Nga Jorgji Kote
Botuar në DITA
Kemi dëgjuar shumë për “gozhdën e Nastradinit” por ajo nuk është asgjë krahasuar me “gozhdën e Asociacionit” që SHBA&BEkanë ngulur mbi 10 vite më parë, natyrisht me pëlqimin e Prishtinës dhe tani ngulmojnë për realizimin e saj.
Hija e rëndë e këtij Asociacioni e ndjek kudo Prishtinën zyrtare; deri në takimet më të fundit të dialogut në Bruksel mes Borrell, Lajçak, Kurti dhe Vuçiç.
Le ta ritheksojmë se në kushtet kur dialogu ka kohë që mbahet me “frymëmarrje artificiale”, kur viti 2024 është “ pushtuar” nga ethet politike të zgjedhjeve europiane, franceze, britanike dhe mbi të gjitha atyre amerikane në nëntor, nuk ka shanse reale për ndonjë hap sado të vogël përpara në dialogun Serbi-Kosovë. Shkurt, preokupimi kryesor diplomatik perendimor këtë vit mbetet shmangia e ndonjë konflikti/krize tjetër dhe frenimi i përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes.
Ja pse dhe takimet si ai në Bruksel këtë 26 Qershor e më tej janë, siç i thonë fjalës, “sa për t’u gjindur Kola në punë”. Apo dhe për të justifikuar pagat/bonuset e majme të ndërmjetësuesve të lartë europianë, të cilët janë të shtrënguar të “zvarriten” në detyrë deri në nëntor, kur do zëvendësohen të sapo emëruarit.
Por, përpara se të vijmë te “ gozhda e asociacionit” vlen të theksojmë se ajo çka kërkohet nga Brukseli dhe Uashingtoni është një strategji cilësisht e re për të dyja vendet dhe rajonin; duke filluar me qëndrimet ndaj Serbisë, që të mos trajtohet më “ si e nënës” dhe kryesisht “me kulaç” por “t’i këlcasë dhe kërbaçin” kur e do puna; jo më duke e qetësuar e përkëdhelur, por tanimë me diplomacinë e njohur shtrënguese dhe imponuese; as duke ia krehur bishtin si “faktor kyç” i stabilitetit rajonal, mbasi Serbia nuk është zgjidhja por pjesë, madje e madhe e problemit.Ndryshe, Vuçiç, si deri tani do të vazhdojë “të gjejë shesh dhe tëbëjë përshesh”!
Mbi të gjitha, strategjia e re perendimore duhet të synojë dhe t’u imponohet te dyja palëve e sidomos Serbisë për krijimin e terrenit, klimës dhe mjedisit të duhur për përparimin e mëtejshëm nëprocesin e dialogut Beograd-Prishtinë; aktualisht ai mjedis është i helmuar dhe i minuar.
Kjo nuk bëhet me deklarime dhe qortime, por kryesisht me programe tërësore masash dhe veprimtarish politike, ekonomike, kulturore, shkencore, sportive, etj. Kjo do të ndikojë dhe në përmirësimin e mirëkuptimit të vërtetë midis palëve në të gjitha nivelet dhe formatet. Duke ndihmuar kështu në krijimin e masave të besimit (confidence-building measures), ndër kolonat kryesore të OSBE-së, i munguari më i madh i dialogut.
Vetëkuptohet se ndërmjetësuesit e rinj europianë do të kenë rolin e tyre të rëndësishëm në zbatimin e këtyre programeve dhe strategjive. Besohet se ata do të caktohen nga shtete me peshë gjeopolitike, tejet e rëndësishme për besueshmërinë e tyre, e jo nga vende që nuk e njohin Kosovën apo ca me keq që anojnë nga Serbia.
Po aq të rëndësishëm janë dhe drejtuesit diplomatikë nëAdministratën e re në Uashington të ngarkuar me Ballkanin Perendimor që do vijnë në Janar 2025; me fytyra, por mbi të gjitha me mendësi cilësisht të reja, më të vëmendshëm ndaj sugjerimeve të parlamentarëve dhe ekspertëve të mirënjohur amerikanë dhe europianë, të cilët kanë punuar dhe drejtuar në Departamentin e Shtetit dhe në BE; me emra tingëllues – Serwer, Joseph, Brenner, Philips, Bugajski, Rupnik, etj.
