Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kodi i ri Penal, prezantohen risitë, Rakipi: Propozohet lirimi me kusht për të dënuarit me burg përjetë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kodi i ri Penal, prezantohen risitë, Rakipi: Propozohet lirimi me kusht për të dënuarit me burg përjetë
Lajmi i funditPolitike

Kodi i ri Penal, prezantohen risitë, Rakipi: Propozohet lirimi me kusht për të dënuarit me burg përjetë

Published: July 25, 2025
Shpërndaje

Ditën e sotme është prezantuar drafti i kodit të ri penal, i cili pritet të hidhet për diskutim publik në ditët në vijim.

I pranishëm gjatë prezantimit të këtij drafti ishte edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili i bëri ftesë edhe opozitës që të kontribuojë me ekspertizë dhe pjesëmarrje aktive në tryezat e diskutimit.

Manja shtoi se kodi i ri penal duhet të jetë në përputhje me standardet e unionit europian, teksa shtoi se në BE nuk hyn vetëm një forcë politike apo qeveria, por Shqipëria, prandaj sipas tij, duhet kontributi i të gjithëve.

- Publicitet -

“Ky draft nuk është një draft përfundimtar. Ky draft do të marrë të gjithë kohën e nevojshme të konsultimit publik. Ministria do të jetë vetëm palë e interesuar institucionale, si të gjithë të tjerët. Në funksion të një procesi të hapur, dëshiroj të ftoj të gjithë aktorët e drejtësisë dhe opinionit juridik të bëhen pjesë aktive e fazës së diskutimit publik të kodit të ri penal.

Ky është një moment kyç për të ndërtuar sëbashku një akt themelor të shtetit të së drejtës.

Ftoj të gjithë ekspertët e ligjit, shkollën e Magjistraturës, studentët shqiptarë që studiojnë brenda vendit apo në universitetet e huaja, mediat apo organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe një ftesë të veçantë dua t’ja dërgoj opozitës parlamentare, të kontribuajë me ekspertizë dhe pjesëmarrje aktive në tryezat e diskutimit. Në BE shkon Shqipëria dhe jo vetëm një qeveri apo një forcë politike”, tha mes të tjerash Manja.

Drejtuesi i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, Arben Rakipi, shpjegoi disa nga risitë.

Gjatë fjalës së tij në prezantim, Profesor Arben Rakipi tha se një klauzolë e këtij drafti është edhe lirimi para kohe me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm.

“Dua të ndalem te lirimi para kohe me kusht. Ne kemi patur në ligj disa pengesa që lidhen me aplikimin e lirimit para kohe me kusht, lidhur me burgimin e përjetshëm. Diskutimi i gjatë u mbyll me propozimin që po, ne mund ta aplikojmë lirimin para kohe me kusht, për dënimin me burgim të përjetshëm. Duhet të më besoni, është një propozim shumë i guximshëm. Debati ka qenë i fortë. Këtu pleksen shumë gjëra, viktima, procesi i riedukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend”, Rakipi.

Kjo pasi sipas profesorit, njerëzit ndryshojnë gjatë kohës së qëndrimit në burg, teksa shtoi se një gjë e tillë aplikohet edhe në shtete të tjera perëndimore.

