Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kolumbia thyen rekordin e prodhimit të kokainës për vitin 2021 (SHIFRAT)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kolumbia thyen rekordin e prodhimit të kokainës për vitin 2021 (SHIFRAT)
AktualitetBote

Kolumbia thyen rekordin e prodhimit të kokainës për vitin 2021 (SHIFRAT)

Published: October 21, 2022
Shpërndaje

Kolumbia, prodhuesi kryesor në botë i kokainës, theu rekordin e saj për kultivimin e gjetheve të kokainës në vitin 2021.

Kjo, sipas një deklarate të shpallur të enjten e 20 tetorit nga njëri prej organeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Lajmi u bë i ditur nga media franceze France 24.

- Publicitet -

Qeveria kolumbiane theksoi “dështimin” e luftës së udhëhequr nga SHBA-të kundër drogës.

“Kishte një rritje prej 43 për qind në sipërfaqen e mbjellë me kokainë nga 143 mijë hektarë në vitin 2020 në 204 mijë hektarë në vitin 2021”, shtoi në një deklaratë Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC).

Kjo ishte shifra më e lartë e prodhimit të lëndëve narkotike që kur UNODC-ja filloi të monitoronte prodhimin e kokainës në Kolumbi, 21 vite më parë.

Rritja e kultivimit shkoi paralelisht me një rritje të prodhimit të kokainës nga 1 mijë e 10 tonë në vitin 2020, në 1 mijë e 400 tonë vitin e kaluar, e destinuar për tregti kryesisht për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Ministri kolumbian i Drejtësisë, Nestor Osua theksoi se qeveria po punonte për politika të reja kundër drogës, e cila tani për tani nuk do të përfshijë legalizimin e kokainës.

Presidenti i majtë i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka nxitur një amnisti për trafikantët e drogës që janë të gatshëm të heqin dorë e të braktisin tregtinë.

Ai ka propozuar gjithashtu blerjen e tokës së punueshme për t’iu rishpërndarë fermerëve të vegjël e për të siguruar jetesën nga të korrat e ligjshme.

Kjo, duke i çliruar nga zgjedha e dhunshme e bandave të drogës ku ata mbështeten për sigurimin e jetesës.

Shtetet e Bashkuara mbeten konsumatori kryesor i kokainës në botë, një nga tregjet kryesorë për trafikantet e lëndëve narkotike.

UNODC-ja deklaroi se kultivimi i kokainës “vazhdon të kërcënojë potencialin kulturor të vendit dhe biolarmirshmërinë e tij”, duke kontribuar në shpyllëzim.

Ndër të tjera, ai shtoi se një përqindje e lartë e plantacioneve shtrihen në rezerva pyjore, në tokat e komuniteteve me ngjyrë e gjysma e tyre shtrihen në zona të veçanta për menaxhimin specifik të tyre.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    October 22, 2022 at 1:04 am

    Mashallah,Marshallah!Hajt me bereqet!Mesoni dhe keta cunat e Kukesit si mbillet patatja,,se iken te gjithe..kane shkuar te mbjellin hashash ne Angli

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria

Komentet e Fundit

  1. Igor on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  2. Boss on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. 1thundrak on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  4. Tiranë on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  5. Anime Stars Tools on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?