Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Komandanti i KFOR-it: Në Kosovë do të mbërrijnë trupa shtesë nga Rumania
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Komandanti i KFOR-it: Në Kosovë do të mbërrijnë trupa shtesë nga Rumania
KosovëKryesore

Komandanti i KFOR-it: Në Kosovë do të mbërrijnë trupa shtesë nga Rumania

Published: October 6, 2023
Shpërndaje

 

 

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë këtë të premte se së shpejti në Kosovë do të arrijnë trupa shtesë nga Rumania, përveç përforcimeve të fundit të Britanisë së Madhe.

- Publicitet -

Ai ka paralajmëruar përforcime edhe nga “vendet tjera aleate”.

Në një konferencë lamtumirëse për mediat në Prishtinë, – teksa e kryen mandatin e tij – Ristuccia ka thënë se rritja e numrit të trupave në Kosovë është e domosdoshme, në mënyrë që KFOR-i të mund ta përmbushë mandatin që ka.

Ristuccia i ka përmendur incidentet e muajve të fundit, kryesisht në veri të Kosovës, dhe ka vlerësuar se të gjitha tregojnë që situata mbetet e paqëndrueshme dhe mund të tensionohet shpejt.

Ai e ka përmendur që vetëm një zgjidhje politike do të mund të garantojë paqe të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit, dhe e ka përsëritur mbështetjen e KFOR-it për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.

Situata është përshkallëzuar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, mirëpo kjo e fundit e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Komandanti në largim i KFOR-it ka thënë se situata tani në Kosovë është më e qetë sesa ditëve të fundit, mirëpo “nëse palët nuk ulen për ta negociuar një zgjidhje politike, kjo situatë do të jetë më e cenueshme dhe më e paqëndrueshme sesa ajo paraprake”.

“Dy palët duhet të ulen në tavolinë negociuese. Prandaj e mbështesim dialogun. Besojmë plotësisht në përpjekjet diplomatike për ta gjetur një zgjidhje për këtë situatë”.

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ose nën thundrën time, ose jashtë Partisë!
  • Si e rrëzuan studentët Vuçiçin
  • U përjashtuan apo jo Ndreca e Spiropali? Klosi del prapë për sqarim
  • A është e vërtetë që “Komisioni Europian ka bërë rekomandim historik për Shqipërinë”?
  • Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)

Komentet e Fundit

  1. H on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  2. demo on VIDEO: Nga vezët në rrugë mbi makinën e Ramës, te përjashtimet nga partia. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit
  3. info analitike on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  4. Emigranti on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  5. Vlora 97 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?