
Politike

Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Published: September 30, 2026
Shpërndaje

Kodi i Procedurës Penale pritet të ndryshojë në 105 nene, me ndërhyrje që prekin nga masat e sigurisë dhe paraburgimi, të drejtat e palëve gjatë hetimit dhe gjykimit, provat dhe mënyrën e administrimit të tyre, seancën paraprake, prezumimin e pafajësisë, publicitetin e seancave dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas paketës së re të prezantuar nga qeveria Rama, për veprat penale me dënim maksimal nën 5 vite nuk do të caktohet masa “arrest në burg”, ndërsa në qeli nuk do të dërgohen as gratë shtatzëna, nënat me fëmijë nën 6 vjeç dhe baballarët që janë kujdestarët e vetëm të fëmijëve.

“Kjo nuk prek asnjë shtyllë të reformës në drejtësi. Nuk i heq prokurorisë asnjë kompetencë për të hetuar. Ajo ndryshon mënyrën si ushtrohen këto kompetenca dhe forcon kontrollin e gjykatës. Për korrupsionin, krimin e organizuar, ruhen regjime të posaçme. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk duhet të zbutet. Rishikimi brenda 60 ditëve i masave të sigurisë që janë në fuqi është kontroll individual nga gjykata. Të drejtat s’kanë parti, profesion ose popullaritet. Ato vlejnë për të gjithë ose s’janë më të drejta. Sa më e pavarur drejtësia, aq më e lartë cilësia dhe respektimi i kufijve që i vendos ligji”, tha Rama.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që, me kërkesë të palëve, seancat gjyqësore të mund të transmetohen drejtpërdrejt.

- Publicitet -

Rama e vuri theksin te kufizimi i paraburgimit, duke e cilësuar “cenim të dinjitetit kombëtar” faktin që, sipas tij, Shqipëria është bërë “delja e zezë e Europës” për shifrat e larta. Rama tha se burgu duhet të jetë alternativa e fundit dhe se gjykata duhet të argumentojë çdo kufizim të lirisë së individit. Edhe sekuestrimi i celularëve do të kufizohet.

“Teksti nuk është hermetik, është projekt për konsultim. Paraburgimi është pjesa më e dukshme e kësaj reforme, por jo e vetmja. Ne propozojmë që prokurori të ketë detyrimin ta dokumentojë dhe vërë provat në dispozicion të burgosurit. Mbrojtja të ketë të drejtën për të hetuar. Kush thirret si dëshmitar, duhet të gëzojë mbrojtjen e të dyshuarit. Sekuestrimi i telefonit personal do të japë akses vetëm në të dhënat që vendos gjykata. Prezumimi i pafajësisë duhet të mbrohet njësoj si liria e shtypit. Këto rregulla janë të njëjta për këdo që është duke u përballur me drejtësinë.”, tha ministri Gogu.

Lajm në përditësim…

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Vlora 97 says:
    September 30, 2026 at 10:36 am

    Ama ka thon “hetimet për korrupsion s’preken”???

    Pikerisht ato do preken 🙂

    Makiaveli i meson politikanet te thon vet të parët atë që të tjerët do thonë për ta pas një vendimi

    Edhe Hitleri i madh apo Hitleri i vogel Sadhiu perher akuzon te tjeret per ate qe sapo ka ber vetë

    E ka mesu dhe Pordha Shurrelit tani marifetin

    Reply
  • prehistoriku says:
    September 30, 2026 at 10:37 am

    Po pse u kujtun tani qe u erdhi laku te bytha vet

    Reply
  • ANA says:
    September 30, 2026 at 12:36 pm

    Ndryshimet e kodit penal nuk mund te jene rezultat vetem i punes se qeverise, vecanerisht ne nje kohe qe ajo eshte ne perplasje dhe kundershtim te drejtperdrejte me drejtesine,por rezultat edhe i punes se nje komisioni te pavarur me eksperte te fushes me reputacion ne vend.Deri me tani,si turp kombetar kemi perjetuar me shume korrupsionin dhe pandeshkueshmerine e politikaneve dhe zyrtareve te larte,dhe jo punen e drejtesise qe se kane lene ta beje.Ka pikepyetje ne lidhje me draftin e propozuar,per shembull:cilat jane veprat penale me denim pese vjecar qe do te perjashtohen nga denimi me burg?Mund te ishte per vepra deri ne dy ose tre vjet dhe kjo me kusht,nese perseritet e njejta veper penale,te aktivizohet dhe denimi fillestar.Sa u perket grave shatzena,nenave me femije te mitur,baballareve te vetem,ndonese te gjithe jemi te ndjeshem,mund te kete lehtesira gjate denimit,por jo perjashtim nga denimi,te gjithe duhet te jemi te barabarte perpara ligjit,ndryshe rrezikojme te shkojme ne ekstremin tjeter ,ku rrethana te tilla te perdoren per te kryer vepra penale.

    Reply
  • Me nder jush... says:
    September 30, 2026 at 1:11 pm

    Keni marre rrugen e m*tit.
    Asnje pengese, “shkopinj ne rrota” dhe ligje te arnuara nuk mund te pengoje theqafjen tuaj.
    Burre “kurve” ti dhe te gjithe ata qe ngrene Kartonin me urdherin tuaj.
    Ptuuuu race e keqe…….