Veç ndikimit të faktorëve të mësipërm, mendimi i ri strategjik lipset të rishikojë dhe qëndrimin ndaj Kosovës; pa e trajtuar “si të njerkës” dhe kryesisht “me kërbaç”.
Ca më tepër se Prishtina zyrtare në përgjithësi ka mbajtur qëndrime të drejta në shumë aspekte, me argumentet përkatëse dhe në rastet e mospërputhjeve në qëndrime. Mirëpo është koha që krahas sovranizmit, tani Prishtina të shfaqë vullnetin e duhur politik me hapa konkrete; të bëjë më shumë Realpolitik dhe jo diplomaci morale, duke u linjëzuar me politikën dhe diplomacinë e SHBA-ve dhe BE-në; krahas argumentimit me parime politiko/juridike, Prishtina të merret më shumë me procedura teknike; këtë ta tregojë TANI me krijimin e Asociacionit.
Këto qëndrime Realpolitike, Prishtina t’i mbajë dhe kur në pamje të parë duket se mund të ketë pasoja negative nga qëndrime të caktuara e deri në humbje në zgjedhje. Rikujtoj këtu sugjerimin miqësor të ish Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Javier Solana për Hashim Thaçin dhe bashkëpunëtorët e tij të lartë, gati 25 vite më parë në Bruksel që “të silleshin si “liderë” dhe jo si “ndjekës/mbështetës”.
Në kuadrin e Realpolitikës, e cila krahas vlerave e parimeve u jep përparësi interesave të përhershme gjeostrategjike, politika dhe udhëheqësia në Prishtinë duhet të kuptojë mirë se si pesha të rënda në gjeopolitikën botërore, SHBA-të dhe BE-ja kanë plane dhe interesa të mëdha dhe komplekse, me pasoja në gjithë Europën dhe botën. Kësisoj, nuk ka pse “ t’u ngatërrohemi si ferra nëpër këmbë” dhe, me ose pa dashje t’i pengojmë, bezdisim apo vonojmë në realizimin e hapave dhe demarsheve të tyre diplomatike; në fund të fundit ato janë dhe në favor të Kosovës, krejt Ballkanit Perendimor dhe më gjerë. Aq më tepër kur dihet se strategjia perendimore, përfshirë gabimet e saj të lartpërmendura, me synimin për ta mbajtur Serbinë në “grazhdin” perendimor” dhe sa më larg Rusisë dhe Kinës.
Në këtë strategji edhe Prishtina aleate ka rolin e saj të ndjeshëm; së pari, duke dëgjuar dhe respektuar në terren këshillat dhe sugjerimet e SHBA-ve/BE-së. Ndryshe, nëse ajo do të kundërshtojë Perëndimin, “në frymë dhe në gërmë” për projekte dhe hapa të rëndësishëm gjeopolitikë, kjo mund të cënonte besueshmërinë dhe efektivitetin e veprimit diplomatik perendimor ndaj Serbisë, Rusisë, Kinës, etj.
Mirëpo kjo do të ishte me pasoja dhe për vetë Kosovën. Simpatia dhe mbështetja perendimore kërkon premtime dhe betime, por dhe bindje dhe sakrifica politike. Ndaj, politika dhe diplomacia në Prishtinë duhet ta kuptojë se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është urgjencë dhe domosdoshmëri, të cilës ajo nuk i shpëton dot. Dhe sado ta shtyjë këtë proces, sado argumente ligjore të japë, sado të fitojë zgjedhjet, sërish nuk do të ketë se nga t’ia mbajë pa realizuar asociacionin, këtë nyje të vërtetë gordiane për të ardhmen e saj.
Kujdes, nuk është koha për debate akademike nëse duhet apo nuk duhet asociacioni dhe ca më keq për sulme dhe akuza ndaj qeverisë së Kryeministrit Kurti. Ndërkohë dhe debatet me diskutime parimore, morale dhe juridike me aleatët tanë, sado etike që bëhen nga Prishtina zyrtare janë humbje kohe dhe me telashe të reja për Kosovën.
