Parlamenti i ri i cili do të nisë punën në shtator do të nisë me shqyrtimin e draftit të ri të Kodit Penal, i cili u prezantua pak ditë më parë nga krerët më të lartë të Drejtësisë në vend.
Ky draft pritet të shoqërohet me debate të forta për shkak të përmbajtjes së disa prej neneve të tij.
Konkretisht në nenin 516 të draftit parashikohet dënimi për ata që zbulojnë të dhëna sekrete, përfshi këtu edhe gazetarët.
Në pikën 1 të këtij neni thuhet se “Zbulimi i të dhënave sekrete apo konfidenciale, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet”.
Ndërkohë që pika 3 i referohet publikimit të të dhënave konfidenciale. “Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi”.
Një tjetër nen i debatueshëm është 536 që ka të bëjë me ndikimin në pavarësinë e gjyqësorit. Komentet që kanë për qëllim ndikimin e gjykatës gjatë vendimmarrjes pritet të dënohen me burgim deri në 3 vjet, sipas kodit të ri penal.
Neni 516
Zbulimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë
Zbulimi i të dhënave sekrete apo konfidenciale, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.
Zbulimi që ka sjellë si pasojë vdekjen, plagosjen e rëndë ose ka rrezikuar seriozisht jetën apo shëndetin e dëshmitarëve ose të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të familjarëve të tyre apo të punonjësve të policisë, të ngarkuar me mbrojtjen e tyre dënohet sipas dispozitës penale të posaçme bazuar në llojin e pasojës së ardhur dhe, konkurron me paragrafin një të këtij neni.
Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.
Neni 536
Ndikimi në pavarësinë e gjykatës
Bërja apo publikimi i komenteve me anë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
j.l./ dita

Ne cilen BE jemi nisur te BASHKOHEM?! …..I,
ate EUROPIANE? …..
a mos ndoshta ne ate te EMIRATEVE e te EMIREVE?
Gjallë qënke ti parku Rinia? Akoma kini gojë të flisni ju demokarët e Sali qoftëlargut ?
Si do ia beje tani avukat Mjero?!
Fiks e ke gjetur ‘nick name-in’ – per PSIKIATRI je – pjese e segmenteve PSIKIATRIKE, PJESE E INSTIUCIONEVE TE DEVIJUARA NGA FUNKSIONET LIGJORE!
Mbetesh orangutangu lepires e lavjerres i ushkureve sa te Edit e sa te Saliut.
Nuk ka nevoje fare per kod te ri penal per gazetaret, ata eshte pa ate e kane marre me kohe mesazhin – mbyll gojen!
A u ndie me pare se mediat italiane ndonje gazetar per ate Kampin-burg ne Gjader per refugjatet e padeshiruar te Melinit?
A tha ndonje gazetar ndonje fjale se Sazani i eshte taksur per dhenderrin e D. Trump para se ate ta zbulonin mediat e huaja?
Per keto e tjera si keto shqiptaret informohen nga mediat e huaja se sa per gazetaret ketu ne Shqiperi asnje nuk ka folur e shkruar per ndonje nga keto “sekrete” te mbetur te tilla per opinionin deri kur fale epokes digitale, informimi vjen nga jashte, edhe pa kete Kod ndeshkues te ri penal fare.
U rimthye neni 55 :”Burg per agjitacion e propogande.Edhe pse nuk flisje deshmitaret e rreme besoheshin!?
Pyes: Ky Arben Rakipi eshte ne terezi me pellumbat? Mos ka lene deren hapur dhe i kane fluturuar?
Paradoksi: Te legjitimosh nxjerrjen nga burgu te nje vrasesi njerzish te denuar per jete dhe te futesh ne burg nje mesues per shumbull se nuk ka ribere kontrollin teknik te makines.
Apo te legjetimosh edhe krimin e nje 20 vjecari duke e konsideruar te mitur?
Pra, ata qe duan te behen vrases me pagese, do shtohen sepse mund te dalin nga burgu me kusht!?!?!?