Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Komisioni Europian dënon dhunën në protesta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Komisioni Europian dënon dhunën në protesta
AnalizaPolitike

Komisioni Europian dënon dhunën në protesta

Published: October 18, 2026
Shpërndaje

Komisioni Europian reagoi të dielën ndaj përshkallëzimit të dhunës gjatë protestave studentore dhe qytetare në Shqipëri, duke dënuar sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës, ndërsa u kërkoi autoriteteve të respektojnë parimin e proporcionalitetit në përdorimin e forcës.

“Dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private”, deklaroi Komisioni Europian.

Reagimi i Brukselit vjen në ditën e gjashtë të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qindra të lënduar dhe dëmtime të shumta materiale.

- Publicitet -

Komisioni theksoi se dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike, por paralajmëroi se reagimi i autoriteteve duhet të mbetet brenda kufijve të ligjit.

“Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe reagimi ndaj saj duhet të mbetet brenda ligjit dhe të jetë proporcional”, thuhet në deklaratë.

Brukseli kërkoi gjithashtu që personat përgjegjës për aktet e dhunës të mbajnë përgjegjësi përmes procedurave të rregullta ligjore.

Duke iu referuar raportimeve për ndërhyrjet policore gjatë protestave, Komisioni rikujtoi se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera europiane që duhet të respektohen.

“Mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare se e drejta për të protestuar do të mbrohet”, theksoi Komisioni.

BE e vendosi situatën edhe në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë, duke theksuar se pakënaqësitë qytetare duhet të trajtohen përmes dialogut.

“Në një vend kandidat, të angazhuar fort në procesin e anëtarësimit në BE dhe që po shënon përparim të rëndësishëm në këtë rrugë, pakënaqësitë duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore”, përfundon deklarata.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Bruno says:
    October 19, 2026 at 7:17 am

    Asnji perparim nuke ka ju vetem jeni manipuluar,ku i keni syte ju ne balle apo ne by… ,ose jeni te implikuar nga ky i degjeneruar.Ky eshte qenie e gjalle e ndyre,quhet edvin piskopati,ju te korruptuarit e be jeni shkaktaret e ktyre rreprezaljeve e dhunes ndaj vendit e studenteve.Beni thirrje ju ktije psikopati te japin doreheqjen,protestuesit nuke dorehiqen deri ne largaimin e ktije monster vrastare,Prandaje sa nuke eshte teper vone ju qe e keni joshe,duhet ta deyroni te japa doreheqjen,jeni bere pale me kyte te degjeneruar,kunder popullit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?