Natyrisht nuk po thotë njeri që asociacioni ta kthejë Kosovën në një Bosnie të dytë, apo të kompromentojë autoritetin e saj shtetëror qëndror dhe vendor. Kursesi! Por që ai të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur, në përputhje me Kushtetutën dhe integritetin e vendit. Për këtë është domosdoshmëri dhe krijimi i një fronti të bashkuar me opozitën, shoqërinë civile, ekspertët, me vështrimin drejt së ardhmes.
Lidhur me atë se ç’mund të bëjë vetë Prishtina për të shmangur këtë pengesë, shfrytëzoj rastin për të shprehur konsideratën për politikën dhe diplomacinë e Kosovës. Në misionet diplomatike ku kam shërbyer në 3 dekadat e fundit, sidomos në Berlin dhe në Bruksel kemi bashkëpunuar mjaft mirë me ambasadorë brilantë si Ilir Dugolli, sot Ambasador në Uashignton, Mimoza Ahmetaj, Bernard Nikaj dhe të tjerë, të cilët me praninë, fjalën dhe veprimet e tyre krijojnë imazh të pëlqyeshëm për Kosovën. Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme, Zonja Gërvalla e të tjerë, diplomacia e Kosovës në të gjitha nivelet ka qenë dhe është aktive dhe e kudondodhur në rrafshet rajonale, europiane dhe planetare.
Mirëpo problemi dhe pengesa madhore ku duket se dhe ajo ka ngecur është pikërisht kërkesa ndërkombëtare për krijimin e Asociacionit. Dhe kjo kërkesë nuk është thjesht lutje, sugjerim, verbale e sa për të kaluar radhën; përkundrazi, ajo tanimë është e institucionalizuar, e kopsitur dhe vulosur në aktet dhe dokumentat më të rëndësishme ndërkombëtare, sidomos në BE, OSBE, KiE, NATO, në Bruksel, Strasburg, Vjenë, Uashington, gjithkund në kancelaritë botërore.
Mirëpo, kush ka punuar në diplomaci, e di mirë se kur një kërkesë e tillë themelore përfshihet qoftë dhe në një, le më pastaj në pothuajse të gjitha forumet dhe dokumentet të organizatave ndërkombëtare është e pamundur të bindësh kënd për të kundërtën, ca më pak t’i heqë prej andej apo t’i modifikojë, kushdoqoftë ai!
Pasojat e mungesës së vullnetit për krijimin e tij do të jenë të shumta; duke filluar nga mosshtimi i njohjeve të reja; sebep i mirë për vazhdimin e mosnjohjes së Kosovës dhe nga 5 shtetet e BE-së; me vonesa ose pamundësi për antarësimin në Interpol, UNESCO, në BE, OSBE, NATO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare. Sa për statusin e merituar si Anëtar i Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, megjithë rëndësinë simbolike ai ishte thjesht një “ngushëllim” i vogël mbas mospranimit në KiE, por që nuk premton asgjë tjetër pa Asociacionin.
Gjithsesi, kjo është vetëm gjysma e tabllosë dhe e të keqes. Nëse nuk do “të vesh mend” as me këto masa, atëhere “dara diplomatike” e ndëshkimeve dhe sanksioneve të tjera do të shtrëngohet dhe më tej, me dëme të pallogaritshme për imazhin e vendit, në fushën politike, ushtarake, ekonomike, sociale dhe financiare. Po ashtu, pa asociacionin ose të paktën mesazhe premtuese dhe hapa konkretë drejt tij, do të mbeten në fuqi masat ndëshkuese të vendosura para një viti, Kosova nuk do të përfitojë gati 1 miliard Euro nga paketa e rritjes ekonomike e BE-së e as ndihma të tjera. Thjesht fare, kudo do të të tregojnë me keqardhje diplomatike “gozhdën e Asociacionit”, duke të sugjeruar ta shkulni atë dhe pastaj shohim e bëjmë, dhe duke shpërfillur me finesë diplomatike argumentet e Prishtinës.
