Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Komisioni i Ekonomisë gjen mangësi te projektligji i lojërave të fatit, kërkon rishikim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Komisioni i Ekonomisë gjen mangësi te projektligji i lojërave të fatit, kërkon rishikim
KronikeLajmi i fundit

Komisioni i Ekonomisë gjen mangësi te projektligji i lojërave të fatit, kërkon rishikim

Published: December 7, 2023
Shpërndaje

Shumica socialiste shqyrtoi në mungesë të opozitës sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave projektligjin e lojërave të fatit. Sipas deputetëve të komisionit, projektligji i më herët këtë vit nuk është në nivelet e duhura dhe ka shumë mangësi në disa fusha, si kontrolli i basteve online, monitorimi i platformave dhe menaxhimi i tyre nga shteti, jo nga sektori privat.

“Ligji i draftuar në krye të herës nuk është në nivelin e sfidës për ta menaxhuar tregun, prandaj duhet një ligj më i plotë. Duhet menjëherë të nisë puna që të jetë një ligj më i plotë, dhe duhet të bëhen më shumë ndryshime për të formalizuar tregun më mirë.” u shpreh kryetari i komisionit, Eduard Shalsi.

Deputetët kërkuan që procedura për licensimin për 10 vite të kalojë nëpër dy faza, duke përfshirë kritere pikëzimi dhe investimi. Një tjetër propozim i bërë nga komisioni është një sistem monitorimi për të shmangur manipulimin e platformave të bastave online.

- Publicitet -

“Rreziku më i madh vjen nga manipulimi i platformave dhe nga ndërhyrjet në koeficientët e lojrave. Duhet një sistem ku të lihet gjurmë për të gjitha transaksionet e bëra në kompanitë e lojrave të basteve sportive live. Sugjerohet që ky sistem të jetë i monitoruar në kohë reale në një platformë që do të sigurojë mosmanipulimin e tyre.”

Kazinotë online ishin një tjetër problem që komisioni kërkoi të përfshihen në projektligj.

“Kazinotë online nuk sigurojnë formalizimin e tregut dhe janë më së shumti në treg të zi, duke mos qenë konkurrente me kazinotë fizike dhe nuk sigurojnë financat për buxhetin e shtetit.” Deputeti socialist, Erion Braçe, propozoi që lojërat e fatit të jenë monopol i shtetit dhe jo i privatit, duke shprehur që ky projektligj nuk kontrollon tregun dhe i lë ato në dorën e krimit.

“Ajo që propozohet është ta hapim. Unë mendoj se kemi bërë shumë mirë që i mbyllëm bastet. Ajo që nuk kemi bërë mirë është lufta kundër aktivitetit në të gjithë vendin. Duke e mbyllur këtë lloj aktiviteti, i dhamë dorë jo vetëm krimit të organizuar, por edhe punonjësve të policisë. Kjo ka bërë që të mos luftohet aktiviteti në të zi.”

Bastet sportive online do të jenë të detyruara të kenë të regjistruar lojtarët e tyre, dhe të dhënat do të duhet të ruhen për të paktën tre vjet.

Këto baste, që specifikohen se do të jenë vetëm online, nuk do të kenë pika fizike, por faqe interneti, aplikacione dhe infrastruktura teknologjike e nevojshme që mundëson aktivitetin brenda kornizave të përcaktuara dhe që janë të monitorueshme.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi

Komentet e Fundit

  1. Rinia është e ardhmja on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Illi on Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  3. Km on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. 3D on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. 3D on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?