Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit, Sylvinho në kërkim të formacionit ndaj Çekisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit, Sylvinho në kërkim të formacionit ndaj Çekisë
AktualitetSport

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit, Sylvinho në kërkim të formacionit ndaj Çekisë

Published: September 5, 2023
Shpërndaje

Shqipëria kreu seancën e fundit në ”Shtëpinë e Futbollit” para nisjes për në Çeki për ndeshjen eliminatore të Euro 2024. Në ditën e martë, trajneri Sylvinho zhvilloi dy seanca stërvitore për kuqezinjtë, ku gjatë paradites u provuan situata taktike, ndërsa në pasdite tekniku brazilian u mor sërish me pjesën taktike, duke përfshirë edhe lojtarë të Shqipërisë U19. Trajneri e ndau skuadrën në dy grupe, ku grupi i parë përfshinte: Kastratin, Balliun, Ajetin, Mihajn, Veselin, Gjasulën, Baren, Muçin, Roshin, Mujën dhe Dakun. Ndërkohë, grupi i dytë përbëhej nga: Strakosha, Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Uzuni, Cikalleshi dhe Ismajli.

Shqetësim për Sylvinhon vijon të mbetet Qazim Laçi. Mesfushori që aktivizohet në radhët e Sparta Prague vijon të mungojë në seancat stërvitore për shkak të gjendjes gripale. Me shumë mundësi, 27-vjeçari mund të mos udhëtojë për në Çeki, për ndeshjen e katërt të kuqezinjve në grupin E dhe padyshim një nga përballjet më të rëndësishme të rrugëtimit të kuqezinjve. Gjithsesi, gjendja e Laçit do të vlerësohet deri në fund dhe së bashku me mjekët, trajneri Sylvinho do të dalë në një konkluzion të përbashkët.

Të mërkurën në mëngjes, kombëtarja shqiptare do të niset për në Pragë. Programi i kuqezinjve do të vijojë të mbetet mjaft intensiv teksa në orën 17:15 nga stadiumi ”Fortuna Arena”, Sylvinho do të jetë në praninë e një lojtari për të zhvilluar konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes. Në orën 18:00 lojtarët e Shqipërisë do të kryejnë dhe seancën e fundit stërvitore në ambientet e stadiumit.

- Publicitet -

Të enjten do të vijë dhe momenti i së vërtetës, ku Shqipëria do të ndeshet ndaj kryesuesve të grupit E, Republikës Çeke, në tentativën për të marrë një rezultat pozitiv e për të rritur shanset e kualifikimit në Euro 2024. Për të përcjellë çdo emocion mos harroni të ndiqni dhe emisionin ”Kuqezi” që do të transmetohet para dhe pas ndeshjes, ku do të keni mundësi të ndiqni analizën e specializuar, shoqëruar dhe nga prononcimet e protagonistëve të sfidës.

Ndeshja do të transmetohet në 20:45 në SS2 nën komentin e Ylli Agës dhe Erjon Xhafës, falas për të gjithë ata që kanë një abonim familjar aktiv.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?