Vërtet që liderët e Kosovës mund të vazhdojnë të shkojnë kudo dhe në vende të largëta e jo fort të dëgjuara me shpjegimet e tyre kundra. Po, do t’i presin me nderime dhe mirësjellje diplomatike, ama siç i themi ne “me fjalë të mira dhe gurë në trastë” derisa të shohin shenja se Asociacioni është në rrugën e zgjidhjes.
Ndaj, në vend t’u thotë aleatëve të mëdhenj “hajt baba t’iu tregoj arat”, Prishtina zyrtare duhet të fillojë të veprojë me procedura deri tani të munguara në nivelet teknike, duke punuar me tekstin e paraqitur të Asociacionit dhe me variante të alternative; katalogu i këtyre veprimeve është i gjerë dhe i larmishëm; duke filluar me ngritjen e grupeve gjithëpërfshirës të ekspertëve, hartimin dhe propozimin e ndryshimeve të rastit, verifikimi i përputhjes me Kushtetutën e vendit, konsulta me ekspertë perendimorë, të sigurohet zotimi perëndimor që gjithçka do të shkojë mirë e pa cënuar integritetin e shtetit të ri të Kosovës e deri te dërgimi në Gjykatën Kushtetuese, plus marrjen e opinionit të Komisionit të Venecias.
Këto demarshe konkrete të cilat mund të vazhdojnë deri në një vit, do të krijojnë hapësirë veprimi për të gjitha palët dhe kryesorja do të shihet me sy të mirë, duke inkurajuar aleatët perëndimorë që të mbështetin Kosovën, duke i hequr Beogradit mundësinë për justifikime gjithandej se pengesë është Kosova.
Këto dhe të tjera veprime të mençura diplomatike, me procedura konkrete dhe jo vetëm parime të përgjithshme, do të ndihmonin dhe në përparimin pa pengesa në aspekte të tjera jetike dhe nështimin e trysnisë ndaj Beogradit për të mbajtur zotimet e tij dhe për të njohur ose premtuar njohjen e Kosovës dhe me radhë. Në të kundërt ngërçi do të trashet më keq.
Vërtet që dhe pa lëvizur në drejtim të asociacionit një parti mund t’i fitojë zgjedhjet e radhës me akrobaci politike të përkohshme; por pa mbështetjen amerikane dhe europiane, Kosova dhe asnjë lider apo parti në Prishtinë nuk do të jetë në gjendje të qeverisë mirë; madje, do t’i çelet rruga krizave të reja deri në kërcënimin e sigurisë, stabilitetit të brendshëm dhe të jashtëm dhe zhgënjimeve masive të njerëzve që do ta kërkojnë vetë rrugën drejt Europës.
Ja pse do shkulur sa më shpejt “gozhda e Asociacionit”, të tjerat presin!
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Zoteri ,sinqerisht nuk e lexova shkrimin tuaj, por per kete problem ne kemi shembull te gjalle pa shume komente:Serbskja republik ” e Bosnje -Hercegovine dhe se fundi luften ne Ukraine per Donbasin.
Dihet qe minierat jane ne Kosove dhe industria e perpunimin te tyre jane ne serbi.Ketu eshte problemi dhe mjaft beni mashtrime lidhur me ato te ashtuquajtura “association ” .
Prandaj Serbia luan gjithe gurret per kete pjese te Kosoves.
Derdimene komentatore ,vegel e Vucic se bashku me Ramen,per kete po perpiqen.Clintoni do nje llokme nga ky busnes,po ashtu edhe Blair.
Faleminderit per keshillen, zoteri i nderuar.
Por ty me shume te takon te kerkosh Asociacion te Shqiptarve ne Lugine te Presheves dhe alte drejtat e shqiptarve te shtypur ne Pazarin e Ri dhe kido ne Sanxhak.
Si nuk dolet asnjehere me kerkese te tille ndaj Servise.
I di Kosova punet e veta. Ty te takon te kujdesesh per shqiptaret e Kosove Lindore(Lugina e Prehseves) dhe atyre ne Sanxhak.
Se per Çamerine e dijme se po ben shuuume sa qe as nuk e permendni.
