Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kokainë, toka, falsifikime e vrasje, detaje të reja për zhdukjen e dy personave në Sarandë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kokainë, toka, falsifikime e vrasje, detaje të reja për zhdukjen e dy personave në Sarandë
KronikeKryesore

Kokainë, toka, falsifikime e vrasje, detaje të reja për zhdukjen e dy personave në Sarandë

Published: May 21, 2023
Shpërndaje

Zhdukja e Leonard Thodhorit e Fatmir Sulovarit nga Saranda, vijon të jetë  e pazbardhur, 1 muaj e gjysmë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa banorët janë të shokuar e familjarët kërkojnë drejtësi.

Sipas dosjes hetimore të siguruar, zhdukja e dy personave ka ndodhur rreth orës 15.19 të 6 prillit, dhe është denoncuar nga familjarët në 9 prill, kurse me komunikatë nga policia është publikuar në 12 prill, vetëm pasi lajmi ishte bërë publik në media.

Ndërkohë kërkimet për trupat e dy të zhdukurve kanë nisur në 23 prill.

- Publicitet -

4 data të ndryshme për të njëjtën ngjarje, ndoshta shkak që sot ende nuk po gjenden trupat.

Në vendimin për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit S. B, por edhe nga dëshmia në media e një prej personave që mund të ketë dijeni mbi ngjarjen, flitet për përdorim të kokainës dhe tregtim të saj.

Sipas fjalëve të tij “ditën e enjte në darkë e ka telefonuar F. nga numri i L. dhe i ka thënë “Do na sjellësh mall këtu?”, “Se e do Y.” apo “vajtëm tek shtëpia e K. pastaj. Ja ta them copë unë, pinim kokainë…pimë e morëm prapë…”

Sipas materialit policor, rezulton se Leonard Thodhori lëviztë i armatosur me pistoletë në Sarandë dhe po i armatosur ka lëvizur edhe në aksin Sarandë – Kardhiq.

Dosja e zhdukjes së dy personave ka nxjerrë në skenë problemin e pronave pa dokumentacion në Sarandë, çka ka çuar shpesh në konflikte.

Edhe pas 33 vitesh, zona si Çuka rezultojnë ende të paazhornuara në ASHK dhe tokat aty janë pa certifikatë pronësie. Një të tillë e pretendonte edhe Leonard Thodhori, e kjo tokë mendohet si pikënisje e konfliktit.

Nga ana tjetër Fatmir Sulovari rezulton ish-pronar i një diskoje në Ksamil, për te cilën familjarët e tij thonë se është prishur nga shteti për shkak se toka aty dhe rreth saj është dhënë për investim strategjik nga qeveria.

Dokumenti për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit S. B, zbulon edhe se si një automjet qarkullon ditën me dy palë targa të falsifikuara. Konkretisht mjeti tip “Mercedes-Benz” E Class që mendohet se ka rrëmbyer dy të zhdukurit, brenda harkut kohor të 39 minuta shihet të qarkullojë njëherë me targat AA175LV të vjedhura në Shqipëri e njëherë më targat YTO1114 të vjedhura në Greqi.

Nga ana tjetër mjeti tip “Land Rover” i sekuestruar në një karburant në Sarandë, rezulton të ketë qarkulluar në Sarandë me xhama të zinj por edhe me fenelinë policie e cila nuk u gjet në momentin e sekuestrimit.

Po ashtu nga dosja hetimore zbulohet edhe fakti se si në Sarandë mund të marrësh një pronë me qira duke realizuar kontrata fiktive. Një jurist i marrë në pyetje lidhur me kontratën e vilës ku u zbulua mjeti i krimit, gjatë deklarimit të tij, pasqyruar në faqen nr.9 të vendimit për caktimin e masës së sigurisë, është shprehur: “Nuk mund të jap shpjegime pasi nuk e di për çfarë kontratë bëhet fjalë sepse redaktoj shumë kontrata”.

Zhdukja e dy personave zbuloi gjithashtu edhe një automjet të blinduar, tashmë i sekuestruar. Ai u gjend i parkuar në një plantacion mandarinash në fshatin Xarrë. Bëhet fjalë për një Jeep Cherokee i zi me targa greke BOO – 9195 me xhama të zinj.

m.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK, hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  2. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  3. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  4. Anonymous on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  5. Buja on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?