Arben Rakipi: Risitë kryesore të Kodit tonë penal. Ndër të parat kam listuar përshkrimin e koncepteve, instituteve kryesore. Përpos faktit që kjo është një e re, kodet e mëparshme s’e kanë,  dua të them rëndësinë. E para konceptet janë të rëndësishme për mënyrën sesi zbatohen duke zgjidhur një cështje konkrete. Në pamundësi të këtij rregullimi konceptual, lë shteg për keqkuptime të ndryshme. Deri më sot kanë qenë gjykatat ato që kanë përshkruar përmbajtjen e koncepteve dhe ne kemi menduar se konceptet janë të domosdoshme të shënohen në ligj për shkak të efektit të tyre detyrues. Efektet që lidhen me komentarë apo qëndrime të profesionistëve të caktuar nuk janë detyrues. Ishte e udhës paralel me sa vendime gjyqësore kanë shënuar si bazë e kuptimit të tyre, kemi shtuar gamën e interpretimit të atyre koncepteve në mënyrë që praktika gjyqësore të mbështetet në një dokument të unifikuar. Jam me shprese se ato koncepte nuk do të lënë shteg për t’u keqinterpretuar. Sistemi gjyqësor do të ketë element më tepër pavarësie në raport me to. Vlen për çdo lloj të reje që lidhet me këtë kod, siç është disa elementë komentues në dispozita. Dispozitat, sidomos ato që lidhen me koncepte që kanë pasur keqinterpretime gjyqësore. Gjykata shpesh mban qëndrime të ndryshme sepse lidhen me elementë të faktit por edhe të njohjes dhe aftësive kanë bërë që elementë të njohjes të marrin ngarkesë të ndryshme. Një cështje tjetër që doja ta paraqisja si element me të reja është dënimi  në tërësi. Dënimi në tërësi në Shqipëri është rregulluar nga dy dispozita që janë të pamjaftueshme, përshkruan në procedurën për të cilën gjykata kalon për të dhënë vendim, por janë të pamjaftueshme për të dhënë rëndësi procedurës dhe elementëve u bazohet gjykata në vendim. Ne kemi bërë praktike rrugën nëpër të cilën kalon gjykata, fduhet të kaloje në e kemi shndërruar në detyrim ligjor. Ngarkesë më tepër e prokurorëv e dhe gjykatës por është garanci për të arritur në një dënim, të drejtë.

I kemi dhënë peshë specifike të gjitha elementëve që lidhen me kriteret mbi të cilat bazohet vendimi, peshë e cila në rezultante të përgjithshme, supozohet të cojë në vendim të drejtë. Element tjetër që lidhet me dënimin është lloji i dënimit dhe shtimi i arsyeshëm dhe një game më të gjerë sesa sot i dënimeve plotësuese. Nisur nga një lloj dekrminalizimi apo ulje e masës së dënimit, e shënuar në ligjin penal, i kemi dhënë peshë aplikimit të dënimeve plotësuese apo disa lloj dënimeve që vlerësohen nga ky lloj procesi si i mjaftueshëm për të arritur në një edukim apo parandalim. Sidomos për vepra që krijojnë pasuri të padrejtë, është rekomanduar që përvec rasteve kur konfiskimet janë të detyruara, kjo masë parandaluese të ketë epërsi në të gjitha rastet e tjera kur nuk është e detyruar se mendojmë që efekti i një procesi penal duhet të jetë i plotë. Është i pamjaftueshëm dënimi penal nga një burgim apo dënim tjetër jo nga këto të karakterit pasuror nëse rikuperimi ndaj veprës nuk është i plotë, sic është rasti i konfiskimit. Cështje tjetër që lidhet me dënimin është me dënimin e tij. Ne kemi rikonfirmuar që një prej qëllimeve të dënimit është riedukimi. Duhet shoqëruar me rregullim konceptual që fillon nga ky kod dhe përfundon te mënyra se si realizohet mënyra e dënimit. Ne kemi konceptuar si të rëndësishëm konstatimin përgjatë riedukimit të këtij elementi. E dyta, praninë e viktimës. Ne kemi menduar se prania e viktimës në këtë proces, sic është ulja e dënimit, lirim para kohe me kusht dhe elementë të tjerë që janë lehtësues, roli i viktimës është deciziv. Gjykata është e detyruar të ketë parasysh dhimbjen e viktimës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Llaf Dibre says:
    July 25, 2025 at 9:48 am

    Siç duket, bosat e 1001 krimeve, pasi provuan dhe deshtuan me ligjet ne fuqi, më ne fund e gjeten “vjegen”. Nuk thuhet kot: politika dhe krimi jane bashkeautore te formulimit te ligjeve.