Te takon te perpiqesh te ndalni ate hajduteri shkaterruese aty ne Shqiperine londineze dhe leket e vjedhura ti investoni ne Ushtri dhe ne industrit tjera prodhuese te vendit.
Servet ne Kosove jane pakica me me se shumti te drejta, me më shume drejta se sa qe kane cilado pakice ne cilindo gend te Europes.
Associacionet jane URGJENCE DHE DOMOSDOSHMERI,TE CILIT NUK I SHPETON DOT.
Bo,bo cfare gjuhe,,NEPERKE E ZEZE, Jorgji Kote.
Ne titull une kujtova se ky Diplomati ka gjetur marifetin per te shkulur njehere e mire gozhden e Associacionit,,Ky dashka tja nnehere e mire gozhden e associacionit. Gjuha e ketij Neperkes kote,eshte si gjuha e instruktoreve te Komitetit partise,qe uleshin kembekryq ne vatren e Xha Jahos,Xha Brahos,Xha Batos dhe i thoshin:-C`kule ti i pari xha Jaho interesin privat,ashtu si ishe i pari ne Lufte,,Behu i pari ne Kooperative.I ke dhene Partise dy djem deshmore,tre partizane.Shtepia jote u be Baze e luftes antifashiste,Dorzoi qete,Dorzoji arat me drithe,dorzoi bagetite ne Kooperative.Jeta jone do te jete me e lumtur ne Kooperative! -Po si ti dorzoj o shoku Partise?Jam robtuar nje jete te tere per ate toke e gje te gjalle!?
Partia e ka vendosur xha Jaho!Fshati do te behet Kooperative.Nuk shpeton.Ndryshe do te shpallin Armik,Kulak.
Ja me kete gjuhe i flet Kosoves ky NEPERKE KUCOVLLAHE me emrin jorgji kote.
Po kush te dhjeu ty,o Llahingaaaa!
Ka burra Kosova or llahingee! Nuk ka mbetur Kosova te degjoje ca Kote.
Associacionet jane humnera ku po e shtyjne Kosoven jo vetem miqte tradicionale te Serbise por edhe skilet dhe gjarperinjte helmues te Agjitpropit komunist ,.
Keta jane bolba Kosoves Albin! Jane pasardhes te brigades V,brigades VI,qe pushtuan Kosoven per t`ja dorzuar serbit.Deren kokes ketyre Albin! Armatosu Albin,
Veriu I Kosoves eshte busnes ,jane dollare .Serbit as I pelcet bytha per serbet ne veri.
C’fare kam shkruar ne fillim ,atje reh CEKANI.
Edi Rama prandaj lufton qe te gjunjezoje
Albinin qe keto pasuri te kalojne serbit.
Nuk eshte gozhde e Nastradinit zoteri shkrues.
UCK-ja nuk ka vdekur.
Associacione s`ka.Associacionet jane fundi Kosoves,,
Associacionet ndajne miqte nga armiqte e Kosoves.
Sociolloge e sociopate,fyllozofe e Dhiplomate,,MORRI I KUQ GJAKPIRES KOMUNIST,imponojne Kosoves associaconet,Cfare jane keta,oj Kosove Hallemadhe!? Deri dje kafshe analfabete,,sot me tituj shkencore,me teneqera sociolofesj,diplomatesh.
Diplomacia ketyre ka qene Spihunlleku.Armiqesine ndaj Kosoves shqiptare e kane ne gjak,,Te trasheguar qe prej themeluesve te Sigurimit famekeq:Dushan Mugosha,Miladin Popovic.
Pasi shkaterruan Shqiperine keta Rrufjane do ndreqin Kosoven!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Po ju rri mendja tek Associacionet serbe, T`ja veshin Kosoves si kemishe force!!!!!Si prangat qe u mbertheheshin kosovareve ne Kufi dhe nuk i ndaheshin gjer ne vdekje,.