    Reply
  • xxx says:
    September 30, 2026 at 1:28 pm

    Me nji llaf po thote qi kam fuqi qe edhe Krimin ta dekriminalizoj e ta bej legale, kur ku dhe si te me duhet mua.
    Na rrofshin “ligjet”, “ligjberja” e “pushteti ligjberes”.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 30, 2026 at 1:39 pm

    VO:
    KODI PENAL U HARTUA NGA 19 ND/KOMBËTAR,FRANCEZ,GJERMAN,ITALIAN..PASI NË SHQIPËRI MAGJISTRSTËT JANË INFEKTUAR NGA BERISHIZMI QË NGA 1992.
    FAKTI QË PARABURGIMET REPRESIVE PA FAKTE NË SHQIPËRI JANË 63 % DHE NË KREMLIN 30 % TREGON SE SPAK,GJKKO..JANË KTHYER NË GESTAPO HITLERIANE DUKE FUTUR NË BURG NË MËNYRË SELEKTIVE,NEPOTIKE ALLA BERISHIANE FATKEQSI KOMBËTATE..ME QËLLIM PUSHTETI.
    PËRPARSI DO I JEPET MBROJTA E TË DREJTAVE TË INDIVIDIT DHE JO BRG..BURG PA PROVA SIÇ NDODHI ME ERIONIN,BEQAJN,HYSENIN..DHE SHUMË K/BASHKIAK PËR 1 RRUGË NË NDIHMË TË KOMUNITETIT.
    KONTROLLI I CELILARIT DO TË BËHET ME VENDIM GJYKATE DHE PËR PROBLEMIN QË HETOET & JO PËR AFEKSIONE FAMILJARE SIÇ NDODH ME DADOT PËR BREKËT E ARIOLËS.
    DERI TANI V.HYSENI NUK KA NXJER SEKRET DHTETROR,POR DISA SMS TË HARTUARA NGA SHQUP(BABALE),NDËRSA AGASI NUK E KA TAKUAR VLORËN SIÇ SHPIFET RËNDOM NGA MEDJET KAZAN TË MARRA NGA SPAK POLITIKË.
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
  • 1thundrak says:
    September 30, 2026 at 2:29 pm

    Qerrata…
    Po ku ishe me perpara?
    Per keta te tjeret qe bene cati per pulat, kotec per lopen, kolibe per delet, do vazhdoj burgu o xhan?

    Reply
  • MeteH says:
    September 30, 2026 at 2:59 pm

    “Kontrolli i CELILARIT do behet me vendim Gjykate” – ja se si Kapterr Ethe Lalaj ja degjeneron direktivat Rames!

    Reply
  • eh ç'na gjeti says:
    September 30, 2026 at 3:56 pm

    Ky para 2-3 mujsh te fuste ne burg per parkim dysh!!!

    Reply
  • Esati says:
    September 30, 2026 at 5:50 pm

    Paraburgimet e gjata ishin rregull deri tani. Por kur po i vjen rradha vete, tashti bene ndryshimet e kodit

    Reply
  • tolo says:
    September 30, 2026 at 8:15 pm

    Dolen keta ekspertet e Dites, nuk u durohet sa te shpalosin injorancen e tyre, njerez primitive…

    Reply
  • demo says:
    September 30, 2026 at 8:53 pm

    Kushtetuten e ndryshoi me Sali Berishen,qe ne 2008,.Do ndryshoje edhe Kodin Penal,.Po ka mbetur ndonje cope Shqiperi pa shitur e dhuruar,Per te vjedhur aq tendera,koncesione,PRRPP,sa tani s`ka nevoje as per tendera,as koncesione,Parate e Shtetit i vjedh me skemen Jeffet.Ajo Laja erdhi me suksese,ka bere perparimeProtestat jane shenje demokracie,

    Reply
  • Zgjohuni kriminel e t’korruptuar po bejn ligje me mbrojt bythen e tyre says:
    September 30, 2026 at 9:43 pm

    Amani mor bastard te Tiranes zyrtare, sic e keni nis, pritet dhe nje ligj ku politiqenerit e superkriminalizuar e super t’korruptuar t’mos denohen me burg, por vetem me pune te detyrueshme ne familje! He bejeni se votat per k’to ligje i keni rrembyer e tjetersuar me fuqin korruptive te pushteteve!