    Reply
  • VK says:
    July 25, 2025 at 10:28 am

    Më së fundmi “ëndrra saliniste” për tu futur nga dera e pasme në evropë po bëhet realitet… U deshën plot 35 vite për të propozuar (për ta zbatuar as që bëhet fjalë) ndryshimin e kodit (bolsheviko) penal. Dhe kjo vetëm se më në fund u bindën se nuk përputhej absolutisht me atë që kërkon medoemos demokracia e perëndimit. Pfffffff

    Reply
  • demo says:
    July 25, 2025 at 11:35 am

    Ne vend qe te vini DENIMIN ME VDEKJE per nje kategori krimesh te perbindshme qe po shtohen perdite,,Ju or kodosha do lironi nga burgu edhe kriminelet me burgim te Perjetshem.Ju e doni nje bombe islamike mu aty ne mbledhje,se po e coni kete popull ne vetegjyqesi e ne Kanun.

    Reply
  • Ppsh says:
    July 25, 2025 at 12:17 pm

    Lirim me kusht per nje burgim te perjetshem????
    Atehere po hiqni burgimin e perjetshem
    Dhe kete po e shitni si kusht per ne be?
    Mafiozet italian po vdesin krejt ne burg dhe as qe flitet per lirim me kusht
    Po shkaterroni kret ligjin qe te dale erjoni me shoke por qe kjo mos te bjete ne sy po i pervisheni lirimit me kusht per ata qe nuk duhej te dilnin me kurre
    A perfitojne politikanet nga ky ligj?

    Reply
  • !!? says:
    July 25, 2025 at 4:04 pm

    Po i hapet rrugë një pazari të ndytë midis kriminelëve horror të dënuar me burgim të përjetshëm dhe bashkpunëtorëve të tyre më të rrezikshëm se ata infiltëruar në drejtësin tonë, Arben Rakipët dhe Ulusi Manjët, ndyrsira që parashikojn miljonat duke u shitur kolegëve të tyre kriminelë mallin juridik, lirin në vënd të burgimit të përjetshëm.

    Po të realizohet ky ndryshim i kodit penal, dejtësia jonë do të bjerë plotësisht edhe me ligj në duart e Arben Rakipëve, Ulsi Manjëve, Fatmir Xhafëve………kriminelë të infiltëruar në drejtësi dhe kodi nga penal do të kthehet në kod që shpëton nga dënimi edhe skotën e shtazëve të dënuar me burgim të përjetshm për krimet makabër konsumuar prej tyre, krime që do të zeroheshin vetëm në qoftë se drejtësia do të mbante mbi kokën e tyre shpatën e dënimit me vdekje.

    A e din këta horra të drejtësis që shpeshtësia e vrasjeve në Shqipëri ja kalon 10 herë e më tepër vrasjeve mafioze në Sicilin e viteve 60?

    A nuk shqetsohen juristat tanë për psikozën e krimit të vrasjes si normalitet në jetën e përditëshme aq sa nuk na bën më përshtypje edhe kur një vajzë shijon si kënaqsi marjen e jetës së babajt të saj duke e mbytur me tel në fyt dhe

    këta shëmtira Arben Rakipët dhe Ulsi Manjët duan të ligjërojn tregun e shitjes së lirimit me kusht për përbindshat që po të kishte drejtësi të vërtet dhe efikase që do të shëronte shoqërin nga krimi i vrasjes do të kishin hak dënimin kapital.

    Reply
  • abdiaga says:
    July 25, 2025 at 7:06 pm

    Ceshtje kjo mor?Ca jane keto LIRIM ME KUSHT PER BURGOSURIT E PERJETSHEM? Po ata qe kane vrare keta i ngjallni dot?
    Mire e ka nje me lart.Ju doni bomben aty,qe te hikni ne te sateme dhe ay qe ju vret juve te lirohet me kusht.