Po plasin Kosove!Klyshte e Sigurimit nuk po durojne dot Kosoven Shtet i lire dhe Sovran.Me INTEGRITET TERRITORIAL.
nqs,serbet e Kosoves po jetojne ne harmoni me shqiptaret NE TE NJEJTIN SHTET,,NUK RRIJNE KETA,Nuk i le macoku zi, qe kane ne barkut agjipropat e Llahingave. Demo ja ka lshuar rraketen Patriot qe ketu,,pa arritur rragazhdagja AQgjitpropit ne Kosove.
Gazeta DITA eshte kthyer ne nje fletushke me sherbim te ideve kriminale te Rames!
Asosacioni eshte thike pas shpine kunder Kosoves!
Neser do kerkoje edhe Greqia Asosacionin ne jugun e Shqiperise etj!
Po Rama pse nuk kerkon Asosacionin shqiptar ne Cameri?
Ne titull te shkrimit te diplomatit Jorgji Kote thuhet “Te shkulret gozhda e asociacionit ( gozhda e Nastradinit ), ndersa shkrimi vete thote “te ngulet gjer ne fund kjo gozhde. Hajde shkrim, hajde. . .Hajde dhe gazete qe e boton kete shkrim helmues . . .
Bashkimi i Kosoves me Shqiperine u pamundeson filo serbo-grekerve zaptimin e pushtetit.Per Edi Ramen e neo komunistet, bashkimi i shqiptaris, eshte vdekie politike.Jorgji Kote compani, deri ne vdekje jane antishqiptare,besnik te “Rilindies” se Edvinit (rilindies e kujt kombi????????????????)
“Marrëveshjet” e Bruksekit e Ohrit parashohin edhe obligime tjera të palëve, të pranuara nga Kosova, të “pranuara” e të panënshkruara ndërsa zyrtarisht, me shkrim, të tërhequra nga Serbia.
Pse u dashka të zbatohet vetëm asociacioni e të tjerat pika jo?
Serbia është ingranazh që ato që njëherë i futë brenda nuk i kthen më prapa por kërkon “gjëra tjera” për të futur “në grykën” e saj.
Serbia kaherë, me veprimet e saj ndaj shqiptarëve, e posaçërisht me gjenocidin e fundit në Bosnë e në Kosovë, e ka humbur të drejtën e sovranitetit mbi Kosovën, sovranitet të cilin, dorën në zemër, s’e kishte asnjëherë të plotë gjatë historisë.
Këtë e vërteton edhe Vendimi i Gjykatës Nderkombëtare të Drejtësisë.
Nëse dikush mendon se Serbia do të ngopet me asociacione etj.- e ka gabim.
Siç do të thoshte Çosja në një kontekst tjetër, “Serbia e njeh vetëm mbretërinë e saj- ÇYSKINË”- për të cilën duhet të jemi të përgatitur dhe të jemi të gatshëm gjithmonë.
Shtesë:
KONGRESI I IV I PKJ – DRESDEN 1928
Wikipedia: Përkthyer nga serbishtja- qirilicë!
“Kongresi i Katërt i Partisë Komuniste të Jugosllavisë) u mbajt nga 3 deri më 15 nëntor 1928 në Drezden. Shpesh quhet Kongresi i Drezdenit pas vendit të ngjarjes.
…….
Kongresi konfirmoi politikën e vendosur më parë që kërkonte shkëputjen e “popujve të shtypur” për vetëvendosje dhe mori vendim për krijimin e shteteve të pavarura – Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Sllovenia, ndërsa populli Hungarez dhe ai Shqiptar kishin të drejtë të shkëputeshin, sepse u konstatua se vendi i tyre ishte aneksuar nga borgjezia serbe. Shkatërrojeni krijesën imperialiste, Jugosllavinë – thoshte vendimi i Kongresit…..”
Kush e ka frymëzuar apo paguar këtë biçim duplomati të shtrydhë trutë e të dalë hapur si mbështetës i planeve djallëzore për tkurrjen e trojeve shqiptare?
Me këshilltarë të këtij soji Kosova nuk ka si bën përpara, përveç se rrezikon t’i hapë varrin vervetes.
Albini është atje ku është se ndjek si askush tjetër politikat kombëtare. Dhe forca që e mbështet nuk janë një apo dy duplomatë të shitur, por është forca që u ka treguar ndër shekuj gishtin e mesit “qeflinjve të gozhdave”.