    Reply
  • xxx says:
    September 30, 2026 at 10:19 pm

    Cthote Kushtetusja per kto ligje, apo vetem per pagat e gjyqsorit ia ndjen

    Reply
  • demo says:
    October 1, 2026 at 2:43 am

    Ndryshim i kodit penal per te mbrojtur qeverritaret e korruptuar,Hajdutet e Qeverrise Rama,Kryehajdutin Edi Rama,zv hajduten E pangopur Balluku,Ceten e Akshit,MAFIAN e tokave,Artur Shehun,grabitqaret e Kadastravge,Oligarket e tokave te ndertimit dhe gjinine femerore te pushtetiut te shejtan kullurit.
    Per shoqerine e ketyre NUK KA BURG.
    Te nderuar gjykates,prokurore,juriste,pedagoge te Juridikut!Mos denonconi ne Gjykate Kushtetuese vetem rrogat tuaja,por denonconi keto ndryshime te kodit penal,qe do te shkaterrojne krejt Shtetin, dhe do ta bejne Shqiperine Prajse te hajduteve,krimineleve,droges,korrupsionit.Me keto Ndryshime ne Kodin penal Korrupsioni dhe kriminaliteti do te jene si SHKELJE TE RREGULLAVE TE QARKULLIMIT.Mund te denohen me verejtje,ose me gjobe.

    Reply
  • Otto says:
    October 1, 2026 at 3:34 am

    Lajm I madh
    Kodi Penal do te quhet KODI I HAJDUTEVE
    KY RAMIU I SURRELIT NE RRETHET PLUHURAVE TE BARDHE EL GORDO TONTO
    KODI PENAL DO VETEM NJE LIGJ KUNDER KORRUPSOINIT
    DENOHESH ME VDEKJE NQSE VJEDH EDHE NJE QINDARKE TE TAKSAPAGUESVE

    Reply
  • !!? says:
    October 1, 2026 at 9:54 pm

    Gjithëministri Edi Rama, ministri real i çdo ministrie në qeverin e Ripjelljes socialiste ku caktohen ministra e ministresha koti injorantë të nivelit të Ballukut, Xhaçkës,……..dhe që janë diplomuar me nivelin shkëlqyeshm në Akademin e kusaris me drejtues atë vetë kusarin shkencëtar, në këtë rast në detyrën e rëndësishëme të ministrit të drejtësis,

    mbasi bleu me para në dorë me ndihmën e sinjora Melonit, mësje Makruanit dhe Mark Rrotës një kope juristësh gjoja të panjohur, figurantë për shoun e tij juridik, prezantoj kriminalizimin me ligj të kuvëndit edhe të Kodit të proçedurës penale për ta kthyer atë në mburoj kriminale të kusaris kombçfarosëse qeveritare që ai

    i pa prekur fare , bashkë me bandën e tij të hajdutokracis, të çoj deri në fund misionin e tij kobzi, të poshtër dhe tejet kriminal prej antishqiptari të përbetuar, spastrimin etnik të Shqipëris duke përzën edhe ata që guxojnë të protestojn dhe zëvëndësimin e tyre me skllevër të bindur afro aziatik që simbas tij nuk kanë veset e flliqura të shqipëtarëve, që , citoj atë që ai ka deklaruar publikisht në mënyrë poshtëruese duke shprehur haptazi përbuzjen dhe urrejtjen e tij për

    “shqipëtarët që janë dembela, thashethemexhinj, jo profesionist dhe që kërkojnë rroga të larta ” dhe duhet të përzën nga biznesmenët dhe të zëvëndësohen me “bagladeshas që edhe këta po të fillojn të flasin shqip, të përzihen si shqipëtarët”, porosi që po zbatohet nga kusarët biznesmenë sikurse po ndoth në bizneset pran fshatit tim ku nuk po punësohen më shqipëtar por janë punësuar rreth 12 të huaj, 6 indian, 4 filipinas dhe dy zezak nga Madagaskari, burr e grua.

    Prokuror, filloni një hetim për tentativën e Edi Ramës për kriminalizimin me synime shumë të errta të Kodit të procedurës penale, filloni urgjentisht një hetim për krimin e rëndë të spastrimit etnik nga armiku më i poshtër , më i rrezikshëm dhe më i sofistikuar i kombit shqipëtar gjer më sot që ja ka kaluar nga aktet e tij kombvrasëse edhe kanibalit shqiptarngrënës serb Millosheviç edhe atij grek Zerva. Skena e krimit dhe faktet i keni në fshatrat dhe qytetet e boshatisura , në shtëpit dhe shkollat e panumërta të mbyllura kthyer në fole kukumjaçkash e gjarprinjësh, në varreza të së ardhmes së kombit që po vdes duke u shpërbër në kope lypsarësh mërgimtar në dyert e popujve të botës.

    Prokuror, arrestoni kusarokratët e flliqur kombçfarosës Edi Rama dhe Sali Berisha në qoftë se nuk jeni edhe ju të gjithë armiqë të betuar të shqiptarëve dhe Shqipëris si këta dy përbindsha të llahtarshëm. Qofshi të mallkuar për jetë të jetëve në qoftë se nuk do kryeni sa nuk është vonë detyrën tuaj për të shpëtuar të mjerën nënë Shqipëri nga kthetrat vrastare të këtyre dy kriminelëve horror të pashpirt që atdhe e komb kan vetëm thesin e tyre të kusaris. Dëgjojeni lutjen deri në përgjërim të shqipëtarve protestues që u drejtohet juve çdo mbrëmje “Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën” se……..ata me krimet makabre që kanë bër dhe mund të bëjnë në të ardhmen nuk mund të lihen asnjë sekond të lirë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?