    Reply
  • Dashi says:
    July 25, 2025 at 7:30 pm

    Ti me dy pikçuditëse dhe një pikpyetje , ku i ke gjetur këto statistika që shkruan ” shpeshtësia e vrasjeve në Shqipëri , është 10 herë me e lartë se Siçilia e viteve 1960 ” . Dëshiron ti , që të jetë ashtu , se e vërteta është krejt – krejt ndryshe . Shqipëria , në bazë të popullsisë , renditet e katërta para fundit në Evropë në krime vrasëse , me humbje jete . Ndërsa për mikrokriminalitet , ze vëndin e para fundit në Evropë , praktikisht baras me zero . Këto të dhëna mund t’i gjejë kushdo në faqen përkatëse të internetit të Këshillit të Evropës . Turp të kesh për ofendimet që i bën vëndit dhe popullit tënd , zagar e nihilist i fëlliqur .

    Reply
  • sokrat says:
    July 26, 2025 at 1:14 pm

    Lirimi para kohe i te denuarve me burgim te perjetshem, do te thote heqje e denimit te perjetshem me burg. Per shume arsye eshte e palogjikshme, per kushtet e Shqiperise, ku kriminaliteti eshte teper i larte. Kjo do te rriste kriminalitetin dhe do te rriste pazaret per te dale nga burgu. pra edhe korrupsionin nga i cili po vuajme shume si vend. Mendoj se ne thelb eshte pajtim me kriminalitetin dhe jo ulje e kriminalitetit. Cdo vend ka specifikat e veta dhe nuk eshte ndonje kusht nga BE qe te hiqet denimi i perjetshem me burg. Tendenca per te bere ndryshime dhe per tu treguar bashkekohore ne kete rast eshte e demshme per shoqerine. Mendoj se ky propozim duhet te hidhet poshte!

    Reply
  • !!? says:
    July 27, 2025 at 4:42 am

    Shteti ynë po shkatrrohet dhe populli shqipëtar po shpërbëhet në emigrantë, lypsarë mirqënjeje në rrugët e botës kryesisht nga krimi i llahtarshëm ekonomik që ka pllakosur kudo dhe

    zgjatimet e krimit ekonomik në drejtësi, Arben Ristanët dhe Ulusi Manjët kërkojn jo vetëm lehtësim të dënimit për këtë krim por edhe proçedura ligjore që subjektet e këtij krimi kancer tja hedhin pa u dënuar.

    Edhe me kod penal shteti ynë do të përligjet si shtet i kusarëve horror kombçfarosës, Sali Berisha, Ilir Muta dhe sa të dy së bashku nga poshtërsit që nuk mbarojnë, më shumë se mbreti i Shqipëris, sundimtari i marrosur plotësisht nga sëmundja psiqike e kleptomanis, armiku më i përbetuar i kombit shqipëtar dhe Shqipëris gjer më sot, Edi Rama.

    Reply
  • Dashi says:
    July 27, 2025 at 10:55 am

    Për zotërinë që ka përfunduar në shënja pakësimi , !!? . Unë nuk njof ndonjë popull në botë , as kam dëgjuar e as lexuar ndokund , që të votojë 10 herë rresht “armikun e përbetuar” të tij . Sigurisht që skizofrenë si ky i mësipërmi , do të ketë vazhdimisht , por ja që demokracia është pushtet e qeverisje e shumicës . As 3 muaj nuk kanë kaluar nga dita kur foli populli dhe për çudi , këtë rradhë , ky “tradhëtar I madh” , kur asnjë nuk e priste (ndoshta as ai vetë) u votua nga një maxhiorancë dërmuese dhe fitoi 83 deputetë , plus tre të Tom Doshit , baras me 86 . Me këtë maxhiorancë , “tradhëtari ” , po të dojë , edhe emrin tënd mund të t’a ndrojë , madje ato shenjat e pikësimit të t’i fusë atje ku nuk thuhet .

    Reply
  • vete iliri jam says:
    August 15, 2025 at 6:56 am

    LE TE VAZHDOJE KARVANI I VRASJEVE PA FUND PASKESAJ !NA SHKATERRUAT PERFUNDIMISHT O PROBLEMATIKE!

    Reply
  • fintechbase says:
    May 28, 2026 at 11:17 pm

    Terrific facts. Appreciate it!

    my page :: https://fintechbase.icu/

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. xha.sadiku on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?