Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marta Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me UDB-në
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Marta Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me UDB-në
AktualitetRajon

Marta Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me UDB-në

Published: March 26, 2026
Shpërndaje

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në fund të muajit të ardhshëm do të përballet me pyetjet e deputetëve evropianë lidhur me pretendimet për bashkëpunimin e saj me strukturat e sigurisë të ish-Jugosllavisë.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), në të cilën do të marrë pjesë komisionerja Kos është caktuar për 20 prill.

Partia Popullore Evropiane (EPP), si grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme dëgjimore. Megjithatë, siç i është thënë Radios Evropa e Lirë (REL), në vend të një seance të jashtëzakonshme do të mbahet një mbledhje e rregullt e Komisionit për Punë të Jashtme, e cila do ta zëvendësojë takimin e planifikuar më herët për 16 mars.

- Publicitet -

Ai takim, edhe pse ishte planifikuar javë më parë, u anulua nga Kos duke u thirrur në një agjendë të ngarkuar. Anulimi ndodhi menjëherë pasi dolën informacione të reja lidhur me biografinë e saj.

Komisionerja evropiane për Zgjerim nga Sllovenia është përballur me akuza se ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave, e njohur si UDB-a, pasi më 10 mars në ambientet e Parlamentit Evropian u promovua libri me titull “Komisionerja” i autorit slloven, Igor Omerza.

Në këtë libër paraqiten dokumente për të cilat autori pretendon se dëshmojnë se Marta Kos ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave.

Komisioni Evropian mohon që Kos të ketë bashkëpunuar me strukturat e sigurisë së ish-Jugosllavisë. Zyrtarët e KE-së i referohen një procesi të gjerë dhe të detajuar verifikimi gjatë nominimit të saj nga Sllovenia për postin e komisioneres.

“Parlamenti Evropian e miratoi emërimin e saj në të njëjtin proces si për të gjithë 27 komisionerët. Komisioni për Çështje Juridike i PE-së shqyrtoi deklaratën e saj të interesave dhe nuk konstatoi konflikt interesi. Komisioni Evropian nuk ka komente të mëtejshme”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, më 13 mars.

Drejtoria e Sigurimit të Shtetit (UDB) u formua në Jugosllavi menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946, ndërsa në vitin 1966 u riemërtua në Shërbimin e Sigurimit të Shtetit.

UDB-a ishte e njohur për rolin e saj në përndjekjen e kundërshtarëve politikë në Jugosllavi në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve të saj në dekadat që pasuan ishte e përqendruar në ndjekjen dhe veprimin kundër pjesëtarëve të diasporës që konsideroheshin kundërshtarë të interesave të Jugosllavisë.

Akuzat se Kos ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave u shfaqën për herë të parë në vitin 2024, gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e emërimit të saj si kandidate e Sllovenisë për komisionere evropiane.

Kos i mohon vazhdimisht këto akuza, ndërsa mbledhja e re e 20 prillit do të jetë mundësia e parë që ajo të shprehet pas fakteve të reja të publikuara në libër, të cilat kanë nxitur një valë të re akuzash.

REL

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    March 26, 2026 at 10:20 am

    Ne na intereson qendrimi meshirues i Kosit ndaj korrupsionit qeverritar te I DASHURI EDI,duke ja veshur vjedhjet stratosferike te qeverrise I DASHURI EDI,popullit shqiptar,qe ka mendesi korrupsioniste.
    Por kjo Agjente e UDB menjehere e adoptoi mesazhin e proklamates se perbashket Rama Vucic per tu futur nga oborri i pasme i BE,ne Tregun e BE,pa plotesuar kushtet e Drejtesise ,kushtet e korrupsionit,rruge,etj;Pa te Drejte Vote dhe pa te drejte Veto,duke kerkuar SHTIGJE TE TJERA PER PRANIMIN VENDEVE TE BALLKANIT PERENDIMOR.
    Sa di kjo,sa di kjoooo!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 26, 2026 at 11:05 am

    VO:
    -Nuk çiditem se edhe në SLLOVENI PASKA KAQE SHUMË AGJENT TË UDB që ditkan da herë M.Kos ka bideduar në TELEFON ME SËRBËT..
    Mendova se vetëm në Shqipëri ndodhet një AGJENT I SHIK 1967 ” penicilina ” DHE NGA 1979..I SHUMFISHT “BISTURIA”.!
    Mua më intereson se çi tha AJO GAZETARIT PËR SHQIPËRINË : “..SE ELEMINKMI KORRUPSIONI NUK VARET VETËM NGA LIGJE TË MIRA,POR EDHE NGA MËNDËSIA E POPULLIT NË RAPIRT ME FENKMENIN.”!
    PO PSE I DOGHI SALI/GAZIT:
    ..SI KUR AJO NUK DI SE SALIU KA 60 VILA DHE SKAPI NUK JA SEKUESTRON se ka FRIKË OSE KAN MË SHUMË DE AI,NDAJ 70 % I KAPI VETINGU..
    -PO ATA QË I SHKOJNË NGA PAS SI ZOK THIU NUK KAN VILA DGE DOLLARË..ÇU BËN 4 MILD.$ TË FIRMAVE RENTIERE,NAFTA,ARMËT,SKRAPI 540 ND/JEVE.?
    -NUK DI AJO SE SALIU VRAU NË GËRDEC,21 JANAR,TROPOJË,SHKODËR..MBI 20.000.?
    FLM DITA.

    Reply
  • info analitike says:
    March 26, 2026 at 8:09 pm

    U bë deti KOS!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?