Prindërit e të riut Genti Isaj që humbi jetën pasi mori mjekim për dhimbjen e dhëmbit kanë treguar për Report Tv se si u përkeqësua shëndeti i 32-vjeçarit pasi u kthye në shtëpi.
Sot pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për Genti Isaj, i cili ka humbur jetën në rrethana të çuditshme pas mjekimit për dhëmballën. Burime pranë familjes bëjnë të ditur se 32 vjeçari nuk ishte konsumues i substancave narkotike.
“Djali erdhi nga Erseka. Dentisti i kishte dhënë recetën me ilaçe që i mori në farmaci. Kishte shqetësime nga dhëmballa, thoshte më dhemb koka ndërsa i ishte ënjtur gusha. Një ilaç me pluhur e kishte pirë në Ersekë ndërsa tjetrin me kokrra që kishte marrë, e konsumoi në shtëpi. Erdhi rreth orës 10, në 10:30 i piu. Ilaci pluhur që kishte konsumuar, e kishte bërë me djersë.
Sa erdhi, zbriti nga makina dhe u ndërrua se ishte bërë ujë në djersë. Kur erdha unë nga lopët që ishte ora 15:30 ,16:00 djali po rrinte në ballkon dhe më foli, hë me mami mbarove andej, mbarove me lopën? Sa hoqa corapet i hodha dhe bukë qenit, as 5 minuta nuk qëndrova jashtë dhe hyrë në kuzhinë, ku ishte shtrirë djali. Unë e thërrisja, e fërkoja nga duart, djali ishte bërë akull. Kur nuk mu përgjigj, ngrita kujën, dola thirra komshinjtë që ta merrnin e ta çonin e Ersekë. Dy djem lajmëruan ambulancën. E nxorrën djalin me makinë dhe rrugës kishin gjetur ambulancën.
Qëkur ishte fëmijë derisa u bë 32 vjeç, nuk ishte shtruar një herë në spital, nuk kishte bërë asnjë gjëlpërë në trup, nuk ankohej për gjë edhe gripërat atë rrallë e zinin. Djali të mërkurën ishte edhe në punë por nk e kishte kaq keq. Kur e pamë të ënjtur, i thamë të vizitohej”, rrëfeu nëna.
Ndërsa babai tregon se presin ekspertizën që t’i tregojë shkaqet e vdekjes ndërsa thekson se i biri nuk kishte sëmundje tjetër.
“Djali vajti tek dentisti në Ersekë, mori recetën më pas vajti tek farmacia dhe erdhi këtu (në shtëpi). Piu ilaçet sapo erdhi në shtëpi. Koka i dhimbte dhe nga fyti ishte ënjtur kishte dhe shumë djersë. Djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Vetëm nga dhëmballa”, tha babai.

Mo po lereni dentistin juve, shikoni njehere se c’fare “vaksine” mund te kete bere, pastaj kaloni ne konkluzione. Dentisti e shumta qe mund te japi, eshte antibiotike ose paracetamol.
Fshatari nuk vete kollaj tek mjeku.Higjenen e gojes e kane pertoke.Vijne era kerme kur hapin gojen.Nje dhemb te prishur e le nje vit pa hequr,derisa te krijoje qelb dhe te qelbe gjithe trupin.
Mos ja lini dobicin mjekut.dje per sot,,nje dhemballe do kohe te prishet,te maiset e te mbledhe qelb.
Fajin e ka vete personi dhe familja,qe dhembet i kane si Thonjte.
Xha Selmani nga Tunja Gramshit thoshte per nusen:-Havase i hahet vetem koqjaa arres dhe koqjaa vezes,sepse Havaja e grinte qepen e groshes me thoin sa nje danoc te gishtit te madh.
Per demon. Meqe ke marre rolin e mjekut, shiko se mos dentisti duhej t’i bente analizat e gjakut dhe te urines, nje skaner te dhembeve dhe kokes, ose te rekomandonte shtrimin urgjent te djalit ne spitalin e Ersekes apo te Korces?!
shiko ti hanko,se une nuk jam stomatolog,por kam dhe nje experience te ngjashme per raste te tilla.Kur beja ushtrine ne detashmentin e xhenjos,ngjitnim elementet e kupolave ne rrepirat e Mokres,ne fshatin Proptisht,,na u semur nje shok nga Lenija Gramshit nga dhemballa,.Nje muaj rresht dhemballa dhembala,,pij aspirina,sa i pushonte dhimbja i fuste raki pushonte dhemballa,,Diten harrohej,naten fillonte prape dhemballa,,por zgjati nje muaj,jo nje dite.E derguam ne kliniken e Pogradecit,Ay dentisti idha nje recete me ilace,per te ulur enjtjen,se kish filluar enjten dhemballa(pikerisht si dentisti Ersekes).A i piu a s`i piu ilacet ky,po pas nje jave u fry nga nofulla u be si me shyta.E derguam ne Polikliniken e Dhembeve te Elbasanit.Ay dentisti pare qe e pai tha:Ti nuk je per mu or lale,gjendja jote eshte serioze,Ti je per ke Berti.Berti ishte Kirurgu i Dhembeve. Kur e pa Berti i tha:Me kete gjendje qe ke ardhe ti nuk te bejne fajde as ilacet,se ty t`u ka qelbezu noflla,Po hajde tani duro si burrat te shpetojme cfare te shpetojme.
E lidhi Zanin per karrike,Mua me tha mbaje mos levizi,mori thika dhe pinxa dhe i cau nofullen Zanit,me dhembe te prishur me gjak e me qelb ja nxorri te tera.ja mbushi gojen me pambuqe,.dhe i tha Ik ke shpia,mos ik hic ne repart,.Keto ilacet qe te ka dhene dentisti Pogradecit do ti pish nje me nje,se do vdesesh,po s`i pive..Pas nje muaji erdhi Zani ne repart qiqer i cfryre,,se edhe sot e ka jeten prej doktor kirurgut Bertit nga elbasani,qe nuk pyeti shume per burokracira,por i futi thiken dhe e shpetoi.
Sidoqe te jete ka humbur nje jete e nje te riu qe Familja e kishte krah pune.Le te presim hetimet dhe ngushellime familjes.