Deri kur do te zgjidhen interesat e Evropes duke i dhuruar Serbise trojet shqiptare? Jane dy shekuj qe ben dhurata Serbise ne kurriz te tokave tona dhe shtetev fqinje per interesaat e saja. Politika naive e disa kalamajve ne diplomacine evropiane synon qe me keto dhurata, Serbia do ti bashkohet Perendimit! Ky bashkim as nuk do te ndodhe, perderisa vete Vuçiç, justifikohet e thote se “prapa meje qendron Kisha orthodokse serbe”, me fjale te tjera jemi akoma ane mesjete ku shteti ndertohej mbi baza fetare e etnike. . Evropa eshte tashme nje komunitet multietnik dhe Kosova eshte pikerisht nje shtet i tille, perse duhet ta copetojme ne mikroshtete e provincia , o associacicone etnike! Nacionalizmi i tepruar eshte jo vetem strofka e fundit e politikaneve ne vdekje dhe e diktatoreve, por eshte shkaku i tere lufterave ne Ballkan, madje edhe ne Evrope. Me associacionin serb, politika naive e disa kalamajve evropiane po nxit e ringjall shkakun e gjakederdhjeve ne Ballkan, pikerisht ndarjen e etnive ne shtetin e ri e multietnik modern kosovar.. Kujt i sherben kjo politike e krijimit te vatrave etnike te zjarrit ne Ballkan?
Ky shkrim i Kotes ESHTE ULTIMATUM I MINISTRISE SE JASHTME SERBE DREJTUAR KRYEMINISTRIT ALBIN KURTI.
Harram i pastë paratë e Shqiptareve që ka marrë ky mender diplomat për 30 vjet, sa shumë!!!!
Ky diplomati me mbiemrin Kote është qenka një diplomat koti që dashka një kallëp dinamiti në bythë e mos ti gjenden copat e trupit ku i shkojnë.
Une e kam pare kete emer jorgji Kote neper gazeta,por nuk e dinja qe ishte diplomat.
Me te tille diplomate Shqiperia do dorzoje kufijte detare,tokesore,Gjirin e Sarandes,Sazanin,Butrintin,e ka te sigurte rrugen e mutit,se Kosoves i ha mune.
Ore shihni se mos ka qene shofer ambasade ne Beograd ky bir kurve Jorgji Kote,si pun e Rako Kundraxhiut,qe u rrah me gruan ne Anbasaden Ceke dhe e sollen pako postale teposhte. Tani thote Rako:Ju me vini anash mua,se une kam qene Diplomat ne Cekosllovaki,
…….. boll me tipin “yes sir” nuk u lodhet me servilizmin, hipokrizin kaq shume ju josh e thirrura “diplomat” me shume sesa te merituarit intelektual me integritet, ju mbase keni pasur poste ne M.J. por titullin duket se nuk e keni merituar kaç shume vite nenpunse i administrates se jashtme keni frike te qendroni ne krahun e parimeve te se drejtes nderkombetare. Kosova nuk u cliruar per tu kthyer ne koloni (ate qe fitoje me gjak da dorzoje ne tavolin) por te aplikoje standartet demokratike, marrveshjet kane kuptim e detyrim te dy anshem. Do deshiroja t’ju kujtoje thenjet e personalitetit me te madhe te diplomacise se shekullit XX i nderuari e respektuari Henry Kissinger qe ti per 45 vete e kishe armik, e tani per 34 vjet demokraci dicka duhet te mesoje prej tije’ pasi ai’ ne nje nga 50 thenjet monumentale qe la pas, thoshte se; ” nje drejtues shteti qe nuk eshte gati te qendroje the i vetem per interseta e vendit te tije, nuk eshte i afte per te qeverisur” Prandaj Kosova ka nevoje per mbeshtetjen shqiptare e jo per moral prej servilizmi kunjuktural sic ben tirana zyrtare, nenpunsat e intelektualet ne pension duhet ta mbeshtesin kur ka te drejte, ta kritikojne nga afer kur duhet pa u bere aurtopolante e amblifikatore i propagandes serbe.